Kuponi i WIZZ
Kushtet e kuponit me vlerë:
Nëse keni kupon të WIZZ, mund ta përdorni atë për të rezervuar biletën tuaj.
Shuma e mbetur (nëse ka) duhet të paguhet me kartë banke. Kuponët mund të përdoren në wizzair.com. Kuponi mund të përdoret në cilindo prej fluturimeve të rregullta të operuara nga Wizz Air Hungary Ltd. (“Wizz
Air”).
Udhëtimi duhet të përfundojë deri në datën e vlefshmërisë/skadimit të specifikuar në kupon, pas së cilës kuponi bëhet i pavlefshëm. Nëse një kupon nuk përdoret plotësisht në momentin e rezervimit, balanca e mbetur është e parimbursueshme.
Vlera e kuponëve dhe biletave të papërdorura nuk është e rimbursueshme. Vlefshmëria e kuponëve nuk mund të shtyhet.
Kuponët janë të vlefshëm për koston e fluturimeve të Wizz Air (duke përfshirë taksat, dhe tarifat dhe komisionet) si dhe shërbimet shtesë që disponohen për blerje së bashku me fluturimet e rezervuara dhe që janë të pranishme gjatë kryerjes së procesit të rezervimit (të tilla si: tarifa për foshnjat, imbarkimi prioritar, hapësirë shtesë për këmbët, tarifat e bagazheve).
Ato nuk mund të përdoren për të blerë shërbime që nuk janë të pranishme në procesin standard të rezervimit (duke përfshirë, por pa u kufizuar me, makinat me qira, parkimin në aeroport,
dhe hotelet)
Nëse vlera e kuponit nuk mbulon vlerën e plotë të fluturimit, pagesa shtesë duhet të kryhet me kartë banke. Kuponët nuk janë të vlefshëm për pagesë me transfertë banke dhe pagesë me llogarinë e WIZZ.
Mund të përdoret kuponi për rezervime në një monedhë që është e ndryshme nga ajo e specifikuar në kupon.
Çmimi i shërbimeve të zgjedhura dhe/ose i biletave të fluturimit do të konvertohet në monedhën e zgjedhur për pagesën përmes procesit të rezervimit me kursin e këmbimit të përdorur nga Wizz Air në momentin e rezervimit.
Për çdo rezervim mund të përdoret vetëm një kupon. Kuponët nuk mund të përdoren për të shtuar shërbime në një rezervim pasi është kryer rezervimi ose për ndryshimin e fluturimit ose të emrit.
Përdorimi i biletave dhe i transportit ajror të kryer nga Wizz Air janë subjekt i Kushteve të përgjithshme të transportit të
Wizz Air.
Ne ndalojmë shprehimisht që kuponët të ofrohen për qëllime komerciale prej jush ose një pale të tretë, veçanërisht në ankandet në internet ose në platformat e bazuara në ueb.
Kushtet e kuponit të udhëtimit:
Kuponi i fluturimit mund të përdoret për një udhëtim vajtje-ardhje për një pasagjer. Kuponi mbulon tarifën e fluturimit, taksat, pagesat dhe tarifën e përpunimit të pagesës. Kuponi nuk mbulon as tarifat e shërbimeve opsionale (imbarkimi prioritar, ndenjëse me hapësirë shtesë për këmbët etj.) dhe as çantë të madhe kabine, tarifat për bagazhet e regjistruara dhe për bagazhet e tepërta.
Kuponi nuk mbulon checkin-in në aeroport.
Udhëtimi duhet të përfundojë përpara se të skadojë vlefshmëria e kuponit. Kontrolloni orarin e fluturimeve në wizzair.com.
Rezervimi duhet të kryhet përmes Call Center-it të Wizz Air jo më vonë se 30 ditë përpara datës së synuar të nisjes së udhëtimit. Numrat e Call Center-it janë të listuar në wizzair.com. Kodet dhe numrat e kuponëve duhet të jepen gjatë rezervimit.
Biletat e rezervuara për kuponët janë të kufizuara dhe janë sipas disponueshmërisë. Disponueshmëria e ndenjëseve është veçanërisht e kufizuar gjatë periudhës së festave, pushimeve të shkollës dhe evenimenteve të mëdha sportive dhe kulturore. Call Center-i i Wizz Air do të ofrojë informacion rreth numrit të ndenjëseve të disponueshme për rezervim me kupon.
Sipas disponueshmërisë së ndenjëseve, Wizz Air do të bëjë rezervimin e kërkuar ose do të ofrojë data alternative fluturimi. Përdorimi i biletave dhe i transportit ajror të kryer nga Wizz Air janë subjekt i Kushteve të përgjithshme të transportit të Wizz Air. Vlera e kuponëve dhe biletave të papërdorura nuk është e rimbursueshme.
Në rastin e ndryshimit të emrit të pasagjerit, datës së udhëtimit ose destinacionit të udhëtimit (të referuar këtu si “Ndryshimi i rezervimit”) do të paguhet tarifa aktuale e administrimit, por diferenca mes tarifave të fluturimit, taksave dhe pagesave origjinale dhe atyre të reja nuk është nevoja të paguhet. Ndryshimi i rezervimit duhet të kryhet jo më vonë se 30 ditë përpara datës së synuar të nisjes së udhëtimit. Ndryshimi i datës së udhëtimit duhet të kryhet të paktën 30 ditë para nisjes së ndryshuar të udhëtimit.