Kushtet e përgjithshme të grupeve të studentëve dhe të moshuarve
1. GRUPET: Rezervimet në grup disponohen për grupe prej 16 ose më shumë pasagjerësh.
2. STUDENT: Një person nën 25 vjeç në datën e udhëtimit. Në rastin e fluturimeve vajtje-ardhje, një pasagjer që udhëton si Student duhet të ketë moshën nën 25 vjeç edhe në datën e fluturimit të kthimit.
3. I MOSHUAR: Një preson i moshës 65 vjeç e lart në datën e udhëtimit.
4. KUJDESTARËT: Një pasagjer “Kujdestar” ka gjithashtu të drejtën të jetë pjesë e rezervimit për Studentë/Të moshuar për çdo 9 pasagjerë Studentë/Të moshuar të rezervuar. Kujdestarët nuk kanë kufizime moshe.
5. GRUPET E STUDENTËVE: Skontot për Studentë janë të disponueshme vetëm për Grupet ku të gjithë pasagjerët janë Studentë, me përjashtim të numrit të lejuar të Kujdestarëve.
6. GRUPET E TË MOSHUARVE: Skontot për Të moshuarit janë të disponueshme vetëm për Grupet ku të gjithë pasagjerët janë Të moshuar, me përjashtim të numrit të lejuar të Kujdestarëve.
7. Skontot për Studentë ose Të moshuar nuk mund të përdoren në vend të njëra-tjetrës mes anëtarëve të një rezervimi në grup.
8. Të gjitha emrat dhe datat e lindjes së secilit pasagjer në grup do të listohen në sistemin e rezervimit të wizzair.com jo më vonë se 72 orë përpara nisjes së programuar të fluturimit të parë. Emrat dhe datat e lindjes të renditura duhet të jenë identike me të dhënat në Dokumentet e udhëtimit të pasagjerëve të përdorura për fluturimin (fluturimet).
9. Në aeroport, në sportelin e checkin-it dhe në portën e imbarkimit, agjentët përpunues mund të kontrollojnë dokumentet e anëtarëve të grupit për të verifikuar të drejtën e grupit për skontot e aplikuara. Nëse kërkesat e skontos për Studentë ose Të moshuar nuk plotësohen, Wizz Air rezervon të drejtën t’i refuzojë transportin grupit dhe bagazheve të tyre.
10. Nëse keni krijuar një rezervim në grup me ulje çmimi për studentë apo të moshuar, por pasagjerët tuaj nuk i plotësojnë kriteret e uljes së çmimit për studentë/të moshuar, mund të kontaktoni departamentin tonë për rezervimet në grup dhe ne mund t'i veçojmë pasagjerët që nuk i plotësojnë kriteret. Ky rezervim i ri, që më parë ishte pjesë e të gjithë grupit, mund të rirezervohet me çmimet aktuale të biletës së zakonshme apo në grup, në varësi të numrit të pasagjerëve, ose të anulohet (në përputhje me Kushtet e përgjithshme të transportit). Ndryshimi i rezervimit duhet të bëhet të shumtën 72 orë përpara nisjes së parë.
Për të gjitha përkufizimet dhe pyetjet që nuk janë përcaktuar në këto Kushte të përgjithshme, do të aplikohen Kushtet e përgjithshme të transportit të Wizz Air.