1. Përkufizime
Ofruesi i shërbimit të makinave me qira i referohet partnerit të bashkëpunimit të Wizz Air përmes së cilit mund të rezervoni makina me qira. Numri i llogarisë i referohet numrit me 10 shifra që keni marrë kur jeni regjistruar në wizzair.com. Numri i llogarisë gjendet te Profili pasi jeni identifikuar në myWizz. Llogaria Wizz i referohet llogarisë së kreditit që keni krijuar kur jeni regjistruar te profili myWizz në wizzair.com. Wizz Air i referohet Wizz Air Hungary Ltd. me seli të regjistruar në Laurus offices, Koer Street 2/a, Building B, H-1103 Budapest, Hungari.
2. Promocion
Wizz Air do të kreditojë llogarinë tuaj me vlerën 5% të çmimit total të makinës me qira (“Credit”).
2.1. Vlera gjithsej e rezervimit është shuma e rezervimit të makinës me qira në faqen e ofruesit të shërbimit të makinave me qira, pa përfshirë taksat e vlerës së shtuar, taksat e qytetit, produktin e Mbrojtjes së Plotë ose çfarëdo produkti tjetër të blerë lokalisht.
2.2. Nëse vendosni një numër llogarie të gabuar, ose nëse harroni të vendosni numrin e llogarisë kur rezervoni makinën me qira te mikrositi i makinave me qira ose nëpërmjet shtegut Wizz Air Booking, do të keni të drejtën të merrni Kredit.
2.3. Krediti do të jepet pasi të bëni rezervimin e makinës me qira.
2.4. Ne do të bëjmë përpjekje të arsyeshme për të dhënë Kreditin brenda 7 ditëve të para të muajit pas rezervimit të makinës me qira.
2.5. Krediti mund të përdoret për 6 muaj, dhe pas kësaj periudhe do të skadojë automatikisht.
2.6. Krediti llogaritet dhe jepet në Euro. Nëse llogaria juaj Wizz është në një valutë tjetër, ne do të përdorim një kurs këmbimi të jashtëm nga ofruesi i shërbimit të makinave me qira për ta konvertuar shumën në valutën tuaj. Mjeti i përdorur për kursin e këmbimit është Bloomberg. Llogaritja kryhet në kohën kur bëhet dhe konfirmohet rezervimi.
3 Mbrojtja e të dhënave
Duke paraqitur numrin tuaj të llogarisë ndërsa rezervoni makinën me qira, ju pranoni se Wizz Air do të marrë informacionet tuaja për rezervimin e makinës me qira së bashku me numrin tuaj të llogarisë. Kjo leje bën të mundur komunikimet e mëvonshme nga Wizz Air për të mundësuar këtë promocion, duke përfshirë verifikimin e pranueshmërisë dhe dhënien e Kreditit për ju nëse i plotësoni kushtet, në përputhje me këto rregulla dhe kushte. Politika e Wizz Air për privatësinë zbatohet për përpunimin e të dhënave tuaja personale nga Wizz Air: https://wizzair.com/en-GB/privacy_policy.
4. Rregullat e përgjithshme
4.1. Krediti i Wizz Air nuk është i transferueshëm, dhe nuk mund të tërhiqet nga zotëruesi i kreditit të Wizz Air
4.2. Wizz Air nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi që lidhet me paraqitjen me vonesë të kërkesave ose për hubmjen e tyre për shkak të problemeve teknike me lidhjen e internetit. Dokumentet që janë në dërgim e sipër, ose fatura, nuk konsiderohen dokumente pranimi.
4.3. Wizz Air ushtron të drejtën që me vendimin e tij, të tërheqë, shkurtojë, zgjatë, lëvizë, ndryshojë ose anulojë këtë promocion në çdo kohë pa njoftim paraprak.
4.4. Pjesëmarrja në këtë promocion përfshin pranimin e plotë, të pakufizuar dhe pa rezerva të këtyre rregullave
4.5. Përdorimi i të dhënave të rreme do të rezultojë në mospranim të paraqitjes.