Flexible Travel Partner
FLEXIBLE
Shtoni deri në 9 pasagjerë pa dhënë emrat në rezervim.
DERI NË 3 DITË PËRPARA NISJES
Shtoni deri në 9 pasagjerë pa dhënë emrat në rezervim.
Ky shërbim është i padisponueshëm për rezervimet në grup dhe në rastin e foshnjave ose pasagjerëve që kërkojnë asistencë të veçantë. Nëse udhëtoni me një foshnjë, duhet të jepni emrin e foshnjës gjatë kryerjes së rezervimit.
Ky shërbim është i disponueshëm vetëm përpara përfundimit të rezervimit. Pasi të keni përfunduar rezervimin dhe dëshironi të ndryshoni emrat e shoqëruesve në udhëtim, ju nuk mund të zgjidhni shërbimin Flexible Travel Partner, por duhet të jepni emrat e shoqëruesve të rinj në udhëtim dhe të paguani tarifën përkatëse për ndryshimin e emrit.
Jo, të paktën një emër duhet të shënohet në rezervim.
Jo, të gjithë emrat duhet të finalizohen që të jeni në gjendje të kryeni checkin-in për atë fluturim.
Checkin-i duhet të kryhet më së voni 3 orë përpara orarit të programuar të nisjes.
Nëse nuk janë dhënë të gjithë emrat e partnerëve fleksibël të udhëtimit deri në checkin-in në internet, ne do ta konsiderojmë si anulim të rezervimit prej jush për partnerin fleksibël të udhëtimit emri i të cilit nuk është dhënë dhe do të aplikojmë Kushtet e përgjithshme të transportit.
Nëse keni zgjedhur Tarifën e fluturimit Plus dhe dëshironi të kryeni checkin-in në aeroport, ju duhet të jepni emrat e partnerit fleksibël të udhëtimit në internet duke hapur rezervimin jo më vonë se tri orë përpara orarit të programuar të nisjes. Nëse nuk plotësoni në kohë emrat që mungojnë, do të trajtohet si anulim i rezervimit prej jush.
Për shembull, nëse keni kryer rezervim për pesë persona, dhe jepni dy emra gjatë rezervimit dhe shtoni tre partnerë fleksibël udhëtimi, dhe nuk jepni emrin e një prej partnerëve fleksibël të udhëtimit brenda aftit të caktuar, ne do ta trajtojmë sikur ju keni anuluar rezervimin për një pasagjer dhe do të veprojmë sipas Kushteve të përgjithshme të transportit.
Ju mund të paguani rezervimin tuaj me kartë krediti ose duke përdorur kreditin në llogarinë tuaj të WIZZ. Transferta bankare nuk është e disponueshme për të paguar për rezervime me partnerë fleksibël udhëtimi.
Pasi të jenë plotësuar emrat e partnerit fleksibël të udhëtimit, ju mund t’i ndryshoni ato vetëm duke përdorur tarifën e ndryshimit të emrit.
Po, ju mund të kryeni checkin-in në aeroport, por vetëm nëse keni dhënë emrat e partnerit fleksibël të udhëtimit në internet më së fundi 3 orë përpara orarit të programuar të nisjes së fluturimit tuaj.
Ndryshe, ne do ta trajtojmë si të anuluar prej jush rezervimin e Flexible Travel Partner emri i të cilit nuk është dhënë.
Nëse nuk jepni emrin brenda afatit të caktuar, ne e trajtojmë rezervimin e partnerit tuaj, emri i të cilit nuk është dhënë sikur ta keni anuluar rezervimin e tij dhe do të veprojmë sipas Kushteve të përgjithshme të transportit. Nëse paraqiteni në aeroport me partnerin tuaj të udhëtimit, emri i të cilit nuk është dhënë, ai nuk do të lejohet të udhëtojë.
Shërbimi i checkin-it në aeroport nuk është i disponueshëm nëse rezervimi përfshin shërbimin Flexible Travel Partner, përveçse nëse keni zgjedhur Tarifën e fluturimit Plus.
Vini re se edhe nëse keni zgjedhur Tarifën e fluturimit Plus dhe dëshironi të kryeni checkin-in në aeroport, duhet të jepni emrat e partnerit fleksibël të udhëtimit në internet jo më vonë se 3 orë përpara orarit të programuar të nisjes së fluturimit tuaj.