Keni një shfletues shumë të vjetër interneti
Ne nuk e mbështesim këtë version të shfletuesit tuaj!
Këtë faqe po e shikoni pasi kemi pikasur një shfletues të vjetër ose të pambështetur interneti. Për të vijuar shfletimin në wizzair.com dhe për të pasur një përdorim optimal gjatë shfletimit, ju rekomandojmë të përditësoni shfletuesin e internetit.
Këto janë rekomandimet tona:
Mozilla Firefox
Shkarkim falas
Google Chrome
Shkarkim falas

Informacioni dhe shërbimet

Dokumentet e udhëtimit

Accordions

Ju lutemi sigurohuni që kur rezervoni një fluturim të jepni emrin e plotë të pasagjerit saktësisht, njësoj siç shkruhet në dokumentin e udhëtimit që pasagjeri do të përdorë.

Në rast se keni bërë një gabim gjatë rezervimit, mund të përdorni opsionin e ndryshimit të emrit falas në internet, në faqen e përmbledhjes së fluturimit, nëse është:

  • Titull i gabuar (mashkull/femër)
  • Emër i shkurtuar (Thomas J. Smith në vend të Thomas John Smith)
  • Gabim drejtshkrimor/lapsus deri në 3 germa

Për korrigjime të tjera emri, ju lutemi kontaktoni me qendrën telefonike të Wizz Air brenda 2 orëve nga rezervimi. Pas këtij afati, do të duhet të paguhet një tarifë për ndryshimin e emrit:

  • [name-change location=WizzairCom] kur e ndryshoni emrin në faqen tonë
  • [name-change location=CallCentre] kur e ndryshoni përmes qendrës telefonike të Wizz Air. Përveç tarifës së ndryshimit të emrit do të ketë dhe tarifë transaksioni të qendrës telefonike.

Të gjithë klientët në fluturime ndërkombëtare duhet të kenë një pasaportë të vlefshme dhe, aty ku kërkohet, një vizë të vlefshme. Shtetasit e Bashkimit Evropian, Zonës Ekonomike Evropiane dhe Zvicrës mund të udhëtojnë brenda Evropës duke përdorur një letërnjoftim apo pasaportë të vlefshme të BE-së/ZEE-së/Zvicrës.

Pasaporta juaj duhet të jetë në gjendje të mirë dhe e nënshkruarnga ju vetë. Disa shtete kërkojnë që pasaportat të jenë të vlefshme për një periudhë të caktuar minimale përtej udhëtimit tuaj. Këto rregulla mund të ndryshojnë sipas shtetit, sigurohuni t'i kontrolloni dhe të jeni në pajtim me to përpara se të udhëtoni.

Për kërkesa tëmëtejshme konkrete, për vizë dhe pasaporta, kontaktoni konsullatën apo ambasadën e shtetit që planifikoni të vizitoni. Ekipi ynë i shërbimit të klientit i Wizz Air nuk kanë mundësi t'ju japin këshilla për kërkesa specifike në lidhje me vizat apo pasaportat. Ju mbani përgjegjësi të plotë për ekzistencën, saktësinë dhe vlefshmërinë e dokumenteve tuaja të udhëtimit, si dhe për të siguruar se jeni i kualifikuar të udhëtoni dhe të hyni në shtetin destinacion me dokumentet tuaja të udhëtimit. Wizz Air nuk mban përgjegjësi për kostot e dëmeve që mund të shkaktohen si pasojë e mospërmbushjes së kërkesave të mësipërme nga ana juaj.

Ju mbani përgjegjësi të plotë për kostot dhe dëmet që mund t'i shkaktohen Wizz Air nga mospërmbushja e kërkesave të mësipërme.

Ju mbani përgjegjësi të plotë për kostot dhe dëmet që mund t'i shkaktohen Wizz Air nga mospërmbushja e kërkesave të mësipërme.

