Check-in dhe imbarkimi
Online
FALAS
printoni kartën tuaj të imbarkimit
e disponueshmenë bazë të zgjedhjes së vendit
deri në 3 orë para nisjes
Aplikacioni celular
FALAS
përdorni lejen e imbarkimit me celular
në vend të një karte imbarkimi
Aeroport
PAGUAR*
merrni kartën e imbarkimit në aeroport
(më e lirë nëse blihet përpara)
Accordions
Për të pakësuar kostot dhe për t'i mbajtur biletat tona me çmim të ulët, ne ofrojmë mundësi për check-in online. Check-in online është i disponueshëm duke filluar nga 30 ditë deri në 3 orë paraorës së planifikuar të nisjes nëse kenizgjedhur një vendgjatë rezervimit.
Në rast se zgjedhur vendet gjatë rezervimit tuaj, check-in do të vihet në dispozicionvetëm 48 orëpara nisjes.
- bëni check-in online
- printoni kartën e imbarkimit
- araqiteni kartën e imbarkimit të printuar në portë me dokumentet e udhëtimit jo më vonë se 30 minuta përpara orarit të nisjes së fluturimit
- nëse keni dokumente udhëtimi jo të BE-së, ju duhet të paraqiteni në sportelin e check-in që t’ju kontrollojmë dokumentet dhe t’ju vulosim kartën e imbarkimit
- nëse keni bagazhe për të lënë, shkoni te sporteli i lënies së bagazheve jo më vonë se 40 minuta përpara nisjes ose sipas rregullave lokale siç përcaktohet në seksionin më poshtë "ORARET E CHECK-INIT" më poshtë.
Nëse udhëtoni brenda zonës Schengen nuk është nevoja të plotësoni të dhënat e dokumentit të udhëtimit gjatë procedurës së check-init në internet, duke qenë se nuk ju kërkohet t'i jepni këto të dhëna.
Gjatë procesit të check-in online, mund t'ju kërkohet të jepni hollësi për vizën në itinerare të caktuara. Nëse për destinacionin tuaj nuk kërkohet vizë, thjesht plotësojeni fushën me karaktere xxxxx.
Fëmijët nën 14 vjeç duhet të jenë të shoqëruar dhe të kryejnë checkin-in në internet nga një pasagjer mbi 16 vjeç.
Mund ta ndryshoni rezervimin tuaj(përveç fluturimit dhe emrit) ose të blini shërbime shtesë edhe pasi keni bërë check-in online.
Shkarkoni falas aplikacionin tonë për Android, iPhone!
Nuk nevojitet printimi, zgjidhni opsionin më ekologjik dhe merrni konfirmim pa letër për rezervimin tuaj. **
Nëse bëni check-in me anë të aplikacionit, ju ofrohen mundësitë e mëposhtme:
- mund të merrni lejen e imbarkimit nëpërmjet aplikacionit kur telefonin e keni të lidhur me internetin
- mund të vizitoni wizzair.comnga shfletuesi i celularit tuaj, të vendosni kodin e konfirmimit të fluturimit dhe të printoni lejen e imbarkimit
- Nëse po përdorni sistem operativ iOS, mund ta ruani gjithashtu kartën e imbarkimit në Wallet*
Zgjidhni aeroportin për të kontrolluar disponueshmërinë e kartave të imbarkimit me celular
Disa aeroporte nuk ofrojnë ende lejet e imbarkimit me celular. Në këto raste, nuk do të gjenerohet një leje imbarkimi me celular, ndaj duhet të hyni në wizzair.com, të gjeni rezervimin dhe të printoni kartën tuaj të imbarkimit.
*Wallet është një aplikacion i Apple iPhone dhe iPod touch i cili është prezantuar si pjesë e iOS 9. Ky aplikacion u jep mundësi përdoruesve që të mbajnë dhe përdorin kuponë elektronikë, leje imbarkimi të fluturimeve, bileta treni, bileta kinemaje dhe të eventeve të tjera, karta të klubeve të shpërblimit dhe karta dhuratash.
**Vetëm në aeroportet me akses të lejuar.
Mund të bëni check-in në aeroport kundrejt një tarife.
- Paguani në kohën e rezervimit.
- Shtoni më vonë në faqen e përmbledhjes së fluturimit.
Nëse shërbimet e check-in online nuk janë ende të disponueshme nga aeroporti i nisjes suaj, check-in në aeroport do të jetë falas derisa shërbimi të vihet në dispozicion.
