Si mund t'ju ndihmojmë?
Rregullorja EC261
Wizz Air ofron ndihmënë përputhje mekushtet tonat të përgjithshme të transportit dhe rregulloren (KE) nr. 261/2004që përcakton rregullat për kompensimin dhe ndihmën ndaj pasagjerëve. Lexoni më poshtë më shumë rreth të drejtave të pasagjerit në rast anulimi të fluturimit, vonese të gjatë fluturimi ose imbarkimi të refuzuar.
Në rast se fluturimi juaj është anuluar nga Wizz Air, mund të rezervoni sërish për fluturimin tjetër të disponueshëm në itinerarin e njëjtë/të ngjashëm, të organizoni transport alternativ në kushte të ngjashme ose të anuloni rezervimin dhe të kërkoni rimbursim. Lexoni më shumë në faqen "Fluturimi i anuluar".
Gjithashtu, Wizz Air do të paguajë kompensimin sipas nenit 7 të rregullores:
- 250 EUR për fluturimet deri në 1500 km.
- 400 EUR për fluturimet nga 1501 deri në 3500 km në rast se të gjitha fluturimet janë bërë brenda Komunitetit (BE-ZEE).
- 600 EUR për fluturimet mbi 3500 km në rast fluturimesh jo brenda Bashkimit Evropian (BE-ZEE).
Shënim: shuma e kompensimit do të reduktohet me 50% nëse ju ofrohet një fluturim i ri dhe koha e mbërritjes nuk e kalon kohën e planifikuar të mbërritjes së fluturimit tuaj të rezervuar me 2 orë për fluturimet prej 1500 km ose më pak, me 3 orë për fluturimet nga 1501 deri në 3500 km dhe me 4 orë për fluturime mbi 3500 km.
Kompensimi i mësipërm nuk do të paguhet nëse jeni informuar rreth anulimit:
- 2 javë përpara orarit të programuar të nisjes (STD).
- 2 javë deri në 7 ditë përpara STD-së dhe ju është ofruar një fluturim alternativ i Wizz Air, orari i nisjes nuk është më shumë se dy orë përpara STD-së dhe orari i mbërritjes është më pak se katër orë pas orarit të programuar të mbërritjes (STA).
- Më pak se 7 ditë përpara STD-së dhe ju është ofruar një fluturim alternativ Wizz Air, orari i nisjes i të cilit është jo më pak se një orë përpara STD-së dhe orari i mbërritjes është më pak se 2 orë pas STA-së.
Nëse keni ankesa në lidhje me implementimin e të drejtave tuaja sipas rregullores, mund të kontaktoni me Organin Kombëtar Zbatues sipas vendit tuaj të nisjes (http://apr.europa.eu).
Ishte e dobishme kjo?
Në rast se fluturimi juaj është vonuar nga Wizz Air me 5 orë ose më shumë, mund të rezervoni sërish për fluturimin tjetër të disponueshëm në itinerarin e njëjtë/të ngjashëm, të organizoni transport alternativ në kushte të ngjashme ose të anuloni rezervimin dhe të kërkoni rimbursim. Lexoni më shumë në faqen "Fluturim i vonuar dhe i riplanifikuar".
Pasagjerët, fluturimi i të cilëve është vonuar me më shumë se tri orë pas mbërritjes, kanë të drejtën e kompensimit siç specifikohet në nenin 7 të rregullores, përveçse kur vonesa është shkaktuar nga rrethana të jashtëzakonshme që nuk mund të ishin shmangur edhe nëse do të ishin marrë të gjitha masat e arsyeshme.
Nëse keni ankesa në lidhje me implementimin e të drejtave tuaja sipas rregullores, mund të kontaktoni me Organin Kombëtar Zbatues sipas vendit tuaj të nisjes (http://apr.europa.eu).
Ishte e dobishme kjo?
