Ne nuk e mbështesim këtë version të shfletuesit tuaj!
Këtë faqe po e shikoni pasi kemi pikasur një shfletues të vjetër ose të pambështetur interneti. Për të vijuar shfletimin në wizzair.com dhe për të pasur një përdorim optimal gjatë shfletimit, ju rekomandojmë të përditësoni shfletuesin e internetit.
Shërbimi i Ngrirjes së tarifës së fluturimit është i disponueshëm në internet në wizzair.com dhe në aplikacionin për celular gjatë rezervimit dhe ju jep mundësinë të ruani një tarifë të përzgjedhur fluturimi për një periudhë prej 48 orësh për një tarifë.
Ju mund ta finalizoni rezervimin tuaj në internet në wizzair.com ose në aplikacionin për celular brenda 48 orësh nga ngrirja e tarifës së fluturimit, duke shtuar të gjithë emrat e pasagjerëve dhe duke paguar shumën e mbetur.
Ju mund të paguani për rezervimin tuaj me kartë krediti dhe/ose duke përdorur kreditin nga llogaria juaj e WIZZ.
Jo, shërbimi i Ngrirjes së tarifës së fluturimit nuk mund të përdoret së bashku me çmimet promocionale ose oferta speciale.
Po, tarifa e Ngrirjes së tarifës së fluturimit rimbursohet në rast se fluturimi juaj anulohet nga Wizz Air.
Nëse orari i fluturimit që zgjodhët dhe për të cilin siguruat tarifën e fluturimit ndryshon brenda periudhës së ruajtjes së ngrirjes së tarifës së fluturimit, ju mund të pranoni këtë ndryshim dhe mund të vazhdoni rezervimin me tarifën e siguruar të fluturimit, ose mund të kërkoni rimbursim të tarifës për Ngrirjen e tarifës së fluturimit në internet.
Ngrirja e tarifës së fluturimit është e disponueshme për rezervimet që kryhen më shumë se shtatë ditë përpara datës së nisjes. Nëse zgjidhni fluturim vajtje-ardhje, shërbimi është i disponueshëm për rezervime më shumë se shtatë ditë përpara datës së fluturimit të parë.