Kjo deklaratë privatësie vlen për të gjitha të dhënat personale që na jepni, si dhe për të gjitha të dhënat personale që grumbullojmë rreth jush, qoftë rreth mënyrës se si e përdorni faqen tonë të internetit ose aplikacionin tonë celular (duke përdorur "skedarë personalizimi") ose rreth mënyrave tuaja të udhëtimit nëse kryeni prenotime me ne. Deklarata e privatësisë ju ndihmon të kuptoni më mirë se si i përdorim të dhënat tuaja personale dhe shpjegon se si i mbledhim dhe i përdorim, si dhe me kë i ndajmë.
1. KUSH JEMI NE?
Wizz Air Hungary Ltd. (“Wizz Air” ose “ne” ose “jonë”) (me seli të regjistruar në adresë: Laurus Offices, Kőér street 2/A, Building B, II-V., H-1103, Budapest, Hungary; numri i regjistrimit të kompanisë: 01-10-140174) vepron si kontrollues i të dhënave. Kjo do të thotë se Wizz Air vendos se si përpunohen të dhënat tuaja personale dhe për çfarë qëllimesh.
2. PËRGJEGJËSI I MBROJTJES SË TË DHËNAVE
Wizz Air ka caktuar një përgjegjës të mbrojtjes së të dhënave (“DPO”) për të siguruar pajtueshmërinë me ligjet përkatëse për mbrojtjen e të dhënave dhe për të mbikëqyrur pajtueshmërinë tonë, si dhe për t'u siguruar që pyetjet tuaja në lidhje me mbrojtjen e të dhënave të marrin përgjigje. Autoriteti hungarez i Mbrojtjes së të Dhënave është autoriteti kryesor i mbrojtjes së të dhënave për Wizz Air si kontrollor të dhënash.
Ju keni gjithnjë të drejtën të ngrini në çfarëdo kohe ankesë në lidhje me mbrojtjen e të dhënave pranë një autoriteti mbikëqyrës.
Nëse dëshironi të ushtroni të drejtat tuaja në lidhje me mbrojtjen e të dhënave mund ta dorëzoni kërkesën tuaj KËTU pas identifikimit në llogarinë tuaj të Wizz në skedën e mbrojtjes së të dhënave.
3. TË DHËNAT TUAJA PERSONALE – ÇFARË JANË?
Të dhënat personale në lidhje me një individ të gjallë që mund të identifikohet qartë nga ato të dhëna, në veçanti emri juaj, adresa, numri i telefonit, adresa e emailit, numri i kartës së bankës ose kartës së kreditit, informacioni mbi kujdesin e veçantë. Identifikimi mund të kryhet vetëm nga informacioni ose në lidhje me çdo informacion tjetër që ndodhet përndryshe në zotërim të kontrollorit të të dhënave ose që ka gjasë t'i marrë në zotërim.
4. SI I GRUMBULLOJMË NE TË DHËNAT PERSONALE?
Ne i grumbullojmë të dhënat tuaja në faqen tonë, aplikacionin për celularë, përmes emailit, qendrës telefonike, përmes postës kur na dërgoni letër me postë dhe në raste të caktuara në aeroport kur na kërkohet apo kemi detyrim të përgatisim raporte apo procesverbale për aktivitete të caktuara në lidhje me udhëtimin tuaj.
5. PSE I GRUMBULLOJMË TË DHËNAT PERSONALE? (QËLLIMET E PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE)
Ne i grumbullojmë dhe i përdorim të dhënat tuaja personale për qëllimet e mëposhtme:
a) Për të krijuar llogarinë tuaj WIZZ - për këtë qëllim grumbullojmë të dhënat e mëposhtme: titullin, emrin, datëlindjen, gjininë, numrin e celularit, adresën e emailit, nënshtetësinë.
b) Për të procesuar prenotimin tuaj dhe verifikimin e pagesës me kartë grumbullojmë të dhënat e mëposhtme: titullin, emrat e pasagjerëve, adresat, numrat dhe datën e skadimit të pasaportave ose të letërnjoftimeve zyrtare të BE-së, numrat e telefonit, emailet dhe adresat e IP-së, kartat e kreditit/debitit ose të dhëna të tjera pagese apo bankare.
c) Për të ofruar shërbimet që keni blerë prej nesh - për këtë qëllim grumbullojmë të dhënat e mëposhtme: emrin e pasagjerit, nënshtetësinë, gjininë, grupmoshën, numrat dhe datën e skadimit të pasaportës apo të letërnjoftimeve zyrtare të BE-së, gjendjen mjekësore për pasagjerët që kanë kërkesa të posaçme mjekësore dhe/ose kërkesa dietike, numrin e telefonit, adresën e emailit, të dhënat e kartës së kreditit, të bankës ose të llogarisë bankare, informacion për kujdesin e posaçëm (të dhëna personale të natyrës delikate), të dhënat e fluturimit, numrin e konfirmimit, datëlindjen, të dhënat e dokumenteve të udhëtimit, shërbimet që keni blerë dhe numrin e llogarisë së WIZZ.
