Mbajini ilaçet në bagazhin e dorës në çdo moment. Në rast se ju nevojitet të mbani ilaçe të rëndësishme, si p.sh. insulinë, duhet të keni një certifikatë mjekësore me vete që konfirmon se ju nevojitet ilaçi gjatë udhëtimit. Paraqiteni këtë dokument te kontrolli i sigurisë së aeroportit, nëse ju kërkohet.
Vini re se nuk mund t’i mbajmë ilaçet tuaja në frigorifer në bord.
Transporti dhe përdorimi i koncentruesve portativë të oksigjenit (POC-të)që nuk përmbajnë gaz të ngjeshur ose oksigjen të lëngshëm lejohet në bord me kusht që të jepen prova rreth natyrës së pajisjesdhe një formular mjekësor i gjendjes fizike të përshtatshme për fluturim"Fit to
Fly"(shkarkojeni).
Nëse dëshironi të transportoni ose përdorni një pajisje mbështetëse që nuk gjeneron oksigjen (aparat personal frymëmarrjeje - RPD): si p.sh. respirator, nebulizator, ventilator, CPAP ose BiPap në kabinën e avionit, duhet të paraqitni formularin e gjendjes fizike të përshtatshme për fluturim “Fit to Fly” (jeni të lutur ta shkarkoni).
Nëse udhëtoni me një pajisje të tillë, kontaktoni me qendrën telefonike të asistencës së posaçme të paktën 48 orë përpara nisjes së programuar për verifikimin e dokumenteve. Vini re se formulari i gjendjes fizike të përshtatshme për fluturim "Fit to fly" duhet të lëshohet brenda 6 ditëve nga data e fluturimit.
Pasagjerët duhet të kryejnë checkin-in në aeroport tëpaktën 2 orë përparanisjes së planifikuar të fluturimit dhe duhet të paraqesin pajisjen dhe dokumentet e saj për inspektim.
Nëse nuk kontaktoni paraprakisht me qendrën telefonike dhe/ose nuk keni mundësi ta paraqitni formularin "Fit to fly" në aeroport, operatori mund t'jua refuzojë transportin.
Këto pajisje mund të transportohen si artikull shtesë falas.
Pasagjeri duhet të udhëtojë me një model të miratuar të POC:
- AirSep FreeStyle
- AirSep LifeStyle
- AirSep Focus
- AirSep Freestyle 5
- (Caire) SeQual eQuinox / Oxywell (model 4000)
- Delphi RS-00400 / Oxus RS-00400
- DeVilbiss Healthcare iGo
- Inogen One
- Inogen One G2
- lnogen One G3
- lnova Labs LifeChoice Activox
- International Biophysics LifeChoice / lnova Labs
LifeChoice
- Invacare XPO2 / XPO100
- Invacare Solo 2
- Oxylife Independence Oxygen Concentrator
- Precision Medical EasyPulse
- Respironics EverGo
- Respironics SimplyGo
- Sequal Eclipse
- SeQual SAROS
- VBox Trooper
Pasagjeri duhet të ketë një numër të mjaftueshëm baterish të karikuara plotësisht për pajisjen mjekësore për të mbuluar kohëzgjatjen e fluturimit dhe vonesat e mundshme. Në bagazhin e dorës lejohet një maksimum prej 2 baterish dhe këto duhet të jenë të mbrojtura individualisht për të parandaluar krijimin e qarkut të shkurtër. Terminalet e baterisë duhet të jenë të izoluara ose të paketuara për të parandaluar kontaktin me objektet metalike, duke përfshirë terminalet (karikuesit) ose bateritë e tjera.
Vini re se nuk lejohen në bord aparatet e frymëmarrjes që përmbajnë gaz të ngjeshur ose oksigjen të lëngshëm.