Keni një shfletues shumë të vjetër interneti
Ne nuk e mbështesim këtë version të shfletuesit tuaj!
Këtë faqe po e shikoni pasi kemi pikasur një shfletues të vjetër ose të pambështetur interneti. Për të vijuar shfletimin në wizzair.com dhe për të pasur një përdorim optimal gjatë shfletimit, ju rekomandojmë të përditësoni shfletuesin e internetit.
Këto janë rekomandimet tona:
Mozilla Firefox
Shkarkim falas
Google Chrome
Shkarkim falas

Informacioni dhe shërbimet

Caktimi i ndenjëses

seat_allocation_assigned

ZGJEDHJA E NDENJËSES

Ju keni mundësinë të zgjidhni ndenjësen tuaj kundrejt një tarife gjatë rezervimit. Nëse preferoni të mos rezervoni ndenjëse, ne do t’ju caktojmë një ndenjëse në mënyrë të rastësishme gjatë checkin-it, 48 orë përpara nisjes së fluturimit.

premium-seat

NDENJËSE PREMIUM

Rezervoni ndenjëse premium për të pasur hapësirë komode shtesë për këmbët ose për të siguruar vendin në radhën e parë.

book-with-bundle

REZERVIMI ME PAKETA

Me paketat tona të WIZZ Go dhe WIZZ Plus, ju keni mundësinë të rezervoni një ndenjëse falas.

Accordions

  • Ndenjëset e radhës së parë dhe ato të përparme ndodhen në pjesën e përparme të avionit dhe ju lejojnë të jeni mes të parëve që dilni pas zbritjes
  • Ndenjëset me hapësirë shtesë për këmbët kanë më shumë hapësirë për këmbët dhe ndodhen në radhën e daljes së emergjencës
  • për arsye sigurie, pasagjerët nën 18 vjeç, ata në mbipeshë ose me nevoja të veçanta, pasagjeret shtatzëna dhe ata që udhëtojnë me foshnja (nën 2 vjeç) nuk mund të ulen në këto ndenjëse të veçanta
  • për të blerë ndenjëse me hapësirë shtesë për këmbët ose në radhë të parë, duhet të jeni të paktën 18 vjeç dhe kuptoni anglishten bazë 
  • duhet të jeni i aftë trupërisht dhe në gjendje të hapni daljen mbi krahë në rast emergjence 
  • ju e konsideroni veten të aftë për këtë dhe do të informoheni në lidhje me hapjen manuale të daljes mbi krahë 
  • bagazhi juaj i dorës duhet të ruhet në kompartamentin mbi kokë gjatë nisjes dhe zbritjes

Ne rezervojmë të drejtën të ndryshojmë vendet e pasagjerëve për arsye sigurie. Në rast ndryshimi të rezervimit, ndenjësja e zgjedhur prej jush mund të mos jetë e disponueshme në fluturimin e ri. Për më shumë detaje, lexoni Kushte te përgjithshme të transportit.

Nëse kërkoni asistencë të veçantë, duhet të kontaktoni me Call Center-in e Wizz Air pas kryerjes së rezervimit për t’u siguruar që ju është caktuar ndenjësja më e përshtatshme. 

  • foshnjat deri në moshën 2 vjeç ulen në prehrin e të rriturit shoqërues
  • vetëm një foshnjë mund të ulet në çfarëdo rreshti në cilëndo anë të korridorit
  • nëse ka më shumë foshnja, mund t’ju ndryshohet vendi nga ekuipazhi i kabinës
  • fëmijët mbi 2 vjeç duhet të ulen në ndenjëse të veçantë
  • foshnjat dhe fëmijët nuk lejohen të ulen në ndenjëset e radhës së përparme ose ndenjëset me hapësirë shtesë për këmbët dhe në ndenjëset "C" dhe "D" në rreshtin e fundit për shkak të rregulloreve të sigurisë
  • Fëmijët nën 14 vjeç duhet të ulen përkrah së paku 1 të rrituri shoqërues. Caktimi i rastësishëm i ndenjëseve gjatë checkin-it, i cili është falas, do ta marrë parasysh diçka të tillë. Nëse ka vetëm pak vende, pa ndenjëse të lirë në krah për së paku 1 të rritur shoqërues, ekuipazhi i avionit do të ndihmojë për gjetjen e vendit për fëmijën

Ne nuk jua garantojmë dot se do të uleni të gjithë së bashku, prandaj ju rekomandojmë t'i zgjidhni tani ndenjëset.

AIRBUS A320
AIRBUS A320B
AIRBUS A321
AIRBUS A321 NEO

Pyetjet më të shpeshta

Pyetjet më të shpeshta

Gjatë rezervimit mund të zgjidhni një ndenjëse falas. Nëse vendosni të mos e zgjidhni ndenjësen, do t’ju caktohet automatikisht gjatë checkin-it një ndenjëse e rastësishme.

Numri i ndenjëses së zgjedhur dhe çmimet përkatëse gjithmonë tregohen në kutinë e përmbledhjes së pagesës.

Ju mund të zgjidhni gjithashtu një ndenjëse në internet pas rezervimit dhe checkin-it, deri në 3 orë përpara nisjes.

Ju do të jeni në gjendje të zgjidhni çdo ndenjëse në avion, me kusht që të jetë e lirë dhe sipas kufizimeve të sigurisë.

Ndenjëset e radhës së parë dhe ato të përparme ndodhen në pjesën e përparme të avionit dhe ju lejojnë të jeni mes të parëve që dilni pas zbritjes. Ndenjëset me hapësirë shtesë për këmbët kanë më shumë hapësirë për këmbët për udhëtim më komod.

Për arsye sigurie, pasagjerët nën 18 vjeç, ata mbipeshë, pasagjerët me nevoja të veçanta, pasagjeret shtatzëna dhe ata që udhëtojnë me foshnja nuk mund të ulen në ndenjëset e daljes së emergjencës ose në radhën e parë.

1. Nëse fluturimi juaj është ende në të njëjtën datë dhe është ndryshuar vetëm ora e nisjes, rezervimi i ndenjëses suaj qëndron i njëjtë.

2. Nëse fluturimi është zhvendosur në një ditë tjetër dhe keni paguar për ndenjëset, zgjidhni ndenjëse të re në internet për të njëjtin çmim.

Nëse zgjidhni një ndenjëse më të shtrenjtë, duhet të paguani vetëm diferencën e çmimit. Nëse zgjidhni ndenjëse më të lira, kontaktoni me Call Center-in e Wizz Air për rimbursim.

Tarifa e paguar për zgjedhjen e ndenjëses është e parimbursueshme. Ju mund të pranoni ndenjëset e caktuara automatikisht për fluturimin e ri falas ose mund të zgjidhni një ndenjëse kundrejt tarifës përkatëse.

Në këtë rast duhet të paguani vetëm diferencën e çmimit mes dy ndenjëseve. Nëse pranoni ndenjëset e caktuara, ose nëse zgjidhni ndenjëse me vlerë më të ulët se gjendja juaj, pjesa e mbetur e gjendjes mund të përdoret për blerjen e shërbimeve të tjera.

Ju mund ta kontrolloni vendndodhjen e ndenjëses në hartën e ndenjëseve. Përdorni derën e përparme nëse do të uleni në radhët 1-15 dhe atë të pasmen nëse do të uleni në radhët 16-30.

Jo, për arsye sigurie instrumentet që barten me ndenjëse më vete në kabinë nuk mund të vendosen në rreshtat e daljes së emergjencës dhe as në rreshtin e parë, si dhe duhen vendosur në një ndenjëse me dritare.