Udhëtoni me një fluturim të volitshëm dhe në kohë të përshtatshme!
Si ta blini shërbimin WIZZ Flex:
- Shërbimin mund ta blini vetëm kur krijoni një prenotim të ri dhe nuk mund t'u shtohet rezervimeve ekzistuese.
- Shërbimi mund të blihet si shërbim më vete ose si pjesë e paketës WIZZ Plus.
- Si shërbim më vete, WIZZ Flex mund të blihet për pasagjerët veç e veç. Në rast fluturimi me kthim blerja e WIZZ Flex vlen për të dyja fluturimet (vajtje dhe ardhje) dhe tarifa e shërbimit do të përllogaritet përkatësisht, sipas numrit të pasagjerëve dhe të fluturimeve.
- Në rastin e blerjes së WIZZ Flex si pjesë të WIZZ Plus Bundle, blerja e këtij shërbimi vlen për të gjithë pasagjerët dhe fluturimet e rezervimit. Tarifa e shërbimit do të përllogaritet përkatësisht sipas numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve.
- Shërbimi WIZZ Flex nuk përfshin mundësinë e ndryshimit të emrit të pasagjerëve.
- WIZZ Flex nuk mund të përdoret për prenotime në grup (mbi 15 pasagjerë).
- Shikojeni këtu.
Si funksionon?
1. Ndryshimi i fluturimit
Ndryshimet në rezervim duhen kryer deri në 3 orë përpara kohës së planifikuar të nisjes së fluturimit. Vini re se ndryshimi do të konsiderohet i kryer pasi të jetë marrë pagesë (nëse vlen për rastin). Vini re se mund të kryhen vetëm pagesa me kartë krediti.
a) Nëse keni blerë WIZZ Flex (si shërbim më vete ose si pjesë të paketës WIZZ Plus), mund të bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a. Në rast prenotimesh fluturimi vetëm vajtje:
i. Data, ora dhe destinacioni i fluturimit të rezervuar mund të ndryshohet maksimumi 3 orë përpara orës së planifikuar të nisjes së fluturimit. (Ndryshimi duhet kryer jo më shumë se 3 orë përpara orës së planifikuar të nisjes së fluturimit.)
b. Në rast të prenotimeve për fluturime me kthim (ku përfshihet një fluturim në vajtje dhe një fluturim në ardhje):
i. Nëse prenotimi përfshin një fluturim me kthim, itinerari duhet ndryshuar për të dyja fluturimet (edhe për fluturimin e vajtjes, edhe për fluturimin e ardhjes). Aeroporti i nisjes së fluturimit të vajtjes nuk mund të jetë i ndryshëm nga aeroporti destinacion i fluturimit të ardhjes, po njësoj aeroporti destinacion i fluturimit të vajtjes nuk mund të jetë i ndryshëm nga aeroporti i nisjes së fluturimit të ardhjes. (P.sh. Një prenotim për fluturimet Budapest–"Luton" i Londrës–Budapest mund të ndryshohet në fluturimet Varshavë–Barcelonë–Varshavë, por jo në fluturimet Budapest–"Luton" i Londrës–Varshavë.)
ii. Nëse fluturimi i vajtjes është nisur tashmë, mund të ndryshohet vetëm data dhe ora e fluturimit të ardhjes.
c. Procesi i modifikimit të rezervimeve me më shumë se një pasagjer (jo rezervime në grup, 2-10 persona)
1. Për të ndryshuar fluturimin, identifikohuni në llogarinë e WIZZ
2. Zgjidhni rezervimin që dëshironi të modifikoni
3. Zgjidhni pasagjerët për të cilët do të zbatohen ndryshimet (në rast se dëshironi të kryeni të njëjtin modifikim për të gjithë pasagjerët, mund të zgjidhni të gjithë pasagjerët në të njëjtin proces)
4. Jepni detajet (datën, orën dhe itinerarin) e fluturimeve të reja për të cilat dëshironi të ndryshoni fluturimet fillestare.
