Si mund t'ju ndihmojmë?
Ndryshimi i datës, orës dhe destinacionit
Mund të bëni ndryshime në rezervimin tuaj deri në 3 orë para nisjes së planifikuar së fluturimit me një tarifë për ndryshimin e fluturimit.
Mund të ndryshoni datën, orën dhe destinacionin e fluturimit tuaj, si dhe detajet e pasagjerëve, ndenjëset dhe shërbime të tjera.
Me WIZZ Flex, mund të ndryshoni rezervimin për të gjithë pasagjerët ose për udhëtarë individualë në internet deri në 3 orë para kohës së nisjes së planifikuar. Në këtë rast nuk do të vendoset asnjë tarifë për ndryshimin e fluturimit.
SI TË BËJMË NDRYSHIME
- Identifikohuni në llogarinë tuaj WIZZ
- Zgjidhni rezervimin tuaj duke klikuar "Detajet" te fluturimi.
- Në këndin e djathtë të faqes "Përmbledhja e rezervimit", klikoni butonin "Bëni ndryshime".
- Zgjidhni "Ndrysho fluturimin".
- Zgjidhni pasagjerët për të cilët do të zbatohen ndryshimet (mund të zgjidhni të gjithë pasagjerët ose udhëtarë individualë).
- Jepni detajet (datën, orën dhe itinerarin) e fluturimit të ri.
- Konfirmoni ndryshimin dhe shlyeni pagesën për diferencën e biletës dhe të tarifave të ndryshimit të fluturimit nëse vlen për rastin.
KUFIZIMET NË NDRYSHIMET E FLUTURIMEVE
- Ndryshimi do të konsiderohet i kryer pasi të jetë marrë pagesa (nëse vlen për rastin). Vini re se pranohen vetëm pagesa me kartë krediti.
- Nëse rezervimi fillestar është paguar plotësisht ose pjesërisht nga kuponi WIZZ, modifikimet mund të kryhen vetëm për të gjithë pasagjerët dhe të gjitha fluturimet në të njëjtën kohë.
- Nëse keni blerë shërbimin Flexible Travel Partner gjatë krijimit të rezervimit, modifikimet në fluturim do të mund të kryhen vetëm pas finalizimit të emrave të të gjithë partnerëve të udhëtimit.
- Pas ndryshimit të fluturimit, pasagjerët duhet të sigurohen që të kryejnë regjistrimin e bagazheve për fluturimin e ri dhe të kenë kartën e re të imbarkimit.
- Shërbimet e blera nga palë të treta gjatë rezervimit të fluturimit fillestar (p.sh. sigurime, transferim në aeroport) nuk ndryshohen automatikisht gjatë procesit të ndryshimit të fluturimit. Për t'i ndryshuar këto shërbime, kontaktoni drejtpërdrejt me operatorin që ofron shërbimet në fjalë.
- Nëse nuk mund të kryeni ndryshimet nëpërmjet llogarisë suaj WIZZ, kontaktoni me bisedë drejtpërdrejt ose me qendrën tonë telefonike.
Temat e rekomanduara
Na kontaktoni
Për mbështetje të menjëhershme, flisni me ne.
Për kërkesa jourgjente, mund të na telefononi ose të dorëzoni një kërkesë.