Në rast se Wizz Air ju refuzon imbarkimin, mund të rezervoni sërish për fluturimin tjetër të disponueshëm në itinerarin e njëjtë/të ngjashëm, të organizoni transport alternativ në kushte të ngjashme ose të anuloni rezervimin tuaj dhe të kërkoni rimbursim. Lexoni më shumë në faqen Refuzimi i imbarkimit.
Wizz Air do të ofrojë kompensim sipas nenit 7 të rregullores bazuar në distancën e përshkruar dhe vonesën në kohën e mbërritjes krahasuar me kohën e planifikuar të mbërritjes së fluturimit fillestar.
- 250 EUR për fluturime deri në 1500 km, reduktuar me 50% nëse vonesa në mbërritje nuk i kalon 2 orë.
- 400 EUR për fluturime nga 1500 deri në 3500 km, reduktuar me 50% nëse vonesa në mbërritje nuk i kalon 3 orë.
- 600 EUR për fluturime mbi 3500 km, reduktuar me 50% nëse vonesa në mbërritje nuk i kalon 4 orë.
Ishte e dobishme kjo?
Në rast se keni të drejtë të merrni kompensim sipas rregullores (KE) nr. 261/2004, mund ta dorëzoni pretendimin përmes formularit të ankesave online.
Pasagjerë të tjerë mund të dorëzojnë një kërkesë për kompensim në emrin tuaj vetëm nëse ju vetë dhe pasagjeri tjetër keni qenë në të njëjtin rezervim për fluturimin në fjalë. Në atë rast ju vetë apo pasagjerët e tjerë që ngrenë pretendimin duhet të paraqisni prova për autorizimin që keni dhënë.
Ne do t'i përgjigjemi pretendimit tuaj brenda 30 ditëve.
Pretendimi nga një palë e tretë
Ne nuk përpunojmë pretendime të dorëzuara nga palë të tjera të treta, përveç nëse ju vetë apo pasagjerët në rezervimin tuaj kanë dorëzuar më parë një pretendim drejtpërdrejt pranë nesh.
Për të shmangur dyshimet, kushtet në paragrafin e mëparshëm nuk synojnë të kufizojnë të drejtën tuaj apo t’ju ndalojë të këshilloheni me konsulentë ligjorë përpara se të dorëzoni ndonjë pretendim drejtpërdrejt pranë nesh.
Nëse pretendimi na dorëzohet nga një palë e tretë në emrin tuaj (gjithnjë nëse na keni dorëzuar më herët drejtpërdrejt një pretendim), palës së tretë i kërkohet të paraqesë dokumentacionin e duhur dhe të përshtatshëm, që provon se ka autorizimin ligjor për t'ju përfaqësuar.
Çfarëdo kompensimi që i paguhet një pale të tretë që vepron në emrin tuaj, do të konsiderohet pagesë e mirëfilltë kompensimi dhe nuk do të paguhet ndonjë kompensim i mëtejshëm për të njëjtin fluturim, pasi ne nuk mbajmë përgjegjësi për pagesë të dytë apo debate midis jush dhe palës së tretë.
Caktimi
Ju gëzoni të drejtën t'ia caktoni pretendimin tuaj një pale të tretë. Kur të ricaktoni të drejtën tuaj për pretendim, jeni në fakt duke ia "shitur" palës së tretë të drejtën për të përfituar kompensim prej nesh, dhe pas kryerjes së ricaktimit, pala e tretë do të gëzojë të drejtën të marrë kompensimin në vendin tuaj. Ju këshillojmë t'i lexoni me kujdes kushtet e përgjithshme të kontratës suaj me palën e tretë në lidhje me pretendimin tuaj.
Ne kemi të drejtën t'i administrojmë pretendimet e caktuara vetëm nëse përmbushen kushtet e mëposhtme:
- Marrim njoftim me shkrim për ricaktimin të nënshkruar nga ju vetë, duke përfshirë sa më poshtë:
- Numrin tuaj të rezervimit
- Bazat për pretendimin
- Datën dhe numrin e fluturimit
ose
- Pretendimit i bashkëlidhet origjinali apo një kopje e certifikuar e kontratës së ekzekutuar siç duhet.