5. Konfirmoni ndryshimin dhe shlyeni pagesën për diferencën e biletës dhe të tarifave të ndryshimit të fluturimit nëse vlen për rastin
b) Tarifat e pagueshme për ndryshimin e fluturimeve me WIZZ Flex;
a. Nuk tarifoheni për ndryshimin e fluturimit
b. Ndryshimi
midis tarifës së fluturimit të ri dhe atij fillestar (të ndryshuar) në
përputhje me kushtet e mëposhtme:
i. Nëse bileta e fluturimit të ri është më e
lartë se ajo e fluturimit fillestar duhet paguar diferenca në çmim;
ii. Nëse
bileta e re është më e ulët se bileta fillestare, pasagjerit nuk i duhet të
bëjë pagesë shtesë, por as diferenca në çmim nuk i rimbursohet;
iii. Nëse biletat e fluturimit fillestar dhe të ri janë njësoj, pasagjerit nuk i duhet të bëjë pagesë shtesë;
c) Rikuperimi i përfitimeve të WIZZ Discount Club
Shuma për t'u paguar përbëhet nga diferencat mes çmimit normal të biletës së WIZZ Discount Club dhe tarifës normale të bagazheve të WIZZ Discount Club. Kjo tarifë vlen për pasagjerët që nuk udhëtojnë me anëtar të WIZZ Discount Club pas ndryshimit të fluturimit, ndaj do të humbasin përfitimet e WIZZ Discount Club.
d) Pas kryerjes së ndryshimit të fluturimit, pasagjeri duhet të kryejë checkin-in për fluturimin e ri.
e) Shërbimet e blera nga palë të treta përveç prenotimit (p.sh. sigurimi, transporti në aeroport) nuk përditësohen automatikisht. Për t'i përditësuar këto shërbime, jeni të lutur të kontaktoni me ofruesin e shërbimit.
f) E rëndësishme! Nëse pasagjeri ka të
drejtë për kompensim dhe/ose rimbursim sipas nenit 7 dhe 8 të Rregullores
261/2004/EC (Rregullorja) meqë fluturimi i ri (në të cilin pasagjeri ka
ndryshuar fluturimin fillestar në përputhje me sa me sipër) është anuluar nga
Wizz Air, shuma e kompensimit dhe/ose rimbursimit do të përcaktohet në bazë të
këtij fluturimi të ri dhe biletës së tij. Kjo do të thotë se nëse pasagjeri ka
të drejtë për rimbursim sipas nenit 8 të Rregullores dhe bileta e fluturimit
fillestar ishte më e lartë sesa tarifa e fluturimit të ri, pasagjeri do të ketë
të drejtë vetëm për rimbursimin e biletës së fluturimit të ri.
2. Anulimi i rezervimit dhe kërkesa për rimbursim
Nëse keni blerë WIZZ Flex (si shërbim më vete ose si pjesë të paketës WIZZ Plus), mund ta anuloni prenotimin në përputhje me sa më poshtë:
a. Në rast prenotimesh fluturimi vetëm vajtje:
Rezervimi duhet anuluar jo më vonë se 3 orë përpara orës së planifikuar të nisjes së fluturimit.
b. Në rast të prenotimeve për fluturime me kthim (ku përfshihet një fluturim në vajtje dhe një fluturim në ardhje):
Anulimi mund të bëhet për rezervimin e plotë ose për çdo
fluturim veçmas jo më vonë se 3 orë përpara kohës së planifikuar të nisjes së
fluturimit të vajtjes (në rast anulimi të fluturimeve me dy segmente) ose të
fluturimit të kthimit (në rast të anulimit të fluturimit të kthimit).
