Histori e shkurtër, por e pasur
Plani për të themeluar Wizz Air filloi në qershor 2003 kur gjashtë vetë me një gamë të gjerë përvoje me linjat ajrore dhe rezyme arritjesh të suksesshme u bashkuan me József Váradi, Drejtorin Ekzekutiv të Kompanisë. Brenda vetëm tre muajsh, Wizz Air u regjistrua si kompani gati për fluturim.
Fluturimi i parë u ngrit në datë 19 maj 2004 nga Katowice. Sot Wizz Air ofron mbi 600 itinerare nga 25 baza në rajon: Vjena
në Austri; Tuzla në Bosnjë-Hercegovinë; Sofja dhe Varna në Bullgari;
Kutaisi në Gjeorgji; Budapesti dhe Debreceni në Hungari; Riga në Letoni; Vilniusi
në Lituani; Shkupi në Maqedoninë e Veriut; Kishinau në Moldavi; Katovica, Varshava,
Gdansku, Poznani dhe Vroklava në Poloni; Bukureshti, Çuj-Napoka, Krajova, Iashi,
Sibiu dhe Timishoara në Rumani; Beogradi në Serbi; Luton i Londrës në Britani; Kievi në Ukrainë.
Pas një dekade me rritje të qëndrueshme për t’u bërë linja më e madhe low-cost në Evropën Qendrore dhe Lindore, Wizz Air bëri me sukses një ofertë fillestare publike në 25 shkurt 2015, dhe u pranua në Bursën e Londrës. Kompania tani është e listuar në LSE me kodin WIZZ dhe punëson mbi 3000 vetë.
Në 11-vjetorin në maj 2015, WIZZ prezantoi një rinovim të plotë të markës dhe avionë të rinj të gatshëm për t’iu përgjigjur kërkesave në rritje të udhëtarëve, duke zënë vend mes linjave kryesore ajrore të Evropës. WIZZ mori një pamje dhe ndjesi të re, më të gjallë e më të sofistikuar. Disa prej nismave të prezantuara me nismën e rinovimit të markës mes shumë të tjerash ishin caktimi i ndenjëseve, imbarkimi prioritar, sistemi i përmirësuar i tarifave të fluturimit.
Wizz Air është vlerësuar si "2016 Value Airline of the Year" nga "Air Transport World", një revistë lider në industrinë e fluturimit.
Sa për renditjen ngaAirlineratingsWizz Air është linja më e mirë ajrore ekonomike në Evropë për 2020!
Shërbimi i ofruar
Wizz Air është linjë ajrore e orientuar drejt vlerave që fokusohet tek inovacioni gjatë të gjithë udhëtimit të klientit. Qëllimi ynë është ta bëjmë të përballueshëm fluturimin për qytetarët e EJL-së, si edhe të ofrojmë një përvojë të re udhëtimi për të gjithë udhëtarët në BE.
Përdoret teknologjia më e fundit për të siguruar që përvoja me Wizz Air të jetë e jashtëzakonshme si për kushtet e shërbimit ashtu edhe për vlerën e parave. Ne ofrojmë një model të thjeshtë shërbimi: udhëtim pa biletë të shtypur, aeroporte dytësore me efikasitet në kosto dhe kohë, konfigurim ndenjësesh lëkure me vetëm një klas dhe përkujdesje sipas kërkesës për një kosto shtesë.
Avionët tanë të rinj të teknologjisë më të mirë në kategori, mirëmbahen nga disa prej kompanive me më shumë reputacion, siç është Lufthansa Technik. Kjo i jep mundësinë kompanisë të arrijë një standard gjithnjë e më të lartë shërbimi për udhëtarët.
Aeroportet dhe rrjeti
Wizz Air kërkon vazhdimisht mundësi për të zgjeruar rrjetin e destinacioneve dhe për të ofruar transport ajror low-cost. Ne jemi të përkushtuar që të arrijmë bazën me kosto më të ulët në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe zgjedhja e aeroporteve ka një ndikim të rëndësishëm. Kjo është arsyeja pse fluturojmë në një miks aeroportesh parësore, dytësore dhe rajonale, duke ofruar shërbim miqësor dhe të shpejtë për klientët për kosto të ulëta, që reflektohen në tarifat e fluturimit të WIZZ. Ne jemi në negociata të vazhdueshme për të krijuar një rrjet operacionesh në më shumë aeroporte.
Personeli
Ne besojmë se personeli ynë është ai që sjell të gjithë ndryshimin. Ekipi ynë, në bord edhe në terren, kanë të njëjtin pasion të përbashkët: pasionin për biznesin e aviacionit. Ekipi i WIZZ beson në standardet e larta etike që udhëhiqen nga një mënyrë veprimi e shkëlqyer e punës në ekip. Linja jonë ajrore përfshin personel të dedikuar nga vende të ndryshme në mbarë Evropën. Falë ekipit tonë menaxhues shumë të përkushtuar, profesional dhe multi-kulturor, lidershipi dhe motivimi janë forca drejtuese dhe një faktor kyç suksesi në mënyrën se si WIZZ bën biznes.
Flota e Wizz Air
Wizz Air ka një flotë të re avionësh Airbus nga familja A320 duke përfshirë A320s dhe një A321ceo. Wizz Air mori në dorëzim avionin e parë A321ceo në nëntor 2015 dhe do të marrë edhe 20 të tjerë gjatë vitit 2018.
Wizz Air ka një porosi me Airbus për 110 avionë të teknologjisë së re A321neo me sisteme dhe motorë të avancuar që do të reduktojnë edhe më tej bazën e kostos së Wizz Air si edhe gjurmën e karbonit të kompanisë. Të gjitha dorëzimet e reja janë të pajisura me pajisje wingtip Sharklet.
Kompanitë e Grupit të Wizz
Air
- Wizz Air Hungary Ltd. (selia e regjistruar: no. 6, Lechner Ödön fasor, Budapest, HU-1095,
Hungary; numri i regjistrimit:
01-10-140174).
- Wizz Air Holdings Plc. (selia e regjistruar: 44 Esplanade, Saint
Helier, Jersey JE4 9WG, numri i regjistrimit: 103356).
- Wizz Air UK Ltd. (selia e regjistruar: Percival House 134 Percival Way, London Luton
Airport Roundabout, Luton, United Kingdom LU2 9NU; numri i regjistrimit: 10982241).
- Wizz Air
Malta Limited (selia e regjistruar: Skyparks Business Centre, Level 2, Malta
International Airport, Luqa LQA 4000, Malta; numri i regjistrimit: C 102218).
- Wizz Air Abu
Dhabi L.L.C. (selia e regjistruar: Business Park 01, Plot P6, Office number 208,
Abu Dhabi International Airport, Abu Dhabi, United Arab Emirates; numri i regjistrimit: 11513393).