Pasagjerëve mund t'u refuzohet hyrja nëse Wizz Air ka arsye të besojë se pasagjerët nuk përmbushin kërkesat e hyrjes në shtetin e vendndalesës së rënë dakord apo të vendmbërritjes, ose nëse nuk kanë fonde për të mbuluar qëndrimin. Pasagjerët që e provojnë se po hyjnë në shtetin në fjalë për të marrë pjesë në një paketë udhëtimi, kamp rinor, eveniment sportiv, trajtim mjekësor, pjesëmarrje në një program të rënë dakord ndërkombëtar, apo që i kanë të paguara kostot e udhëtimit të tyre, duhet të kenë konfirmimin e rezervimit të sipërpërmendur.

Për të kontrolluar se çfarë dokumentesh ju duhen për të kaluar kufirin drejt një shteti tjetër të BE-së, mund të ndiqni lidhjet më poshtë:
Dokumentet e udhëtimit për shtetasit e vendeve të BE-sëDokumentet e udhëtimit për shtetasit e vendeve jashtë BE-së

Shënim i rëndësishëm: Wizz Air nuk i drejton fluturimet e transfertës. Në rast se keni 2 a më shumë prenotime të veçanta në të njëjtën ditë, ato konsiderohen si prenotime të ndryshme dhe do t'ju kërkohet të largoheni nga zona e transitit. Kështu që, duhet të siguroheni që dokumentet t'i keni të vlefshme për çdo shtet ku hyni apo prej nga niseni.
Mbajtësit e dokumenteve të udhëtimit të konventës 1951 duhet të paraqesin dokumente të ambasadës apo të konsullatës që tregojnë se mund të udhëtojnë pa vizë, ose të kenë vizë për në destinacionin e tyre.

Vizat elektronike të lëshuara nga Federata Ruse mund të mos pranohen për udhëtim nëse ka mospërputhje midis pasaportës tuaj dhe informacionit të vizës elektronike.

Përpara fluturimit, sigurohuni të kontrolloni informacionin e mëposhtëm për vizën tuaj elektronike:

  • Numri i pasaportës të jetë i saktë
  • Emër-mbiemri juaj të jetë i plotësuar (duke përfshirë emrin tuaj të plotë sipas dokumenteve zyrtare) dhe që të mos ketë gabime shkrimi
  • Të përdoren vetëm germa të alfabetit latin, germat e posaçme të alfabeteve kombëtare (si p.sh. Ñ, É, Ü ose Ç) nuk pranohen
  • Datëlindja juaj të jetë e saktë

Ju këshillojmë të kontrolloni "rreshtin e lexueshëm nga aparaturat" të pasaportës suaj që e gjeni në fund të së njëjtës faqe dhe sigurohuni që të gjitha detajet të jenë identike me të dhënat e vizës suaj elektronike, duke përfshirë emrin dhe numrin e pasaportës suaj. Për shembull, nëse emrat në zonën vizive të pasaportës janë "Séo Türre" atëherë duhet të përdorni emrat nga rreshti i lexueshëm për aparatura "Seo Tuerre".

P<UTOTUERRE<<SEO<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<

L898902C<3UTO6908061F9406236ZE184226B<<<<<14

Kini parasysh, viza juaj elektronike do të pranohet për udhëtim vetëm nëse emri juaj është tërësisht identik me atë në “rreshtin e shifrimit kompjuterik” të pasaportës suaj.

Për më shumë, vizitoni https://evisa.kdmid.ru/

Nëse vëreni ndonjë mospërputhje, sigurohuni që të korrigjoni të dhënat e vizës suaj elektronike përpara se të udhëtoni.

Të miturit duhet të kenë pasaportën apo dokumentin e tyre të udhëtimit kur udhëtojnë në BE.

Përveç pasaportës apo letërnjoftimit të tyre të vlefshëm, të gjithë fëmijëve që udhëtojnë:

  • vetëm; apo
  • me të rritur që nuk janë kujdestari i tyre ligjor; apo
  • me vetëm njërin nga prindërit,

mund t'u duhet një dokument tjetër (zyrtar) i nënshkruar nga prindërit e tyre, prindi i dytë ose kujdestarët ligjorë, që u jep autorizimin për të udhëtuar.

