Informacioni dhe shërbimet

KARTAT E KREDITIT

Visa, Visa Electron, MasterCard, Maestro, Bancontact, UATP

TRANSFERTA BANKARE

brenda një dite bankare nga rezervimi

ME PARA NË DORË

në sportelin e shitjeve në aeroport dhe agjentët e udhëtimeve

Finalizojeni rezervimin me pagesën me iDeal! iDeal payment

 

Nëse keni adresë faturimi në Holandë, mund t'i paguani prenotimet në monedhë EUR me iDeal.

Ndiqni këta hapa:

  1. Në faqen e pagesës zgjidhni opsionin e pagesës me iDeal
  2. Kontrolloni çmimin përfundimtar të rezervimit dhe zgjidhni bankën tuaj nga lista zbritëse
  3. Klikoni “paguaj dhe rezervo tani”
  4. Ju do të drejtoheni te faqja e pagesës me iDeal, ku duhet të identifikoheni në llogarinë tuaj bankare
  5. Pas pagesës, do të ktheheni te faqja e konfirmimit në wizzair.com

Këtumund të gjeni listën më të fundit të bankave pjesëmarrëse dhe më shumë informacion rreth pagesave me iDeal.

 

Pyetjet më të shpeshta

Kur paguani me kartë krediti/debiti, ngarkohet një faqe konfirmimi kur kryeni procesin e rezervimit. Do t’ju dërgohet me email një kopje e itinerarit tuaj.

Nëse nuk keni marrë emailin e konfirmimit (itinerarin) ju lutemi kontrolloni cilësimet e filtrit të emailit dhe çdo dosje emaili që mban emailet e filtruara. Përmbledhja e fluturimit tuaj do të përfshijë kodin e konfirmimit, datat, tarifën totale të fluturimit dhe çdo detaj tjetër të nevojshëm. Ky informacion mund të aksesohet përmes profilit të llogarisë së Wizz Air te "Të gjitha fluturimet e ardhshme".