d) Për të mundësuar blerjen e shërbimeve ose të produkteve të palëve të treta në faqen tonë të internetit. Për këtë qëllim, grumbullojmë të dhënat e mëposhtme: emrin e pasagjerit, nënshtetësinë, gjininë, numrin e telefonit, adresën e emailit, të dhënat e kartës së kreditit ose të bankës, informacion për kujdesin e posaçëm, të dhënat e fluturimit, numrin e konfirmimit, datëlindjen, të dhënat e dokumenteve të udhëtimit, të dhënat e vendndodhjes (duke përfshirë vendndodhjen gjeografike në kohë reale të kompjuterit apo pajisjes suaj përmes GPS, Bluetooth dhe adresën tuaj IP , së bashku me pikëhyrjet publike Wi-Fi dhe vendndodhjet e antenave të telefonisë celulare, nëse përdorni funksione me bazë vendndodhjeje dhe aktivizoni cilësimet për shërbimet e vendndodhjes në pajisjen dhe kompjuterin tuaj) dhe numrin e llogarisë së WIZZ.
e) Për të komunikuar me ju (për shembull në rast problemi me fluturimin) përmes emailit, telefonit, SMS, MMS, njoftimeve të sistemit, mesazheve brenda aplikacionit, shërbimit të bisedës, rrjete sociale, telefonatave, letrës me postë. Për këtë qëllim, grumbullojmë të dhënat e mëposhtme: emrin dhe të dhënat e kontaktit (numrin e telefonit, adresën e emailit, adresën postare), të dhënat e fluturimit, numrin e llogarisë së Wizz.
f) Për t’ju dërguar rikujtime për prenotime të papërfunduara. Për këtë qëllim, grumbullojmë të dhënat e mëposhtme: pikënisjen e zgjedhur dhe destinacionin, nëse fluturimi është vetëm vajtje apo vajtje-ardhje, orarin e nisjes dhe të mbërritjes, numrin e pasagjerëve, llojin e biletës së zgjedhur, çmimin gjithsej të biletës, nëse përdoruesi është abonent i buletinit informativ, llojin e prenotimit (normal, Wizz Discount Club, grup), shërbimet e zgjedhura, gjuhën e faqes/aplikacionit të Wizz Air.
g) Për t’ju dërguar buletine. Për këtë qëllim, grumbullojmë të dhënat e mëposhtme: emrin dhe të dhënat e kontaktit (numrin e telefonit, adresën e emailit), të dhënat e historikut të kërkimeve tuaja në wizzair.com dhe shprehitë tuaja udhëtimore, preferencat udhëtimore.
h) Për t'ju bërë oferta të përshtatura sipas preferencave tuaja dhe për të shfaqur rekomandime të personalizuara për produkte dytësore. Për këtë qëllim, grumbullojmë të dhënat e mëposhtme: emrin dhe të dhënat e kontaktit (numrin e telefonit, adresën e emailit), preferencën udhëtimore që na keni dhënë, detaje të historikut të kërkimeve tuaja në wizzair.com, të dhëna të historikut të prenotimeve, të dhëna të shprehive udhëtimore të vendndodhjes (duke përfshirë vendndodhjen gjeografike në kohë reale të kompjuterit apo pajisjes suaj përmes GPS, Bluetooth dhe adresën tuaj IP , së bashku me pikëhyrjet publike Wi-Fi dhe vendndodhjet e antenave të telefonisë celulare, nëse përdorni funksione me bazë vendndodhjeje dhe aktivizoni cilësimet për shërbimet e vendndodhjes në pajisjen dhe kompjuterin tuaj). Për qëllimin e fundit ne përdorim të dhëna historike të prenotimeve/transaksioneve, të dhëna në kohë reale të grafikëve të blerjes, të dhëna të vendndodhjes dhe klasifikimin e itinerareve të zbatuar nga Wizz Air.
i) Për të komunikuar me ju për të zhvilluar anketat tona rreth kënaqësisë së klientëve tanë për qëllime analitike, për përmirësim të cilësisë, për zhvillimet e shërbimit, për të përmirësuar performancën e faqes së internetit, për të matur suksesin e fushatave tona të reklamimit ose për të përshtatur shërbimet me nevojat tuaja. Për këtë qëllim, grumbullojmë të dhënat e mëposhtme: emrin dhe të dhënat e kontaktit (numrin e telefonit, adresën e emailit) dhe të dhënat e historikut të prenotimeve.
j) Për të mbështetur qëllimet administrative dhe ligjore, për shembull kontrollet kundër mashtrimit, për sigurinë, për raportet e sigurisë, operative dhe të tjera, si dhe për qëllime sigurie. Për këtë qëllim, grumbullojmë të dhënat e mëposhtme: emrin e pasagjerit, adresën, numrin e telefonit, adresën e IP-së, të dhënat e vendndodhjes gjeografike, historikun e prenotimeve dhe të transaksioneve, të dhënat e kartës së kreditit/debitit, të dhënat në lidhje me kërkesën dhe ankesën.
k) Për t'u pajtuar me dispozitat e detyrueshme të ligjeve në fuqi si p.sh. për kontabilitet, qëllime auditimi, mbrojtjen e konsumatorit, qëllime në lidhje me imigrimin dhe shëndetin. Për këtë qëllim, grumbullojmë të dhënat e mëposhtme: të dhënat personale që lidhen me kontrollet e emigracionit dhe të doganave, të dhënat personale që lidhen me faturimin, të dhënat që lidhen me personat që kërkojnë asistencë të posaçme; të dhënat personale që lidhen me detyrimet tona në rast ndërprerjeje të fluturimit ose vonese të fluturimit.
