(Përditësimi i fundit: 12 mars 2021 – v1.0)
Qëllimi i kësaj deklarate të plotë privatësie (në vijim "deklarata e privatësisë") është të përshkruajë procesimin e të dhënave të funksionit tonë Chatbot.
Kontrolluesi i të dhënave
WIZZ Air Hungary Ltd.(selia: Laurus Offices, Kőér street 2/A, Building B, H-1103, Budapest, Hungary; “Wizz Air”, “ne”, “tonër” ose “neve”).
Cili është qëllimi i procesimit të të dhënave?
Ne do të përdorim të dhënat tuaja për qëllimet e mëposhtme:
1) Për t'iu përgjigjur pyetjeve dhe kërkesave tuaja:qëllimi i procesimit të të dhënave tuaja personale është t'u përgjigjet pyetjeve dhe kërkesave tuaja; për këtë qëllim, ne mbështetemi në interesin tonë legjitim.
2) Për përmirësimin e Chatbot tonë:ne mund t'i procesojmë të dhënat tuaja pas pëlqimit tuaj për t'ju analizuar bisedat me Chatbot tonë dhe për të përmirësuar algoritmat e procesimit të gjuhës natyrore. Rrjedhimisht kjo na ndihmon të bisedojmë më natyrshëm me ju.
3) Mesazhet e marketingut të Chatbot:nëse jeni dakord ne mund t'ju dërgojmë mesazhe të drejtpërdrejta elektronike, duke përfshirë anketimet dhe komunikimin e marketingut elektronik në lidhje me Chatbot për të përmirësuar shërbimet tona.
Ofrimi i të dhënave tuaja personale është vullnetar. Por, nëse nuk i jepni të dhënat, mund të mos jeni në gjendje të përdorni shërbimet tona.
Çfarë të dhënash personale procesojmë në lidhje me ju?
Për qëllimet e përshkruara më sipër, ne procesojmë kategoritë e të dhënave të treguara më poshtë:
A. Të dhënat e identifikimit:emri, mbiemri, gjinia, adresa e emailit, profili në rrjetet sociale, fotoja.
B. Përmbajtja e bisedës:duke përfshirë detajet e pyetjes, kërkesës ose komunikimit tonë me ju.
C. Të dhënat e anketimit:komentet tuaja në anketat dhe pyetjet tona dhe komunikimin tjetër të marketingut me ju.
Baza ligjore për procesimin e të dhënave tuaja personale
Për të procesuar të dhënat tuaja personale, ne mund të mbështetemi në bazat ligjore si më poshtë:
- Pëlqimin e për ne sipas rregullores 679/2016 ("GDPR") të BE-së, neni 6 (1) a) (në vijim “pëlqimi”).
- Procesimi i të dhënave tuaja personale është i mundur bazuar në interesin tonë legjitimsipas nenit 6 (1) (f) të GDPR (në vijim "interesi legjitim”).
Wizz Air ka një interes legjitim në procesimin e të dhënave për t'iu përgjigjur pyetjeve dhe kërkesave tuaja, sepse është thelbësore të angazhohemi me përdoruesit nëse ata kanë pyetje, për të ruajtur besimin e tyre tek Wizz Air. Nëse përdoruesit kanë kontaktuar me Wizz Air me një pyetje (apo ankesë), është e arsyeshme që të presin që t’u procesohen të dhënat për të bërë të mundur dhënien e përgjigjes.
Ne mund t’i procesojmë të dhënat tuaja personale për qëllimet dhe bazat ligjore të përcaktuara më poshtë:
|
Qëllimi i procesimit të të dhënave | Kategoritë e të dhënave personale të procesuara | Baza ligjore |
Përgjigja ndaj pyetjeve dhe kërkesave tuaja | - Të dhënat e identifikimit
- Përmbajtja e bisedës
| Interesi legjitim |
Përmirësimi i funksionit tonë Chatbot | | Pëlqimi |
Mesazhet e marketingut të Chatbot | | Pëlqimi |
Për sa kohë i ruajmë të dhënat tuaja personale?