c. Procesi i anulimit të rezervimeve me më shumë se një pasagjer (jo rezervime në grup, 2-10 persona)
- Për të anuluar rezervimin, identifikohuni në llogarinë e WIZZ
- Zgjidhni rezervimin që dëshironi të anuloni
- Zgjidhni pasagjerët për të cilët do të zbatohet anulimi (në rast se dëshironi ta anuloni rezervimin për të gjithë pasagjerët, mund të zgjidhni të gjithë pasagjerët në të njëjtin proces)
- Konfirmoni anulimin dhe shlyeni pagesën në lidhje me anulimin, nëse vlen për rastin
d. Pagesat përkatëse në rastin anulimi të rezervimit
i. Për pasagjerët që kanë blerë WIZZ Flex, nuk ka tarifë anulimi/tarifë mbrojtjeje ndenjëseje në rast anulimi të rezervimit
ii. Rikuperimi i përfitimeve të WIZZ Discount Club. Shuma për t'u paguar përbëhet nga diferencat mes çmimit normal dhe të WIZZ Discount Club për biletën, dhe tarifës normale dhe të WIZZ Discount Club për bagazhet. Në rast se rezervimin e anulon një anëtar i WIZZ Discount Club, këto tarifa vlejnë për pasagjerët e mbetur në rezervim, pasi këta i humbasin përfitimet e WIZZ Discount Club.
iii. Tarifat e mëposhtme të shërbimit janë të parimbursueshme:
- Tarifa
e shërbimit të WIZZ Flex.
- Tarifa
për anëtarësimin në WIZZ Discount Club ose Privilege Pass nëse prenotimi është
kryer me cilindo prej tyre. Në rast anulimi të prenotimit, anëtarësimi në Wizz
Discount Club dhe Privilege Pass mbeten të vlefshëm sipas kushteve të tyre
përkatëse të përgjithshme.
- Shërbimet
e blera nga palë të treta përveç prenotimit që dëshironi të anuloni (p.sh.
sigurimi, transporti në aeroport, etj.). Për këto shërbime vlejnë politikat e
rimbursimit të ofruesve përkatës të shërbimeve.
- Nëse shuma e paguar për pasagjerin të cilit i anulohet rezervimi është më e lartë se tarifat në lidhje me anulimin (tarifa e WIZZ Flex, rikuperimi i përfitimeve të WIZZ Discount Club), diferenca rimbursohet në llogarinë e WIZZ të titullarit të prenotimit (personi që e ka krijuar fillimisht prenotimin) në kredite WIZZ.
- Nëse
shuma e paguar për pasagjerin të cilit i anulohet rezervimi është më e ulët se
tarifat në lidhje me anulimin (tarifa e Wizz Flex, rikuperimi i përfitimeve të
WIZZ Discount Club), diferenca ndërmjet tarifës totale dhe tarifave të lidhura
me anulimin e prenotimit duhet të shlyhet nga pasagjeri.
- Nëse shuma e paguar për pasagjerin të cilit i anulohet rezervimi është e barabartë me tarifat në lidhje me anulimin (tarifa e WIZZ Flex, rikuperimi i përfitimeve të WIZZ Discount Club), nuk bëhet pagesë dhe nuk jepet rimbursim.
e. Shuma për prenotimin e anuluar rimbursohet në llogarinë WIZZ të të zotit të prenotimit brenda 72 orëve pa marrë parasysh numrin e pasagjerëve të prenotimit në fjalë. Nëse prenotimi anulohet me shërbimin WIZZ Flex, shuma e paguar për prenotimin e anuluar nuk mund të rimbursohet në llogarinë bankare apo në kartën e kreditit nga ku ishte paguar fillimisht.
f. Shuma e rimbursuar mund të përdoret brenda 90 ditëve nga data e rimbursimit. Data e nisjes së fluturimeve të reja të prenotuara duke përdorur shumën e rimbursuar, nuk është e thënë të bjerë brenda kësaj periudhe.
g. Kjo pjesë e shërbimit (anulimi i prenotimit dhe kërkesa për rimbursim) nuk ofrohet për pasagjerët që i kanë prenotuar fluturimet e tyre nëpërmjet një agjencie udhëtimi.