Do të donim t'ju sjellim në vëmendje faktin se të dhënat personale që na jepni gjatë krijimit të llogarisë WIZZ do të përdoren për prenotimin e fluturimit tuaj si pasagjer me ne.
Prandaj dhe duhet të siguroheni që gjatë procesit të regjistrimit të na jepni të dhënat e duhura personale që përkojnë saktësisht me ato të dokumentit tuaj të udhëtimit që përdorni për të udhëtuar me ne.
Nëse të dhënat tuaja personale janë të pasakta ose të paplota, mund të keni të drejtën të merrni prej nesh një korrigjim ose plotësim të të dhënave tuaja personale.
5.1. Përpunimi i të dhënave personale të natyrës delikate
Në disa raste ne na duhet gjithashtu të përpunojmë kategori të veçanta të dhënash personale (të dhënat personale delikate) p.sh. të dhënat shëndetësore, për shembull kur kërkoni asistencë të posaçme prej nesh dhe/ose një operatori aeroporti (si p.sh. sigurimi i oksigjenit), ose kur ju na jepni informacion rreth gjendjes së përshtatshme fizike për fluturim (për shembull nëse jeni shtatzënë ose informacion rreth alergjive) për arsye sigurie.
Për të përpunuar të dhënat tuaja delikate personale neve do të na nevojitet miratimi juaj specifik, ndryshe mund të mos jemi në gjendje t’ju ofrojmë shërbimin (shërbimet) e kërkuara. Të dhënat tuaja personale mund t'i përdorim sipas nevojës për të përcaktuar, ushtruar apo mbrojtur pretendime ligjore, si dhe për të garantuar pajtueshmërinë me kërkesat e detyrueshme ligjore. Mund të kërkohet edhe transferimi i të dhënave tuaja personale delikate te palë të treta, edhe jashtë Zonës Ekonomike Evropiane, gjatë ofrimit të shërbimeve të kërkuara prej nesh në bazë të dispozitave të detyrueshme ligjore.
5.2. Profilizimi
Ne kryejmë profilizim për t’ju dhënë oferta të përshtatura sipas nevojave, preferencave dhe interesave tuaja. Ofertat mund të përfshijnë ndër të tjera ulje për biletat e fluturimeve, ulje për shërbime të tjera, kuponë që jepen në shkëmbim të pjesëmarrjes në anketa. Ofertat mund të nënkuptojnë oferta të Wizz Air Hungary Ltd., të Wizz Air UK Limited, Wizz Air Abu Dhabi ose të partnerëve tanë të kontraktuar (p.sh. bankat që lëshojnë karta krediti/debiti me markën WIZZ, me përfitime të posaçme) ose persona të tretë. Ofertat mund të jepen përmes emailit, telefonit, SMS ose njoftimeve të sistemit, kundrejt pëlqimit tuaj.
Profilizimi është një formë përpunimi të automatizuar të të dhënave tuaja personale, që nënkupton përdorimin e të dhënave personale për të vlerësuar aspekte të caktuara personale që lidhen me ju, në veçanti për të analizuar ose parashikuar aspekte që lidhen me situatën ekonomike, preferencat personale, interesat, besueshmërinë, sjelljen, vendndodhjen/lëvizjet tuaja.
6. BAZA LIGJORE E PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE
Aktivitetet e përpunimit të të dhënave të përcaktuara në pikat a)-c) të paragrafit 5 të kësaj deklarate privatësie janë të nevojshme për kryerjen e kontratës që do të lidhet mes jush dhe Wizz Air ose për të ndërmarrë hapat sipas kërkesës suaj për të lidhur kontratë, prandaj përpunimi i të dhënave bazohet mbi nenin 6 (1) (b) të rregullores "Për mbrojtjen e të dhënave të përgjithshme" nr. 2016/679 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit ("GDPR").
Baza ligjore e aktiviteteve të përpunimit të të dhënave e përcaktuar në pikat d)-h) të paragrafit 5 të kësaj deklarate privatësie është pëlqimi juaj në përputhje me nenin 6 (1) (a) dhe nenin 9 (2) (a) të GDPR.
Aktiviteti i përpunimit të të dhënave i përcaktuar në pikat i)-j) të paragrafit 5 të kësaj deklarate privatësie bazohet mbi interesin legjitim të Wizz Air në lidhje me përpunimin e të dhënave (neni 6 (1) (f) i GDPR). Nëse baza ligjore është interesi legjitim i Wizz Air, ne do t'i marrim parasysh me kujdes interesat dhe të drejtat e liritë tuaja themelore, dhe nëse këto i anulojnë interesa të tilla legjitime (prova e ekuilibrit).
Aktiviteti i përpunimit të të dhënave i përcaktuar në pikën k) të paragrafit 5 të kësaj deklarate privatësie është i nevojshëm për pajtimin me detyrimet ligjore që vlejnë për Wizz Air, prandaj baza ligjore e përpunimit të të dhënave bazohet në nenin 6 (1) (c) të GDPR.
Pasojat e mosdhënies/refuzimit për dhënien e të dhënave personale
Kini parasysh se na nevojiten të dhënat personale të listuara në këtë deklaratë privatësie sipas paragrafit 5 për të përmbushur kushtet e përgjithshme të transportit dhe për t’ju ofruar shërbimet tona ose oferta të personalizuara. Nëse nuk na i jepni të dhënat e kërkuara personale ne nuk do të jemi në gjendje t'jua ofrojmë të gjitha apo disa pjesë të shërbimeve që keni kërkuar prej nesh.