Lista e aeroporteveku check-in online nuk është i disponueshëm dhe check-in në aeroport është falas:
- Tiranë (vetëm drejt Budapestit)
- Zaragoza
- Moskë
- Marrakesh Menara Airport
- Agadir Al Massira Airport
Lënia e bagazheve zakonisht mbyllet 40 minuta para orës së planifikuar të nisjes. Në disa raste, shërbimi i check-in në aeroport mbyllet më herët. Ju lutem të shikoni më poshtë listën e aeroporteve me orare mbylljeje më të hershme:
- Bucharest Henri Coandă International Airport – 60 minuta para orës së planifikuar të nisjes
- Eindhoven Airport – 50 minuta para orës së planifikuar të nisjes
- Budapest Airport (vetëm për itineraret TLV dhe PRN) – 60 minuta para orës së planifikuar të nisjes
- Málaga Airport – 50 minuta para orës së planifikuar të nisjes
- Dubai International Airport – 60 minuta para orës së planifikuar të nisjes
- Milan–Malpensa Airport – 60 minuta para orës së planifikuar të nisjes
- London Luton – 60 minuta para orës së planifikuar të nisjes
- Tel-Aviv Ben Gurion Airport - 60 minuta para orës së planifikuar të nisjes
- Marrakesh Menara Airport – 60 minuta para orës së planifikuar të nisjes
- Ovda Airport – 60 minuta para orës së planifikuar të nisjes
- Agadir Al Massira Airport - 60 minuta para orës së planifikuar të nisjes
- Warsaw Airport (vetëm për itinerarin TLV) – 60 minuta para orarit të planifikuar të nisjes
- Aeroporti Malé-Velana – checkin-i hapet 180 minuta dhe mbyllet 60 minuta përpara orarit të programuar të nisjes.
Check-in online
Disponueshmëria e check-in online bazohet te rezervimi i vendit tuaj:
- Nëse keni rezervuar një vend gjatë ose pas rezervimit: 30 ditë para fluturimit
- Nëse nuk keni blerë vend: 48 orëpara fluturimit të vajtjes
Check-in në aeroport
Check-in fillon 2 orë dhe mbyllet 40 minuta para nisjes. Në disa raste, shërbimi i check-in në aeroport mbyllet më herët. Ju lutem të shikoni më poshtë listën e aeroporteve me orare mbylljeje më të hershme:
- Berlin Brandenburg Airport - hapja e check-in 165 minuta dhe mbyllja 60 minuta para orës së planifikuar të nisjes
- Bucharest Henri Coandă International Airport – 50 minuta para orës së planifikuar të nisjes
- Eindhoven Airport – 50 minuta para orës së planifikuar të nisjes
- Budapest Airport (vetëm për itineraret TLV dhe PRN) – 60 minuta para orës së planifikuar të nisjes
- Málaga Airport – 50 minuta para orës së planifikuar të nisjes
- Dubai International Airports (DXB and DWC) – 50 minuta para orës së planifikuar të nisjes
- Milan–Malpensa Airport (vetëm për itineraret jo në Shengen: KUT, SKP, TGD) – 50 minuta para orës së planifikuar të nisjes
- London Luton – check-ini hapet 3 orë dhe mbyllet 60 minuta para orës së planifikuar të nisjes
- Tel-Aviv Ben Gurion Airport - 60 minuta para orës së planifikuar të nisjes
- Abu Dhabi International Airport - 60 minuta para orës së planifikuar të nisjes
- Tbilisi International Airport – 60 minuta para orës së planifikuar të nisjes
Check-ini hapet më herët në aeroportet e mëposhtme, për të reduktuar kohën në radhë për shkak të kontrolleve shtesë të dokumenteve të udhëtimit:
- Avram Iancu Cluj International Airport (check-ini hapet 3 orë para nisjes)
- Sibiu International Airport (check-ini hapet 3 orë para nisjes)
Nëse keni kërkesa të veçanta, nevoja të veçanta ose udhëtoni me asistencë të rezervuar paraprakisht, ju lutemi të bëni check-in 2 orë para orës së planifikuar të nisjes që të kemi mundësi ta kryejmë në kohë procedurën e check-in.
Nuk mund të merrni me vete objektet e mëposhtme në avion ose në zonat e ndaluara të sigurisë së aeroportit.
Nëse nuk arrini që:
- të kryeni procedurat e check-in para afatit
- të vini në kohë në check-in ose te porta e imbarkimit
rezervimi juaj do të anulohet dhe nuk do të keni mundësi të hipni në avion. Ne do t'ju rimbursojmë shumën e biletës gjithsej pas zbritjes së shumave të tarifës për shërbimet e tjera dhe të një tarife për mbrojtjen e vendit [seat-protection location=WizzairComCallCentre].
Ju sugjerojmë që të blini siguracionpër të mbuluar humbjet në raste të tilla.
Duhet të paraqiteni te porta e imbarkimit jo më vonë se 30 minuta para orës së planifikuar të nisjes.
Dokumentet
Duhet të tregoni të njëjtat dokumente udhëtimi që keni përdorur për check-in online te siguria e aeroportit dhe te porta e imbarkimit.
Ju lutem sigurohuni që të keni të gjitha dokumentet e nevojshme të udhëtimit, si pasaporta dhe viza. Nëse nuk jeni të sigurt se cilat janë kërkesat e sakta për hyrjen në destinacionin tuaj, ju lutemi të kontrolloni për këtë tek ambasada në vendin tuaj para se të udhëtoni. Ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi nëse nuk ju lejohet imbarkimi për shkak se ju mungojnë dokumentet e nevojshme të udhëtimit.
Nëse po udhëtoni me një foshnjë, duhet të printoni dhe të tregoni kartën e imbarkimit të foshnjës te porta.
Porta
Ekranet e informacionit të aeroportit do t'ju tregojnë se në cilën portë duhet të shkoni pas check-in dhe kontrollit të sigurisë. Nëse përdorni check-in në aeroport, stafi i aeroportit mund t'ju japë informacion se në cilën portë duhet të shkoni.
Gjërat pa detyrim doganor
Gjërat që blini pas check-in dhe pas kontrolleve të sigurisë mund të merren në avion.
Përkatëse