Kushtet e promocionit të Wizz Air
dhe të Booking.com
1. Përkufizimet
Ofruesi i shërbimit
të hotelit në vijim i referohet partnerit të bashkëpunimit të Wizz Air përmes të
cilit mund të prenotoni akomodimet.
Numri i llogarisë së
WIZZ është numri 10-shifror që merret pas regjistrimit në wizzair.com. Numri
i llogarisë shfaqet te Profili pas identifikimit në myWizz.
Llogaria e WIZZ është llogaria e
kreditit e krijuar me regjistrimin në wizzair.com ose aplikacionin për celularë
të WIZZ.
Wizz Air është "Wizz Air
Hungary Ltd." me seli të regjistruar në adresën: Laurus offices, Koer
Street 2/a, Building B, H-1103 Budapest, Hungari
2. Promocioni
Nëse
rezervoni një akomodim në një faqe interneti të ofruesit të shërbimit të
hotelit dhe vendosni numrin 10-shifror të llogarisë së WIZZ kur kryeni
prenotimin në hotel, Wizz Air do t'ju kreditojë llogarinë WIZZ me vlerë 5%* të
vlerës gjithsej të prenotimit tuaj të hotelit (në vijim "krediti").
2.1. Vlera gjithsej e prenotimit është shuma e prenotimit të akomodimit të
kryer në faqen e internetit të ofruesit të shërbimit të hotelit, duke
përjashtuar tatimet mbi vlerën e shtuar dhe taksat e qytetit.
2.2. Nëse vendosni një numër të pasaktë llogarie të WIZZ ose nëse nuk e
vendosni numrin e llogarisë së WIZZ kur prenotoni hotelin në faqen e internetit
të ofruesit të shërbimit të hotelit, nuk do të keni të drejtën të përfitoni kredit.
2.3. Krediti do të jepet pasi të përfundoni qëndrimin tuaj në hotel.
2.4. Ne do të bëjmë përpjekje të arsyeshme për ta lëshuar kreditin brenda 90
ditëve nga qëndrimi juaj në hotelin ku keni kryer prenotimin. Lëshimi i
kreditit varet gjithnjë nga konfirmimi na ana e hotelit për faktin se e keni
përfunduar me sukses qëndrimin në hotel. Për shkak të dallimeve në politikat e
hotelit, ne mund ta marrim konfirmimin në periudha të ndryshme kohore në varësi
të hotelit.
2.5 Nëse e anuloni rezervimin e akomodimit, nuk do të keni më të drejtën ta
përfitoni kreditin.
2.6 Nëse rezervimi juaj origjinal anulohet nga ofruesi i akomodimit për shkak
të ndonjë pagese të pakryer/vonuar apo çfarëdo problemi tjetër që nuk është
përgjegjësi e ofruesit të akomodimit (nuk është pjesë e detyrimeve të ofruesit
të hotelit), nuk do të keni të drejtën ta përfitoni kreditin.
2.7. Krediti mund të përdoret për 6 muaj, pas të cilëve do të skadojë
automatikisht.
2.8. Krediti llogaritet dhe jepet në euro. Nëse llogaria juaj e WIZZ është në
monedhë tjetër, ne do të përdorim kursin tonë të brendshëm të këmbimit për ta
konvertuar shumën në monedhën e llogarisë suaj të WIZZ. Instrumenti i përdorur
i konvertimit të monedhës është Forex. Llogaritja kryhet në momentin mes
qëndrimit tuaj aktual në hotel dhe kohës që krediti shfaqet në llogarinë tuaj
të WIZZ.
3. Mbrojtja e të dhënave
Me paraqitjen e numrit të llogarisë së WIZZ gjatë rezervimit të një
dhome hoteli, ju bini dakord që Wizz Air të marrë informacionin e dhomës suaj
të hotelit së bashku me numrin tuaj të llogarisë së WIZZ. Ky autorizim mundëson
komunikimet e mëtejshme nga Wizz Air me qëllim zbatimin e promocionit aktual,
duke përfshirë verifikimin e të drejtës suaj dhe lëshimin e krediteve drejt
jush nëse plotësoni kushtet, në përputhje dhe sipas këtyre kushteve të
përgjithshme. Për përpunimin e të dhënave tuaja personale nga Wizz Air zbatohet
deklarata e privatësisë e Wizz Air: Deklarata e privatësisë.
4. Rregulla të përgjithshme
4.1. Krediti i Wizz Air është i patransferueshëm dhe nuk mund të tërhiqet nga zotëruesi i kreditit të Wizz Air.
4.2. Për përdorimin e kreditit, zbatohen kushtet e përgjithshme të llogarisë së WIZZ.
4.3. Wizz Air nuk merr përsipër përgjegjësinë në rast dorëzimi me vonesë të
kërkesave ose për humbjen e tyre për shkak të problemeve teknike me lidhjen me
internetin. Dokumentet pas dërgimit, fatura nuk është dokument pranimi.
4.4. Wizz Air rezervon të drejtën e tërheqjes, shkurtimit, zgjatjes,
lëvizjes, ndryshimit ose anulimit të këtij promocioni në çdo moment pa dhënë
njoftim dhe sipas gjykimit të vet.
4.5. Pjesëmarrja në këtë promocion nënkupton pranimin e plotë, të pakufizuar
dhe pa rezerva të këtyre rregulloreve.
4.6. Përdorimi i të dhënave të rreme do të rezultojë në mospranim të
pjesëmarrjes.
4.7. Ky promocion përfundon më 31 dhjetor 2023, nëse nuk anulohet më herët.
*
Prenotimet e hotelit të kryera përpara 11 prillit 2019 kanë të drejtën e një
krediti prej 10%
Tetor
2019