Nëse e tërhiqni miratimin ose nuk jepni miratim për përdorimin e të dhënave tuaja delikate, ne mund të mos jemi në gjendje t'jua ofrojmë të gjitha apo disa pjesë të shërbimeve që keni kërkuar prej nesh. Vini re se në këto rrethana nuk do të jeni në gjendje të anuloni apo të merrni rimbursim të tarifave që mund të keni paguar.
7. PËR SA KOHË I MBAJMË TË DHËNAT TUAJA PERSONALE?
Ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale për kohën e kërkuar për qëllimet e përcaktuara në këtë deklaratë privatësie ose për periudhën e kufizimit të përshkruar në ligjet përkatëse.
Ne nuk i mbajmë të dhënat tuaja më gjatë se sa është logjikisht e nevojshme: për një periudhë prej 6 vitesh nga përfundimi i kontratës së lidhur me ne (d.m.th. fshirja e llogarisë suaj të WIZZ) për të qenë në pajtim me ligjet e zbatueshme për mbajtjen e të dhënave.
Ne i ruajmë të dhënat e kërkimeve në internet në lidhje me ju për katër ditë.
Në rast dokumentesh kontabiliteti, periudha e mbajtjes është 8 vjet nga mbyllja e vitit fiskal, në përputhje me paragrafin 169 të ligjit C të vitit 2000 për kontabilitetin.
Nëse është nisur një procedim gjyqësor ose disiplinor, atëherë të dhënat personale do të ruhen deri në përfundim të procedimeve, duke përfshirë kohëzgjatjen e çdo zgjidhjeje të mundshme ligjore, të cilat të dhëna më pas, në rast padish civile, do të fshihen pasi të ekzekutohet statuti i kufizimit të ligjit civil.
Në rast përpunimi të të dhënave bazuar në miratimin, të dhënat personale do të përpunohen derisa të tërhiqet miratimi.
8. PËRPUNIMI I MËTEJSHËM I TË DHËNAVE PERSONALE
Nëse dëshirojmë të përdorim të dhënat tuaja personale për një qëllim të ri që nuk mbulohet nga kjo deklaratë privatësie, do t’ju japim një njoftim të ri që shpjegon të gjitha kushtet në lidhje me përpunimin e ri përpara se të zhvillohet përpunimi i ri. Nëse kërkohet, ne do të kërkojmë miratimin tuaj përpara se të fillojmë aktivitetin e përpunimit të ri të të dhënave.
9. TË DREJTAT TUAJA TË MBROJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE
Sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave mund të gëzoni të drejtën:
- për të kërkuar akses në të dhënat tuaja personale,
- për të kërkuar korrigjim të të dhënave tuaja personale,
- për të kërkuar fshirjen e të dhënave tuaja personale,
- për të kërkuar kufizimin e të dhënave tuaja personale,
- për të kërkuar mbartjen e të dhënave,
- për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave tuaja personale (duke përfshirë kundërshtimin e profilizimit si dhe të drejta të tjera në lidhje me vendimmarrjen e automatizuar),
- për të tërhequr pëlqimin tuaj dhe për të paraqitur ankesë pranë autoritetit mbikëqyrës.
9.1 E drejta për akses
Ju mund të keni të drejtën të merrni prej nesh konfirmimin nëse përpunojmë apo jo të dhëna personale në lidhje me ju, dhe në rast se po, të kërkoni akses në të dhënat personale.
Ju mund të keni të drejtën të merrni një kopje të të dhënave tuaja personale që po përpunohen në përputhje me ligjet përkatëse të mbrojtjes së të dhënave. Ne mund të kërkojmë prej jush informacion shtesë për identifikim ose për kopje shtesë të kërkuara nga ju, ne mund të tarifojmë një tarifë të arsyeshme bazuar në kostot administrative.
9.2. E drejta e korrigjimit
Mund të keni të drejtën të përfitoni korrigjim nga ana jonë të të dhënave të pasakta personale në lidhje me ju. Në varësi të qëllimeve të përpunimit, ju mund të keni të drejtën të plotësoni të dhënat personale të paplota, edhe përmes dhënies së një deklarate suplementare.
E drejta juaj për korrigjim ofrohet prej nesh falas në parim, por në rastin e ndryshimeve të emrave të pasagjerëve në prenotim ekzistues deri në 3 orë përpara orarit të planifikuar të nisjes, ne mund t'ju tarifojmë me koston e ndryshimit të emrit nëse përmbushen kushte të caktuara në përputhje me kushtet tona të përgjithshme të transportit.
Për më shumë informacion në lidhje me rregullat tona për korrigjimet me ndryshim emri, klikoni këtu.
9.3. E drejta e fshirjes (e drejta për t’u harruar)
Në rrethana të caktuara, ju mund të keni të drejtën të kërkoni prej nesh fshirjen e të dhënave tuaja personale dhe ne mund të kemi detyrimin të fshijmë këto të dhëna personale. Në këto raste, ne nuk do të jemi më në gjendje t’ju ofrojmë më tej shërbimet tona.