Tarifa e administrimit të caktimit
Administrimi i pretendimeve të caktuara krijon kosto shtesë për ne. Sipas Kodit Civil Hungarez 6:200, kosto të tilla do të mbulohen prej jush dhe palës së tretë të cilës i keni caktuar pretendimin.
Nëse kompensimit për pretendimin e caktuar i ka ardhur afati, për mbulimin e kostove të lartpërmendura ne do të zbresim tarifën e administrimit të caktimit nga pagesa e kompensimit.
Shuma e tarifës së administrimit të caktimit është 50 EUR.
Dokumentacioni i duhur dhe i përshtatshëm për përfaqësim apo caktim
Në rast se përfaqësoheni nga një palë e tretë apo e ricaktoni pretendimin tuaj, në përputhje me § 325* të Kodit të Procedurës Civile të Hungarisë, të gjitha dokumentet që na dorëzoni do të jenë në formën e dokumenteve private me fuqi të plotë prove, të cilat duhet të përmbushin sa më poshtë:
1. të jetë shkruar dhe të jetë nënshkruar nga lëshuesi me shkrim dore; ose -
Vetëm për qëllime shpjegimi: e shkruani dokumentin me dorë dhe ai ka nënshkrimin tuaj.
2. të jetë nënshkruar nga dy dëshmitarë që vërtetojnë se personi i përmendur në të e ka nënshkruar dokumentin, nëse nuk është shkruar prej tij në formë të pjesshme apo të plotë, në prani të tyre, ose e ka deklaruar nënshkrimin si të tijin, për më tej, emri dhe adresa e banimit - apo banesa e zakonshme, nëse nuk kanë të tillë - i të dy dëshmitarëve duhet përcaktuar në formë të lexueshme në dokument; - ose
Vetëm për qëllime sqarimi: Nëse dokumenti nuk është shkruar prej vetë jush, duhet ta nënshkruajnë dy persona të tjerë si dëshmitarë dhe të japin adresat e tyre.
3. nënshkrimi apo inicialet e nënshkruesit të dokumentit duhet të certifikohen në dokument nga një gjykatës apo noter publik; ose
Vetëm për qëllime sqarimi: Dokumenti është i noterizuar. Do të thotë që noteri vërteton se nënshkrimi në dokument ju përket juve.
4. një avokat apo konsulent ligjor i regjistruar në Dhomën e Avokatisë paraqet një dokument - me nënshkrimin e duhur - për të vërtetuar se dokumenti është transkriptuar nga të tjerë dhe është nënshkruar nga vetë nënshkruesi në praninë e tij, apo se e ka deklaruar nënshkrimin si të vetin në prani të tij; - ose
Vetëm për qëllime sqarimi: Dokumenti duhet të nënshkruhet nga një avokat dhe nga ju.
5. dokumenti elektronik ekzekutohet nga nënshkrimi i certifikuar elektronik i nënshkruesit apo nga nënshkrimi i avancuar elektronik në bazë të një certifikate apo vule të kualifikuar, duke përfshirë - aty ku parashikohet nga ligji - vulën kohore.
Vetëm për qëllime sqarimi: Dokumenti elektronik është krijuar me anë të një pajisjeje të certifikuar, që ju identifikon dhe paraqet një certifikatë apo vulë të kualifikuar mbi dokument.
Kushti i përgjithshëm i transportit që keni pranuar gjatë rezervimit, i cili përbën kontratën midis jush dhe nesh, zbatohet sipas legjislacionit të Hungarisë, dhe si i tillë, legjislacioni i Hungarisë rregullon dhe marrëdhënien tonë kontraktuale.
Ishte e dobishme kjo?
Temat e rekomanduara
Na kontaktoni
Për mbështetje të menjëhershme,flisni me ne osena telefononi.
Për kërkesa jourgjente, ne rekomandojmë të dorëzoni një kërkesë.