Rreth Budapesti
Oferta dhe jeta kulturore e Budapestit është jashtëzakonisht e pasur, kështu për vizitoret që vijnë këtu ofron plot objekte për tu parë dhe programe. Kryeqyteti është vendi ku mund të gjeni shumë muzeume, teatro dhe salla koncerti dhe këtu renditen varg kryeveprat e trashëgimisë arkitektonike sikurse edhe objekte muzeale historike e kulturore si Parlamenti, Kështjella e Budës, sheshi i Heronjve, Sinagoga apo edhe Bazilika e Shen Stefanit.
Budapesti është qytet i vërtetë festivalesh. Këtu çdo moshë e gjen programin kulturor që përputhet me interesimin e tij. Gjatë gjithë vitit këtu aktivitete të ndryshme i presin preferuesit e arteve figurative, filmave, kërcimit, gastronomisë dhe të muzikës klasike.
Për gastronominë e Budapesti mund të shkruhen hymne. Ndër ushqimet më të përmendura janë gujashi, pula me spec, supa e peshkut, „somlói galuska”, petulla apo edhe kulaçi sheqerosur, por për orë mund të rendisim këtu streetfoodin e qytetit dhe restorantet e cilësisë së lartë me çmim yjor Michelin apo fine-dining. Edhe për preferuesit e verërave Budapesti rezervon zgjedhje interesante. Pranë konsumit të një dreke apo darke të mirë mund të zgjidhni nga oferta e pasur e verërave hungareze.
Për relaksim dhe kurim mund të vizitoni shumë banja kurative dhe termale, të cilat jo rastësisht përbëjnë atraksionet më popullore e turistike të qytetit. Duke konsideruar veç e veç secilin nga komplekset me stil arkitektonik të përkryer nga më të famshmet janë banjat Gellért, Széchenyi dhe por mund të provoni emocionet e paharrueshme relaksuese edhe të pishinave të shumta.

Afër fundvitit nuk duhet të lëmë të humbasin panairet e festës së krishtlindjeve, nga më të bukurat në Europë. Ndër to më në zë janë ato të sheshit Vörösmarty, para Bazilikës së Shën Stefanit dhe sheshit para Bashkisë ku na presin produktet e shijshme të zejtarisë të rrethuara me zbukurime e ndër to do të gjeni kulaçkat me mjaltë, „beiglin”, verën e zjerë.

Aeroporti i Budapestit - Terminali 2 (BUD)
Transporti
Aeroporti ndodhet 25 km nga qendra e Budapestit.
Rezervimi i paketës suaj gjithëpërfshirëse për makinë me qira për një udhëtim pune apo për pushime nuk mund të ishte më i thjeshtë se kaq, me partnerin tonë, rentalcars.com!
Makina me qira duke filluar nga 8 € në ditë.
Prenotoni tani te Rentalcars.com!
Akomodimi
Rezervoni përmes partnerit tonë Booking.com, për të përfituar 5% skonto
Rezervoni hotelin tani!