9.4. E drejta për të kufizuar përpunimin
Në rrethana të caktuara, mund të keni të drejtën të kërkoni nga ne kufizimin e përpunimit të të dhënave tuaja personale. Në këtë rast, do të shënohen të dhënat përkatëse dhe ato mund të përpunohen prej nesh vetëm për qëllime të caktuara.
9.5. E drejta për të kundërshtuar dhe të drejtat që lidhen me vendimmarrjen e automatizuar
Në rrethana të caktuara, ju mund të keni të drejtën të kundërshtoni, për arsye që lidhen me situatën tuaj të caktuar, në çdo moment, përpunimin e të dhënave tuaja personale, duke përfshirë profilizimin, prej nesh dhe neve mund të na kërkohet të mos i përpunojmë më të dhënat tuaja personale.
Gjithashtu, nëse të dhënat tuaja personale përpunohen në bazë të interesave tona legjitime, ju keni të drejtën të kundërshtoni në çdo kohë përpunimin e të dhënave tuaja personale në lidhje me këto qëllime.
Gjithashtu, në rrethana të caktuara në rastin e vendimmarrjes së automatizuar individuale, ju keni të drejtën për të fituar ndërhyrje njerëzore.
Ne ju njoftojmë se Wizz Air nuk e zbaton mekanizmin e vendimmarrjes së automatizuar sipas GDPR.
9.6. E drejta për mbartjen e të dhënave
Në rrethana të caktuara ju mund të keni të drejtën t'i merrni të dhënat personale që na keni dhënë, në një format të strukturuar, të përdorimit të zakonshëm, të lexueshëm nga kompjuteri (d.m.th. në formë elektronike) dhe mund të gëzoni të drejtën të kërkoni transmetimin e atyre të dhënave drejt një subjekti tjetër pa pengesë prej nesh, nëse ky transmetim mund të realizohet nga ana teknike.
9.7. E drejta për të tërhequr miratimin
Kur përpunimi i të dhënave tuaja personale bazohet në miratimin tuaj, ju mund të tërhiqni miratimin tuaj në çdo moment pa na dhënë arsyen për këtë, falas duke klikuar lidhjen e dhënë në çdo buletin informativ, ose përmes ndryshimit të preferencave në llogarinë tuaj të Wizz Air ose në pajisjen tuaj celulare. Tërheqja e miratimit nuk ndikon te ligjshmëria e përpunimit bazuar në miratimin përpara tërheqjes së tij.
Nëse e tërhiqni miratimin për përpunimin e të dhënave tuaja personale nga ana jonë, ne mund të mos jemi në gjendje t’jua ofrojmë të gjitha apo disa pjesë të shërbimeve që keni kërkuar (p.sh. në rastin e shërbimit të asistencës së posaçme, nëse kërkohet përpunimi i të dhënave delikate prej nesh).
9.8. Si të na kontaktoni dhe të ushtroni të drejtat tuaja në lidhje me mbrojtjen e të dhënave?
Në lidhje me pyetjet për mbrojtjen e të dhënave, për të ushtruar të drejtat tuaja apo për të paraqitur ankesë, na kontaktoni duke klikuar KËTU pasi të identifikoheni në llogarinë tuaj të Wizz.
Nëse nuk keni llogari të Wizz mund të na kontaktoni duke e paraqitur kërkesën tuaj KËTU.
9.9. E drejta për të paraqitur ankesë pranë autoritetit mbikëqyrës
Nëse besoni se janë shkelur të drejtat për të dhënat tuaja personale, ju gjithashtu mund të kontaktoni dhe të depozitoni një ankesë pranë autoritetit lokal të mbrojtjes së të dhënave, në veçanti në shtetin anëtar të vendbanimit tuaj të zakonshëm, vendit të punës ose vendit të shkeljes së pretenduar.
Mund dhe të kontaktoni Autoritetin hungarez për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Lirinë e Informacionit (Nemzeti Adatvédelmi és Információszabadság Hatóság, H-1125, Hungary, Budapest, Szilágyi Erzsébet fasor 22/C.; telefon: +36-1 391-1400; telefaks: +36-1 391-1410).
10. SI I MBROJMË TË DHËNAT TUAJA PERSONALE?
Wizz Air pajtohet me detyrimet e veta sipas ligjeve përkatëse për mbrojtjen e të dhënave duke
- i mbajtur të dhënat personale të përditësuara;
- i ruajtur dhe asgjësuar në mënyrë të sigurt;
- mos mbledhur apo mbajtur sasi të tepruara të dhënash;
- i mbrojtur të dhënat personale nga humbja, aksesi dhe zbulimi i paautorizuar dhe duke u siguruar që të ketë masat e duhura teknike për mbrojtjen e të dhënave personale.
Ne marrim masat e duhura teknike dhe organizative për të siguruar mbrojtjen e të dhënave tuaja personale kundër shkatërrimit aksidental apo të paligjshëm, apo humbjes aksidentale, ndryshimit, zbulimit apo aksesit të paautorizuar, sidomos, por pa u kufizuar vetëm me të, aty ku përpunimi përfshin transmetimin e të dhënave përmes një rrjeti dhe kundër të gjitha formave të tjera të paligjshme të përpunimit.
Wizz Air, në përputhje me këtë, mes të tjerash, zbaton nivele të ndryshme të drejtash aksesi drejt të dhënave, gjë që siguron që vetëm personi me autorizimin e duhur të ketë akses në të dhënat, njohuria e të cilit rreth të dhënave është e nevojshme për të përmbushur detyrimin e tij ose të saj që buron nga ose në lidhje me përmbushjen e punës së tij ose të saj.
Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë transmetimit të sigurt të të dhënave personale dhe financiare. Këto të dhëna transmetohen nga kompjuteri juaj drejt serverit të prenotimit të Wizz Air përmes kanaleve të enkriptuara me mbështetjen e teknologjisë moderne Secure Socket Layer (SSL).
11. NDARJA E TË DHËNAVE TUAJA PERSONALE
Wizz Air, gjatë kryerjes së operacioneve të tij, mund të përdorë shërbimet e përpunuesve të ndryshëm të të dhënave dhe ofruesve të jashtëm të shërbimit për të trajtuar dhe përpunuar të dhënat tuaja personale për qëllime specifike, për llogari të dhe në përputhje me udhëzimet e Wizz Air. Gjithashtu, sipas ligjeve të zbatueshme të aviacionit Wizz Air i kërkohet të ndajë të dhënat tuaja personale me organet qeveritare, autoritetet dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit.
Përpunuesit e të dhënave do të përpunojnë të dhënat personale maksimumi për aq kohë sa afati i kontratës së përpunimit të të dhënave të lidhur me ta është i vlefshëm dhe në fuqi, ose derisa t’u kërkohet të mbajnë të dhënat tuaja sipas ligjeve të zbatueshme për mbajtjen e të dhënave.
Ne mund t'ua zbulojmë të dhënat tuaja personale kategorive të mëposhtme të palëve të treta (marrësve) për qëllimet e përshkruara më poshtë:
- agjentët e udhëtimit dhe palët e tjera të treta që përmes të cilëve prenotoni udhëtimin ose shërbime të tjera;
- ofruesit e shërbimeve palë të treta, shërbimet e të cilëve keni blerë në faqen tonë të internetit (duke përfshirë, mes të tjerash shërbimet e sigurimit, të transferimit), në aplikacionin tonë ose përm
- partnerët tanë në skemat e besnikërisë ku jeni bashkuar;
- kompanitë e përpunimit në tokë dhe aeroportet që t’ju sigurojnë shërbimin që keni kërkuar;
- kompanitë e kartave të kreditit, ofruesit e shërbimeve të pagesës për të përpunuar pagesat që keni nisur në faqen tonë të internetit, në aplikacionin tonë ose përmes qendrës sonë telefonike;
- palët e treta që kryejnë anketime për klientët për llogarinë tonë;
- ofruesit e tjerë palë të treta të shërbimeve të angazhuar prej nesh për përpunimin e të dhënave;
- palët e treta, si p.sh. studiot ligjore, gjykatat, organe të tjera apo ofrues shërbimesh, për të zbatuar ose imponuar çfarëdo kontrate me ju;
- autoritetet qeveritare ose forcat e zbatimit të ligjit siç janë policia dhe autoritetet rregullatore, me kërkesë të tyre dhe vetëm siç kërkohet nga ligji në fuqi ose për të mbrojtur të drejtat tona os
11.1. Grup i Wizz Air
Të dhënat tuaja personale mund të ndahen brenda grupit të Wizz Air për sa kohë që kjo është e nevojshme për të ofruar shërbimet që keni blerë prej nesh ose për të mundësuar blerjen e shërbimeve ose të produkteve të palëve të treta në faqen tonë të internetit, përmes aplikacionit tonë për celular ose përmes qendrës sonë telefonike. Për më shumë informacion rreth grupit të Wizz Air, klikoni këtu.
11.2. Ofruesit e shërbimit palë të treta
Kur blini shërbimin e një ofruesi palë të tretë në faqen tonë të internetit, në aplikacionin tonë ose përmes qendrës sonë telefonike (p.sh. porosisni shërbim transporti ose ndonjë aktivitet të ngjashëm), ne ia transferojmë të dhënat tuaja personale ofruesit përkatës të shërbimit për të mundësuar blerjen dhe për të kryer shërbimin që porositët prej nesh.
Përpunimi i të dhënave nga këto palë të treta mund të drejtohet gjithashtu edhe nga politikat e tyre të privatësisë. Shqyrtojini politikat e privatësisë drejtpërdrejt në faqen e internetit të këtyre palëve të treta për më shumë informacion rreth praktikave të tyre të përpunimit të të dhënave. Gjithashtu, ne mund të marrim informacion rreth jush nga palë të treta, për shembull kur merrni pjesë në një program besnikërie.
11.3. Përpunuesit e të dhënave
Wizz Air përfshin palë të treta të caktuara për të ofruar asistencë gjatë përmbushjes së shërbimeve të blera prej nesh. Këto palë të treta ofrojnë shërbimet e mëposhtme:
- shërbime të përpunimit në terren në aeroporte;
- shërbime të përpunimit të pagesave;
- organizimin e skemave të besnikërisë;
- ofrimin e shërbimeve të mbështetjes kompjuterike;
- ofrimin e shërbimeve të caktuara në aeroporte, si p.sh. shitjen e biletave, shërbime që lidhen me bagazhet, imbarkimin prioritar, ndryshime të fluturimit;
11.4. Qendra telefonike
Ne angazhojmë furnitorë palë të treta për të ofruar për ne shërbimet e qendrës telefonike. Më shumë informacion rreth këtyre furnitorëve mund të gjeni këtu. Qendra jonë telefonike i përpunon të dhënat tuaja personale në përputhje me këtë deklaratë privatësie. Telefonatat regjistrohen për mbrojtjen dhe riprodhimin e angazhimeve verbale nëse jepni pëlqimin tuaj për të dhe mund të lidhen me të dhëna të tjera rezervimi. Ankesat e paraqitura elektronikisht, përmes postës ose emailit, arkivohen gjithashtu dhe mund të lidhen me të dhëna të tjera rezervimi për trajtimin e ankesave të mundshme në të ardhmen.
