Pyetjet më të shpeshta
Pyetjet më të shpeshta
Aplikacioni i Wizz Air është FALAS!
Aplikacioni ofrohet në pajisje celulare me "Android 4.4" e lart, dhe në "iPhone" me "iOS 9.3" e lart.
Me këtë aplikacion falas mund të aksesoni funksionet e mëposhtme:
- Të prenotoni fluturime me Wizz AirTë shqyrtoni fluturimet tuaja ekzistueseTë kontrolloni oraret e fluturimeveTë shtoni shërbime në prenotimet ekzistueseTë kryeni ndryshime në prenotimet ekzistueseTë kryeni checkin-inTë shkarkoni kartën e imbarkimit për celular nëse pranohet në aeroportin e nisjesInformacion për statusin e fluturimit
- Njoftime automatike rreth informacionit të fluturimit dhe promocioneve më të fundit
Kur klikoni te lidhja “Harrova fjalëkalimin”, në ekranin e identifikimit në aplikacion, ju do të gjeni një shpjegim se si ta rivendosni atë.
Mënyra më e thjeshtë për t’u bërë anëtar i WIZZ Discount Club është të filloni rezervimin e fluturimit tuaj përmes aplikacionit për celular. Menjëherë pas zgjedhjes së fluturimit tuaj, do të shfaqet një dritare që do t’ju pyesë nëse doni të bëheni pjesë e WIZZ Discount Club. Ndiqni këta hapa të thjeshtë për të siguruar rezervimin e fluturimit dhe anëtarësimin në klub.
Vini re se nuk mund të bëheni anëtar i WIZZ Discount Club pa blerë një fluturim. Për më shumë informacion rreth anëtarëve të WIZZ Discount Club, vizitoni wizzair.com.
Po, mund ta kryeni checkin-in duke përdorur aplikacionin. Nëse e kryeni checkin-in me aplikacionin, keni opsionet e mëposhtme për të marrë kartën tuaj të imbarkimit:
- Në rast se karta e imbarkimit për celular pranohet në aeroport, mund të përdorni atë në aplikacion
- Nëse përdorni sistemin operativ iOS, ju mund ta ruani gjithashtu kartën e imbarkimit në Wallet*
Në rast se preferoni kartën normale të imbarkimit, mund ta printoni atë nga wizzair.com.
Është përgjegjësia juaj që të siguroheni që keni një kartë imbarkimi të përdorshme, qoftë kur është ajo në aplikacion, e ruajtur në Wallet, ose e printuar.
Disa aeroporte në rrjetin e Wizz Air nuk i mbështesin ende kartat e imbarkimit për celular. Në këto raste, kur kryeni checkin-in duke përdorur aplikacionin, nuk do të krijohet kartë imbarkimi për celular. Ju lutemi vizitoni wizzair.com, gjeni rezervimin tuaj dhe printoni kartën e imbarkimit.
Po ju mund të shtoni me lehtësi Imbarkim prioritar, bagazh, pajisje sportive, WIZZ Flex, sigurim udhëtimi, checkin në aeroport, Konfirmim me SMS dhe të zgjidhni ose të ndryshoni ndenjësen gjatë procesit të rezervimit.
Ju mund t’i shtoni gjithashtu këto shërbime në rezervimet ekzistuese përmes funksionit “Shto shërbime”.
Po, ju mund të përdorni aplikacionin për të blerë bagazhe të regjistruara dhe opsionet e checkin-it gjatë procesit të rezervimit.
Ju mund t’i shtoni gjithashtu këto shërbime në rezervimet ekzistuese përmes funksionit “Shto shërbime”.
Po, duke regjistruar kodin e konfirmimit të rezervimit, mund të shtoni opsione prioriteti dhe komoditeti, bagazhe dhe checkin në aeroport në të gjitha rezervimet tuaja ekzistuese. Ju mund t’i shtoni këto opsione edhe nëse nuk e keni bërë personalisht rezervimin fillestar. Mund të shtohen shërbime vetëm te një rezervim edhe nëse ka disa pasagjerë me të njëjtin kod konfirmimi.
Gëzoni të drejtën e sa më poshtë:
- Të ndryshoni datën, orën dhe itinerarin e fluturimit deri në 3 orë përpara kohës së nisjes të fluturimit në fjalë. Vini re se do t'ju duhet të paguani një tarifë shtesë për ndryshimin e fluturimit dhe diferencën midis çmimeve të biletave, nëse ka.
- Të ndryshoni emrin. Vini re se do t'ju duhet të paguani një tarifë shtesë për ndryshimin e emrit.
- Të anuloni fluturimin. Vini re se do të ridrejtoheni në faqen e internetit dhe se do të ketë tarifa anulimi
Aplikacioni ofrohet në gjuhët e mëposhtme: bullgarisht, boshnjakisht, holandisht, gjermanisht, anglisht, frëngjisht, hungarisht, italisht, lituanisht, sllavomaqedonisht, norvegjisht, polonisht, rumanisht, serbisht, spanjisht, suedisht, rusisht dhe ukrainisht.
Gjuhën mund ta ndryshon te menyja brenda Cilësimeve.
Për prenotimin mund të paguani me kartë krediti (Visa, Mastercard, Maestro, UATP), me kupon WIZZ Gift, duke përdorur balancën e llogarisë suaj të WIZZ ose përmes transfertës bankare.
Ju mund të përdorni një kupon dhuratë WIZZ si mënyrë pagese për rezervimin e fluturimit tuaj në aplikacion duke zgjedhur opsionin e kuponit në ekranin e pagesës.
Aktualisht nuk mund të blini kuponë të rinj dhuratë brenda aplikacionit.
Po, nëse jeni zotërues i Privilege Pass dhe jeni i identifikuar, ju do të jeni në gjendje të përfitoni nga avantazhet e Privilege Pass gjatë rezervimit tuaj.
Aktualisht nuk mund të blini Privilege Pass të ri gjatë rezervimit tuaj brenda aplikacionit.