Të dhënat personale ruhen nga ne, por vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për kryerjen e detyrimeve tona dhe rreptësisht për kohën e nevojshme për të arritur qëllimet për të cilat është marrë informacioni. Të dhënat personale do të hiqen nga regjistrat tanë ose do të anonimizohen siç duhet kur nuk nevojiten më.
Ne mund t'jua ruajmë të dhënat personale të mbledhura gjatë bashkëveprimit me Chatbot deri në një vit. Nëse i procesojmë të dhënat tuaja personale pas pëlqimit tuaj, ne do t'i procesojmë e ruajmë derisa të tërhiqet pëlqimi juaj.
Kush mund të ketë akses tek të dhënat tuaja?
Brenda Wizz Air punonjësit me autorizimin përkatës mund të kenë akses në të dhënat tuaja personale sipas “informacionit të domosdoshëm”. Ne mund të angazhojmë persona të tjerë, palë të treta si procesorë të të dhënave për të na ofruar shërbime dhe gjykatat, organet qeveritare ose autoritetet e tjera mund të kërkojnë që t'ua zbulojmë atyre të dhënat tuaja.
- Ofruesit e shërbimit:ne përdorim sisteme ose shërbime IT të ofruara nga jashtë ose të ofruara nga shitës palë të treta në mbështetje të proceseve të brendshme.
|
Procesorët e të dhënave | Selia | Aktiviteti |
Destygo (Mindsay) | 131, avenue Parmentier, 75011 Paris, France | Zhvillimi dhe përdorimi i Chatbot. |
Facebook Ireland Ltd. | 5 Hanover Quay 299136 Dublin, Ireland | Ruajtja e të dhënave dhe mesazheri |
Amazon Web Services | 38 Avenue John F. Kennedy, L- 1855 Luxemburg | Ruajtje e të dhënave |
DeepL | DeepL GmbHMaarweg 16550825 Köln, Germany | Shërbime përkthimi |
Google Ireland Ltd. | Google Building, Gordon House, Barrow Street, Dublin 4, Ireland | Shërbime përkthimi |
salesforce.com EMEA Limited | Floor 26 Salesforce Tower, 110 Bishopsgate EC2N 4AY London, United Kingdom | CRM dhe funksioni LiveChat |
- Grupi Wizz Air:Të dhënat tuaja personale mund të ndahen brenda grupit të Wizz Air nëse është nevoja. Për më shumë rreth grupit Wizz Air, klikoni https://wizzair.com/en-gb/information-and-services/about-us/company-information.
- Autoritetet qeveritare dhe organet e zbatimit të ligjit:ne mund të ndajmë të dhënat tuaja personale me autoritetet qeveritare ose organet ligjzbatuese, si p.sh. autoritetet rregullatore, me kërkesën e tyre dhe vetëm siç kërkohet nga ligji në fuqi ose për të mbrojtur të drejtat tona ose sigurinë e klientëve, personelit dhe pasurive tona
Të dhënat personale mund t'u përcillen palëve që ndodhen jashtë Zonës Ekonomike Evropiane ("ZEE"). Në raste të tilla, ne do të sigurojmë që të dhënat personale t'u nënshtrohen masave (si p.sh. dispozitat standarde kontraktuale për transferimin e të dhënave) që sigurojnë një nivel ekuivalent mbrojtjeje siç parashikohet nga ligjet e privatësisë së të dhënave në BE (si p.sh. rregullorja e BE-së për mbrojtjen e të dhënave të përgjithshme; GDPR).
Me anë të lidhjes së marrëveshjeve të përshtatshme për transferimin e të dhënave bazuar mbi dispozitat standarde kontraktuale (2010/87/BE dhe/ose 2004/915/KE) siç referohet në nenin 46 (5) të GDPR ose mjete të tjera adekuate, ne kemi vërtetuar që të gjithë marrësit që ndodhen jashtë ZEE-së do të sigurojnë një nivel adekuat për mbrojtjen e të dhënave personale dhe që të ketë masa të përshtatshme teknike dhe organizative të sigurisë për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrimi aksidental ose i paligjshëm, humbja ose ndryshimi aksidental, zbulimi ose aksesi i paautorizuar, dhe kundër të gjitha formave të tjera të paligjshme të procesimit.
