Informacioni dhe shërbimet

Ndryshimi i prenotimit tuaj

NDRYSHIM FLUTURIMI

Ndryshoni datën, orën ose itinerarin

NDRYSHIMI I PASAGJERIT

Modifikoni pasagjerët në rezervim
 

NDRYSHIMI I SHËRBIMIT

Ndryshoni ose blini shërbime shtesë edhe pasi keni kryer checkin-in në internet!

Accordions

Ndryshimet në prenotim duhet të përfundojnë deri në 3 orë para orës së planifikuar të nisjes së fluturimit. Vini re se ndryshimi do të konsiderohet i kryer pasi të jetë marrë pagesa (nëse vlen për rastin). Vini re se mund të kryhen vetëm pagesa me kartë krediti.

Mund të kryhen modifikimet e mëposhtme:

a. Në rast rezervimesh vetëm vajtje:

i. Data, ora dhe destinacioni i fluturimit të prenotuar mund të ndryshohet maksimumi 3 orë përpara orës së planifikuar të nisjes së fluturimit. (Ndryshimi duhet kryer jo më shumë se 3 orë përpara orës së planifikuar të nisjes së fluturimit.)

b. Në rast rezervimesh fluturimi vajtje-ardhje:

i. Nëse rezervimi përfshin një fluturim kthimi, destinacionet duhen ndryshuar në të dyja rastet, edhe për fluturimin fillestar, edhe për të kthimit. Aeroporti fillestar i fluturimit të parë nuk mund të jetë i ndryshëm nga aeroporti destinacion i fluturimit të kthimit, gjithashtu destinacioni i fluturimit të parë nuk mund të jetë i ndryshëm nga aeroporti fillestar i fluturimit të kthimit. (P.sh. Një prenotim për fluturimet Budapest – "Luton" i Londrës – Budapest mund të ndryshohet për fluturimet Varshavë – Barcelonë – Varshavë, por jo për fluturimet Budapest – "Luton" i Londrës – Varshavë.)

ii. Nëse fluturimi i parë është nisur tashmë, mund të ndryshohet vetëm data dhe ora e fluturimit të kthimit.

c. Procesi i modifikimit të rezervimeve me më shumë se një pasagjer (jo rezervime në grup, 2-10 persona)

  1. Për të ndryshuar fluturimin, identifikohuni në llogarinë e Wizz
  2. Zgjidhni rezervimin që dëshironi të modifikoni
  3. Zgjidhni pasagjerët për të cilët do të zbatohen ndryshimet (në rast se dëshironi të kryeni të njëjtin modifikim për të gjithë pasagjerët, mund të zgjidhni të gjithë pasagjerët në të njëjtin proces)
  4. Jepni detajet (datën, orën dhe itinerarin) e fluturimeve të reja për të cilat dëshironi të ndryshoni fluturimet fillestare.
  5. Konfirmoni ndryshimin dhe shlyeni pagesën për diferencën e biletës dhe tarifave të ndryshimit të fluturimit nëse ka
  6. Vini re se në rast se rezervimi fillestar ishte paguar tërësisht apo pjesërisht me kupon të WIZZ, modifikimet mund të kryhen vetëm për të gjithë pasagjerët dhe për të gjitha fluturimet njëherësh.

Pagesat e aplikueshme në rast ndryshimi të fluturimit

1. Diferenca e tarifës:është diferenca midis çmimit të biletës fillestare dhe të fluturimit të ri të zgjedhur (duke përfshirë të gjitha llojet e biletave, si p.sh. Basic, WIZZ GO dhe WIZZ Plus)

  • Nëse çmimi i biletës së fluturimit të ri është më i lartë se i fillestarit, duhet paguar diferenca në çmim;
  • Nëse çmimet e reja të biletave janë më të ulëta se fillestaret, pasagjerët nuk paguajnë tarifa shtesë, por diferenca në çmimin e biletave nuk rimbursohet;
  • Nëse çmimet e fluturimit të ri dhe të fillestarit janë njësoj, pasagjeri nuk paguan diferencë bilete;

2. Tarifa për ndryshimin e fluturimit

Tarifa për ndryshimin e fluturimit është në varësi të ditëve të mbetura deri në nisje dhe tarifohet për pasagjer për fluturim së bashku me diferencën mes tarifave si më poshtë.

  • Më shumë se 30 ditë të ngelura: 40 € për pasagjer për fluturim
  • Nga 7 - 30 ditë të ngelura: 45 € për pasagjer për fluturim
  • Brenda 7 ditëve të ngelura: 50 € për pasagjer për fluturim

Ata pasagjerë që kanë blerë WIZZ Flex gjatë rezervimit të fluturimit të tyre të parë, nuk do të kenë nevojë të paguajnë tarifën e ndryshimit të fluturimit.

3.Rikuperimi i përfitimeve të WIZZ Discount Club

Shuma për t'u paguar përbëhet nga diferencat mes çmimit normal të biletës së WIZZ Discount Club dhe tarifës normale te bagazheve të WIZZ Discount Club. Kjo tarifë vlen për pasagjerët që nuk udhëtojnë me një anëtar të WIZZ Discount Club pas ndryshimit të fluturimit, ndaj ata do të humbasin përfitimet e WIZZ Discount Club.

  • Pas ndryshimit të fluturimit, pasagjerët duhet të sigurohen që të kryejnë checkin-in për fluturimin e ri dhe të kenë kartën e re të imbarkimit.
  • Shërbimet e blera nga palë të treta gjatë rezervimit të fluturimit fillestar (p.sh. sigurime, transport në aeroport) nuk ndryshohen automatikisht gjatë procesit të ndryshimit të fluturimit. Për t'i ndryshuar këto shërbime, kontaktoni drejtpërdrejt me operatorin që ofron shërbimet në fjalë.

Vini re se nëse kërkohet ndryshim fluturimi përmes Qendrës Telefonike të Wizz Air,, një Tarifë e Transaksionit të Qendrës së Thirrjevedo të paguhet.

Një prenotimi ekzistues nuk mund t'i shtohen pasagjerë të tjerë të rritur. Në raste të tilla duhet krijuar një prenotim i ri.

Është e mundur të shtohet një foshnjë ose një fëmijë në një rezervim tashmë ekzistues vetëm përmes Qendrës Telefonike të Wizz Air . Në këtë rast, Transaksioni në Qendrën Telefonikenuk do të tarifohet.