11.5. Autoritetet qeveritare dhe organet e zbatimit të ligjit:
Ne mund t’i transferojmë të dhënat tuaja personale te autoritetet qeveritare ose forcat e zbatimit të ligjit siç janë policia dhe autoritetet rregullatore, me kërkesë të tyre dhe vetëm siç kërkohet nga ligji në fuqi ose për të mbrojtur të drejtat tona ose sigurinë e klientëve, personelit dhe aseteve tona.
11.6. Autoritetet e policisë kufitare dhe të emigracionit:
Në vende të caktuara, Wizz Air i kërkohet me ligj që t’u japë agjencive të kontrollit kufitar akses në informacionet e prenotimit dhe të udhëtimit. Prandaj, çdo informacion që ne kemi rreth jush dhe përgatitjeve tuaja të udhëtimit mund të mësohet tek autoritetet doganore dhe të emigracionit të vendit tuaj të nisjes ose të destinacionit, ose në njësinë lokale të informimit të pasagjerëve. Gjithashtu, ligjet e zbatueshme në vende të caktuara kërkojnë që Wizz Air të grumbullojë informacionin e pasaportave dhe informacione shoqëruese për të gjithë pasagjerët përpara udhëtimit drejt ose nga ato vende. Kur kërkohet nga ligji i zbatueshëm, Wizz Air do t’ia japë këtë informacion autoriteteve përkatëse të doganës dhe emigracionit.
Vini re se sipas direktivës (BE) 2016/681 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, 27 prill 2016, për përdorimin e të dhënave të regjistrit të emrave të pasagjerëve (PNR) për parandalimin, zbulimin, hetimin dhe ndjekjen ligjore të kundërvajtjeve terroriste dhe krimeve të rënda Wizz Air ka për detyrim t'ia përcjellë informacionin tuaj të udhëtimit njësisë së informimit të pasagjerëve të shtetit anëtar drejt të cilit udhëtoni.
12. TRANSFERIMI I TË DHËNAVE TUAJA PERSONALE NË VENDET E TRETA
Transferimi i të dhënave tuaja personale jashtë Zonës Ekonomike Evropiane është i nevojshëm për t’ju ofruar juve një shërbim që keni kërkuar, dhe të dhënat tuaja personale mund të aksesohen nga anëtarët e Grupit të Wizz Air dhe përpunuesit e të dhënave dhe ofruesit e shërbimit nga vende që nuk ofrojnë të njëjtin nivel mbrojtjeje të të dhënave siç ofrohet në Zonën Ekonomike Evropiane. Wizz Air merr të gjitha masat që në lidhje me marrësit e të dhënave tuaja personale, janë të nevojshme për të garantuar një nivel të përshtatshëm mbrojtjeje siç përcaktohet nga ligji i zbatueshëm i mbrojtjes së të dhënave, në veçanti përmes aplikimit të Klauzolave Standarde Kontraktore të lëshuara nga Komisioni Evropian ose me vendim të Komisionit Evropian që deklaron se vendi në të cilin ndodhet marrësi i të dhënave të transmetuara personale ofron një nivel të përshtatshëm të mbrojtjes së të dhënave.
Nëse, në lidhje me transferimet e të dhënave jashtë vendit, nuk mund të ofrohet një nivel i mjaftueshëm mbrojtjeje i të dhënave personale, atëherë do të kërkohet miratimi juaj i qartë në lidhje me këto transferime të dhënash jashtë vendit. Kini parasysh se këto transferime të dhënash mund të shoqërohen me rreziqe të caktuara, veçanërisht kur në shtetin e marrësit të të dhënave ka edhe palë të paautorizuara të treta që mund të kenë akses të paarsyeshëm në këto të dhëna dhe ju mund të mos jeni në gjendje të ushtroni të drejtat e subjektit të të dhënave dhe/ose të drejtën tuaj për të kundërshtuar veprimet që mund të dëmtojnë të dhënat tuaja personale dhe të drejtën tuaj për privatësi.
Në faqen e internetit, mes pikënisjeve dhe destinacioneve, mund të gjeni shtetet e treta ku mund të transferohen të dhënat tuaja personale, ose nga mund të aksesohen, sipas destinacionit tuaj të udhëtimit dhe ofruesve të shërbimit që përdorim për të realizuar shërbimet tona.
13. TË DHËNAT E KONTAKTIT TË DPO
Nëse keni pyetje të mëtejshme në lidhje me deklaratën e privatësisë ose se si i administrojmë të dhënat tuaja personale na kontaktoni duke na dërguar kërkesën përmes formularit të internetit duke klikuar KËTU ose duke na shkruar për "Data Protection Officer" në adresën "Wizz Air Hungary Ltd., Laurus Offices, Kőér street 2/A, Building B, II-V., H-1103 Budapest" (ose data.protection [at]wizzair.com).
