Informacioni dhe shërbimet

WIZZ për familjet

Accordions

Mund të përfitoni kursime të mëdha si familje me një anëtarësi në WIZZ Discount Club. Duke blerë anëtarësim Grup, mund të përfitojnë deri në 5 persona nga skontot e mëdha. Kur rezervoni vetëm një udhëtim për familjen tuaj me një anëtarësi Club, njëherësh do të keni kursyer më shumë se sa koston e tarifës së anëtarësimit vjetor.

Nëse udhëtoni me një fëmijë nën 2 vjeç, mund të jeni mes të parëve që imbarkojnë në avion, pasi i ofrojmë familjes suajPriority Boarding (maksimumi 2 të rritur dhe pa kufizim në numrin e fëmijëve në të njëjtin rezervim me foshnjën). Udhëtimi me një foshnjë, i jep rezervimit tuaj të drejtën të ketë me vete dhe një artikull personal shtesë në bord, si p.sh. laptop apo çantë dore.

Duke qenë se foshnjat duhet të ulen në prehrin e një të rrituri në avion, çdo foshnjë në bord duhet të jetë e shoqëruar nga një i rritur. Për më tej, çdo foshnjë që udhëton në një grup që gëzon Priority Boarding jep të drejtën e imbarkimit paraprak për 2 të rritur në atë rezervim. Kjo do të thotë se një familje me 2 foshnja në rezervimin e tyre mund të ketë deri në 4 të rritur në grupin e tyre Priority Boarding e kështu me radhë. Ky raport prej 1 foshnjë/2 të rritur që udhëtojnë së bashku në një rezervim, kufizohet vetëm nga numri i fëmijëve në 2 vjeç që lejohen në avion.

Merrni një makinë me qira me tarifa fantastike për të lëvizur në destinacionin tuaj me lehtësi!

  • zgjidhni më të mirën mes qindra ofertash nga kompanitë e makinave me qira
  • përfitoni 5% zbritje me kredit WIZZ kur rezervoni përmes nesh
  • sigurohuni që të rezervoni përmes sajtit tonë dhe që të identifikoheni me llogarinë tuaj WIZZ