Kalendari i kësteve bazohet në datën e rezervuar të fluturimit:
Data e fluturimit: 0 - 30 ditë – pagesë me një këst
- Pagesë
me 1 këst. 100% e kostos totale mund të bëhet me kartë krediti ose transfertë
bankare brenda 24 orësh.
Data e fluturimit 31-60 ditë – pagesë me 2 këste
- Kësti i
parë është depozitë e parimbursueshme dhe duhet të mbulojë të paktën 30% të
kostos totale të rezervimit. Mund të zgjidhni të paguani menjëherë me kartë
krediti ose transfertë bankare 24 orë pas rezervimit fillestar.
- Kësti i dytë
duhet të mbulojë shumën e mbetur të papaguar, dhe duhet të bëhet ose me
kartë krediti, ose me transfertë brankare, të paktën 60 ditë para datës së
planifikuar të nisjes. Përndryshe, rezervimi do të fshihet automatikisht
dhe depozita nuk mund të rimbursohet.
Data e fluturimit 61 – e papërcaktuar – pagesë me 3 këste
- Kësti i parë
është depozitë e parimbursueshme dhe duhet të mbulojë të paktën 10% të
kostos totale të rezervimit. Mund të zgjidhni të paguani menjëherë me
kartë krediti ose transfertë bankare 24 orë pas rezervimit fillestar. Nëse
rezervimi kryhet më herët se 90 ditë para nisjes së planifikuar, pagesat
me transfertë bankare mund të bëhen brenda 7 ditësh pas rezervimit fillestar.
- Kësti i dytë
duhet të mbulojë të paktën 30% të kostos totale të rezervimit, të paktën
60 ditë para datës së planifikuar të nisjes. Përndryshe, rezervimi do të
fshihet automatikisht dhe depozita nuk mund të rimbursohet.
- Kësti i tretë
duhet të mbulojë shumën e mbetur të papaguar, dhe mund të bëhet ose me
kartë krediti, ose me transfertë bankare. Pagesat e këstit të tretë duhet
të bëhen plotësisht të paktën 30 ditë para orarit të planifikuar të nisjes
së fluturimit. Nëse pagesa e këstit të tretë nuk merret brenda afatit,
rezervimi do të anulohet.
Nëse kësti i dytë ose i tretë nuk paguhen të paktën 60 dhe 30 ditë përpara datës së nisjes së fluturimit të parë, rezervimi do të fshihet automatikisht dhe depozita nuk mund të rimbursohet.
Kini parasysh se çfarëdo ndryshimi mund të bëhet vetëm pasi rezervimi të jetë paguar në tërësi.