Të drejtat tuaja
Ju keni të drejtë të ushtroni të drejtat tuaja të përcaktuara si më poshtë:
(i) E drejta e aksesit:Ju keni të drejtë të pyesni nëse kemi apo jo të dhëna personale për ju dhe, nëse është kështu, të kërkoni informacione mbi ato të dhëna personale që kemi.
Ne mund të kërkojmë prej jush informacion shtesë për identifikim ose për kopje shtesë të kërkuara nga ju, ne mund të tarifojmë një tarifë të arsyeshme bazuar në kostot administrative.
(ii )E drejta e korrigjimit:Nga ne kërkohet të korrigjojmë të dhëna të pasakta personale ose të plotësojmë të dhëna personale që nuk janë të plota, sipas kërkesës.
(iii )E drejta e fshirjes (e drejta për t’u harruar):Në disa rrethana na kërkohet t’i fshijmë të dhënat personale sipas kërkesës nga subjekti i të dhënave.
(iv) E drejta për të kufizuar procesimin:Në disa rrethana na kërkohet të kufizojmë përdorimin tonë të të dhënave personale sipas kërkesës nga personi në fjalë. Në raste të tilla, ne mund t’i përdorim të dhënat vetëm për qëllime të caktuara të kufizuara, të përcaktuara me ligj.
(v) E drejta për transferimin e të dhënave:Ju mund të keni të drejtë t’i merrni të dhënat tuaja personale në të cilat kemi akses, në një format të strukturuar, të përdorimit të zakonshëm dhe të lexueshëm nga kompjuteri dhe këta persona mund të kenë më pas të drejtën t'ua përcjellin këto dhëna një subjekti tjetër pa pengesë nga ana jonë.
(vi) E drejta për të kundërshtuar:
Ju keni të drejtë ta kundërshtoni procesimin e të dhënave tuaja personale për çfarëdo arsye që lidhet me situatën tuaj dhe në këtë rast, mund të mos jemi në gjendje t’i procesojmë informacionin tuaj personal. Nëse keni të drejtë të kundërshtoni dhe ushtrimi i kësaj të drejte është i justifikuar, të dhënat tuaja personale në fjalë nuk do të procesohen më tej për qëllimet e kundërshtimit. Ushtrimi i kësaj të drejte nuk sjell asnjë kosto.
Nëse mendoni se privatësia dhe të drejtat tuaja të mbrojtjes së të dhënave janë shkelur, mund të kontaktoni autoritetin kompetent për mbrojtjen e të dhënave që ndodhet në shtetin përkatës anëtar të Bashkimit Evropian, ku keni vendbanimi e zakonshëm, vendin e punës ose vendin e shkeljes së pretenduar ose Agjencinë Kombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave dhe të Lirisë së Informacionit të Hungarisë (Nemzeti Adatvédelmi és Információszabadság Hatóság – NAIH; selia: H-1055 Budapest, Falk Miksa str. 9-11.; internet: www.naih.hu; telefon: +36-1-391-1400; email: ugyfelszolgalat@naih.hu; faks: +36 1 391 1410.
Përgjegjësi i Wizz Air për mbrojtjen e të dhënave
Nëse keni pyetje të mëtejshme në lidhje me deklaratën e privatësisë ose se si i administrojmë të dhënat tuaja personale, na kontaktoni duke na e dërguar kërkesën përmes emailit ose duke na shkruar për "Data Protection Officer" në adresën "Wizz Air Hungary Ltd., Laurus Offices, Kőér street 2/A, Building B, II-V., H-1103 Budapest" (ose te data.protection@wizzair.com).