Informacioni dhe shërbimet

Si të rezervoni

filloni rezervimin tani

NË INTERNET

Udhëtim i thjeshtë? Rezervoni direkt me faqen e internetit të WIZZ!

shkarko

APLIKACIONI PËR CELULAR

Shkarkoni FALAS aplikacionin Wizz Air! Ka gjithçka që ju duhet për të fluturuar.!

numrat e call center-it

CALL CENTER

[callcenter-transaction location=CallCentre] Tarifa e transaksionit të qendrës së thirrjeve

Accordions

Pasi të kryeni prenotimin, do të merrni një kod konfirmimi - ky ju duhet për checkin-in.

Do t’ju dërgohet një itinerar udhëtimi në adresën e emailit, i cili përfshin

  • një kod unik konfirmimi
  • numrin e fluturimit
  • datën dhe orën e udhëtimit
  • të dhënat e nisjes dhe të destinacionit
  • shpenzimin e plotë

Për pasagjerët që prenotojnë fluturime nga agjenci udhëtimi apo faqe interneti të të tretëve, itinerari do të jepet nga agjenti i udhëtimit. Nëse rezervimi nuk është krijuar nga ju, ndryshimet e mundshme në lidhje me fluturimet do t'ju komunikohen në të dhënat e kontaktit të titullarit të prenotimit.

Pyetjet më të shpeshta

Pyetjet më të shpeshta

Ne bëjmë maksimumin tonë për të ruajtur në mënyrë të sigurt të dhënat tuaja personale, duke parandaluar aksesin, përdorimin, ngacmimin ose fshirjen e paautorizuar. Ne i kushtojnë vëmendje të veçantë transmetimit të sigurt të të dhënave personale dhe financiare përmes kanaleve të enkriptuara duke përdorur teknologjinë e fjalës së fundit Secure Socket Layer (SSL).

Ne ofrojmë gjithashtu një shërbim sigurie në internet për klientët me karta VISA dhe MasterCard. Skemat Verified by VISA dhe MasterCard Secure Code ju japin mundësinë të regjistroni një fjalëkalim shtesë në kartën tuaj të kreditit, në mënyrë që të parandaloni blerjet e paautorizuara në kartën tuaj të kreditit.

Gjatë blerjes – nëse banka juaj është një prej bankave pjesëmarrëse – do t’ju kërkohet të regjistroheni për një prej skemave. Thjesht ndiqni udhëzimet në internet për të konfiguruar fjalëkalimin tuaj shtesë. Disa banka ofrojnë një opsion për t’u regjistruar më vonë, të tjera do t’ju kërkojnë të regjistroheni menjëherë pasi të kryeni transaksionin në internet. Këto skema së shpejti do të bëhen të detyrueshme për të gjithë titullarët e kartave. Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi kontaktoni direkt me lëshuesin e kartës suaj.