14. SKEDARËT E PERSONALIZIMIT
Kur përdorni faqen tonë në internet, shfletuesi juaj ruan skedarë personalizimi në pajisjen tuaj. Ne përdorim disa lloje skedarësh personalizimi. Disa skedarë personalizimi janë gjithnjë aktivë pasi janë të nevojshëm për funksionimin normal të faqes. Skedarët e personalizimit për qëllime analitike na përmirësojnë faqen e internetit dhe ju ofrojnë juve përdorim optimal të faqes. Skedarë të tjerë personalizimi përdoren për cilësime më komode të faqes ose për paraqitjen e përmbajtjeve të personalizuara, si dhe ju mundësojnë të ndani informacionin. Kini parasysh se në varësi të cilësimeve që zgjidhni, disa funksione të faqes mund të mos ofrohen më ose ne mund të mos na jepet mundësia t'ju ofrojmë përmbajtje të personalizuar. Lexoni më shumë rreth skedarëve të personalizimit të përdorur nga Wizz Air dhe se si mund t'i bllokoni duke klikuar këtu.
Derisa të identifikoheni në llogarinë tuaj të Wizz Air, përdorimi i këtyre të dhënave për qëllimet e përshkruara në fjalinë e mëparshme do të jetë në formë të pseudonimizuar. Kjo do të thotë se do ta zëvendësojmë emrin tuaj dhe veçoritë e tjera që mund t’ju identifikojnë juve me një identifikues tjetër për ta bërë të pamundur që ju të identifikoheni si person dhe nuk do të bashkojmë këto profile përdorimi me të dhëna të tjera që ne ruajmë rreth jush. Pasi të identifikoheni në llogarinë tuaj të Wizz Air, përdorimi i këtyre të dhënave për qëllimet e përshkruara në fjalinë e mëparshme do të jetë i personalizuar dhe i lidhur me ju.
Ju keni të drejtën të kundërshtoni në çdo kohë përdorimin e të dhënave tuaja për krijimin e profileve të përdorimit siç përshkruhet më lart.
Ne gjithashtu mund të transferojmë të dhënat tuaja që nuk ju identifikojnë personalisht, të tilla si, por pa u kufizuar me, informacionet anonime demografike dhe sjelljen në internet, te partnerët tanë të kontraktuar (p.sh. ofruesit e shërbimeve palë të treta ose bankat që lëshojnë karta krediti/debiti të markës WIZZ, me përfitime speciale) për qëllimin e studimit të tregut. "Të dhënat që nuk ju identifikojnë personalisht" në këtë aspekt nënkuptojnë se ne i modifikojmë të dhënat tuaja personale në mënyrë që informacioni në lidhje me rrethanat personale ose materiale të mos ju atribuohen juve ose që ky atribuim të kërkojë një nivel jopërpjesëtimor kohe, shpenzimesh dhe përpjekjesh. Ne i ruajmë të dhënat e dërguara nga shfletuesi dhe pajisja juaj në faqen tonë të internetit gjatë procesit të rezervimit. Asnjë e dhënë e tillë nuk do t’u dërgohet palëve të treta, përveçse në formë agregate dhe që nuk ju identifikon si person.
15. PËRDORIMI I TË DHËNAVE TUAJA PERSONALE PËR QËLLIME MARKETINGU
Ne ju dërgojmë buletine me email, SMS, njoftime sistemi, mesazhe brenda aplikacioni rreth ofertave aktuale dhe ofertave speciale nëse keni kërkuar këtë komunikata të tilla prej nesh duke u abonuar në këto shërbime ose nëse na keni dhënë pëlqimin tuaj. Ne nuk do t’ju kontaktojmë në rrugë elektronike për qëllime marketingu, përveçse kur ju keni treguar shprehimisht miratimin tuaj duke shënuar kutitë përkatëse në formularin e regjistrimit të të dhënave në të cilin keni futur informacionin tuaj të kontaktit.
16. NDRYSHIMET NË DEKLARATËN TONË TË PRIVATËSISË
Nëse e ndryshojmë këtë deklaratë privatësie, do të publikojmë versionin e përditësuar të saj në faqen tonë, wizzair.com.
17. FAQET E INTERNETIT TË PALËVE TË TRETA
Faqja e internetit wizzair.com ofron lidhje drejt faqeve të tjera të internetit për lehtësinë dhe informacionin tuaj. Vini re se këto faqe mund të zotërohen dhe administrohen nga kompani dhe organizata të tjera dhe të kenë politika të ndryshme sigurie dhe privatësie. Wizz Air nuk ka asnjë kontroll dhe nuk mban përgjegjësi për asnjë informacion, material, produkt apo shërbim që përmbajnë këto faqe interneti ose që është i aksesueshëm përmes tyre.
18. PËRGJEGJËSIA E PALËVE TË TRETA
Wizz Air nuk është përgjegjëse për përdorimin e të dhënave tuaja nga palët e treta, kur ky përdorim lejohet për qëllimet e tyre. Në raste të tilla kur këto palë të treta konsiderohen edhe si kontrollues të dhënash, këshillohuni me politikat e tyre të privatësisë për informacion të mëtejshëm.
Kjo politikë privatësie është në fuqi nga data 11 gusht 2020 .