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Nga data 15 janar 2017 shtetasit francezë dhe personat me banim në Francë, të moshës nën 18 vjeç, mund të udhëtojnë vetëm (pa prindin ose kujdestarin ligjor), vetëm nëse zotërojnë një formular autorizimi për të udhëtuar (“l'autorisation de sortie du territoire")

Pasaportat jobiometrike nuk janë më të vlefshme për udhëtim jashtë Shqipërisë (pavarësisht datës së skadimit) dhe do të pranohen vetëm për udhëtim drejt Shqipërisë.

Dokumentet e udhëtimit të lëshuara mbi 10 vjet përpara mbërritjes nuk pranohen.

Pasagjerëve që nuk mbajnë bileta vajtjeje/ardhjeje apo dokumente të tjera që provojnë udhëtimin e vajtjes/ardhjes mund t'u refuzohet hyrja.

Pasaportat duhet të jenë të vlefshme për të paktën 3 muaj pas datës së kthimit.

Shtetasit gjeorgjianë me pasaporta biometrike mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa vizë për një periudhë prej 90 ditësh brenda një periudhe 180-ditore çfarëdo, për qëllime të ndryshme nga puna.

INFORMACION PËR SHTETASIT GJEORGJIANË

Përdorimi i portave ePassport

Kur mbërrini në Mbretërinë e Bashkuar mund të kurseni kohë duke përdorur portat ePassport që ofrohen në shumicën e aeroporteve britanike. Pasaporta juaj duhet të ketë zonë shifrimi kompjuterik (MRZ) për të përdorur portat e pasaportave elektronike. Për më shumë informacion hidhini një sy faqes "Border Force (Forca Kufitare)" në internet.

Skema e udhëtarëve të regjistruar

Nëse keni një pasaportë shteti jashtë BE-së, mund të përfitoni gjithashtu nga përdorimi i portave ePassport duke u bërë pjesë e skemës së udhëtarëve të regjistruar. Për më shumë informacion mbi skemën, si dhe për një listë të shteteve të kualifikuara, hidhini një sy faqes së "Border Force (Forca Kufitare)" në internet.

Pasagjerëve mund t'u refuzohet hyrja nëse nuk kanë fonde për të mbuluar qëndrimin.

INFORMACION PËR PASAGJERËT QË UDHËTOJNË DREJT IZRAELIT

Pasagjerëve që mbajnë pasaporta të përkohshme mund t'u refuzohet hyrja.

INFORMACION PËR PASAGJERËT QË UDHËTOJNË DREJT EMIRATEVE TË BASHKUARA ARABE

Pyetjet më të shpeshta

Pyetjet më të shpeshta

Duhet të paraqisni të gjitha dokumentet e nevojshme dhe të vlefshme të udhëtimit në checkin ose në portën e imbarkimit. Gjithashtu duhet të jeni në pajtim me të gjitha kërkesat e hyrjes dhe të emigrimit të vendit nga niseni, ku udhëtoni ose përmes të cilit udhëtoni. Nëse nuk keni pasaportën e mjaftueshme ose vizën ose çdo dokument udhëtimi dhe ju refuzohet hyrja në ndonjë shtet, ju mund të jeni përgjegjës për pagesat shtesë të transportit dhe kostot e përgatitjeve.

Për informacion më të saktë rreth kërkesave për vizë, ju lutemi kontaktoni përfaqësitë e huaja, ambasadat ose konsullatat e vendeve që dëshironi të vizitoni. Ju duhet të paraqitni të njëjtin dokument që dhatë gjatë checkin-it në internet.

Nëse nuk keni ende një rezervim të konfirmuar, ju rekomandojmë shumë që të rezervoni fluturimet e vajtjes dhe të ardhjes me dy rezervime të veçanta. Në këtë rast, do të jeni në gjendje të përdorni dokumente të ndryshme udhëtimi kur kryeni checkin-in. Në rast se keni tashmë një rezervim të konfirmuar, ju lutemi kontaktoni me Call Center-in e Wizz Air

Autoritetet kufitare mund të refuzojnë hyrjen në vend bazuar në informacione që ne nuk i disponojmë. Ne nuk do t’ju rimbursojmë për fluturimin apo për shërbime që nuk mund t'i përdorni për shkak të refuzimit, por juve mund t'ju rëndojë përgjegjësia për pagesat rrjedhimore shtesë të transportit dhe për kostot e përgatitjeve.