Topic 1. Culture and heritage

Një pasagjer që udhëton me ne do të ketë një gjurmë karboni prej vetëm 53,8 gramë për kilometër mesatarisht, që është më e ulëta mes konkurrentëve tanë më të mëdhenj

Kjo bazohet në raportimin për vitin financiar 2023 dhe paraqet rezultatin më të ulët ndonjëherë të intensitetit të karbonit që kemi regjistruar ndonjëherë në një vit financiar.

Topic2_Dining-and-shopping

Ne nuk fluturojmë me avionë gjysmë të zbrazur për të shmangur ndotjen e panevojshme.

Përpara COVID-it, mesatarisht ishin të zëna 94% e ndenjëseve tona. Në krahasim me këtë, mesatarja e industrisë në të njëjtën periudhë ishte mes 70-85% dhe për fat të keq, edhe ndenjëset bosh kanë gjurmë karboni.

Topic3_Adventure

Ne nuk kemi ndenjëse të klasit business, që është një shembull tjetër emetimesh të panevojshme.

Është e pakuptimtë lënia e ndenjëseve bosh që dikush të ketë vend të shtrihet e të lexojë gazetën me më shumë komoditet.

EXPO ATP_Greatest Show_SM Banner_600x600-with-ribbon

Ne fluturojmë vetëm në linja direkte. Një nisje, një zbritje, pa fluturime tranzit, pa djegie karburanti shtesë.

Sepse, siç mund ta keni dëgjuar, 15-20% e konsumit të karburantit të një fluturimi mesatar afatshkurtër ndodh gjatë nisjes dhe zbritjes.

wizz_sustainability_rtb_05

Ne përdorim motorët dhe avionit më modernë dhe më të mirë të kategorisë, thelbërosë për emetimet e ulëta

Motorët e familjes Airbus A320neo janë më efikasët në industri, sepse mund të prodhojnë një shtytje më të madhe duke konsumuar të njëjtën sasi karburanti, duke siguruar kështu konsumin më të ulët të karburantit në krahasim me motorët e tjerë që përdoren në avionët komercialë

wizz_sustainability_rtb_06

Ne kemi flotën më të re në botë mes linjave ajrore me 100+ avionë

Ne fluturojmë kryesisht me Airbus A321neos, dhe mosha mesatare e flotës sonë aktualisht është më pak se pesë vjet, shumë poshtë moshës mesatare të konkurrentëve tanë më të mëdhenj, që është rreth 10 vjet. Një flotë më e re nënkupton teknologji më e mirë, me efikasitet më të lartë në karburant dhe emetimet e karbonit, duke garantuar reduktimin e mëtejshëm të gjurmës sonë të karbonit për pasagjer/km.

wizz_sustainability_rtb_07

Përveç kësaj, asnjë prej linjave tona direkte nuk ka një alternativë direkte me tren nën katër orë udhëtim.

Kur planifikoni fluturime dhe destinacione të reja, ekipet tona rishikojnë mënyrat alternative të transportit. Ne nuk operojmë fluturime aty ku alternativat direkte me tren janë tashmë të disponueshme mes të njëjtëve qytete.

Mësoni më shumë për nismat tona për qëndrueshmërinë mjedisore këtu

*Sipas CAPA – Qendrës për Vlerësimet e Përsosmërisë të Aviacionit 2022, Wizz Air u njoh si "Grupi Global i Vitit i Linjave Ajrore me Qëndrueshmëri Mjedisore"