Keni një shfletues shumë të vjetër interneti
Ne nuk e mbështesim këtë version të shfletuesit tuaj!
Këtë faqe po e shikoni pasi kemi pikasur një shfletues të vjetër ose të pambështetur interneti. Për të vijuar shfletimin në wizzair.com dhe për të pasur një përdorim optimal gjatë shfletimit, ju rekomandojmë të përditësoni shfletuesin e internetit.
Këto janë rekomandimet tona:
Mozilla Firefox
Shkarkim falas
Google Chrome
Shkarkim falas

Informacioni dhe shërbimet

Checkin-i dhe imbarkimi

online

Në internet

FALAS

printoni kartën tuaj të imbarkimit 
e cila është e disponueshme sipas vendit që keni zgjedhur
deri në 3 orë para nisjes

Aplikacioni celular

FALAS

përdorni boarding pass në celular
në vend të kartës së imbarkimit

SHKARKONI APLIKACIONIN

airport

Aeroport

PAGUAR*

merrni kartën e imbarkimit në aeroport

(më lirë nëse e keni blerë më përpara)

Accordions

Për të reduktuar kostot dhe për t’i mbajtur tarifat tona të lira, ne ofrojmë opsione falas për checkin-in në internet. Checkin-i online është i disponueshëm nga 30 ditë deri në 3 orë paraorarit të caktuar për nisjen nëse keni blerë një vend gjatë rezervimit.

Në rast se nuk keni blerë vend gjatë rezervimit, checkin-i do të jetë i disponueshëmvetëm 48 orëpara nisjes.

  • bëni check in online
  • printoni kartën tuaj të imbarkimit
  • tregoni kartën e printuar të imbarkimit te porta së bashku me dokumentet e udhëtimit jo më vonë se 30 minuta para orarit të caktuar për nisjen
  • nëse keni dokumente udhëtimi jo të BE-së, duhet të paraqiteni te zyra e checkin-it që t'ju kontrollohet dokumentacioni dhe të vendoset vula në kartën e imbarkimit
  • nëse keni bagazhe për të lënë, shkoni te zyra e lënies së bagazheve jo më vonë se 40 minuta para nisjes

Nëse po udhëtoni brenda zonës Schengen, nuk është e nevojshme të plotësoni të dhënat e dokumentit të udhëtimit gjatë procedurës së checkin-it online, pasi nuk ju kërkohet që të jepni hollësi të tilla.

Gjatë procesit të checkin-it, mund t'ju kërkohet të jepni disa të dhëna të vizës për udhëtime të caktuara. Nëse për në destinacionin tuaj nuk kërkohet vizë, thjesht plotësoni fushën me xxxxx karaktere.

Fëmijët nën 14 vjeç duhet të jenë të shoqëruar dhe të kryejnë checkin-in në internet nga një pasagjer mbi 16 vjeç.

Mund ta ndryshoni rezervimin tuaj (përveç fluturimit dhe emrit) ose të blini shërbime shtesë edhe pas checkin-it në internet.

Mund të bëni checkin në aeroport kundrejt një tarife.

  • Paguani në kohën e rezervimit.
  • Shtoni më vonë në faqen e përmbledhjes së fluturimit.

Nëse shërbimet e checkin-it online nuk janë ende të disponueshme nga aeroporti i nisjes, checkin-i në aeroport do të jetë falas derisa shërbimi të jetë përsëri i disponueshëm.

Lista e aeroporteveku checkin online nuk është i disponueshëm dhe checkin në aeroport është falas:

  • Dubai (vetëm për në Budapest)
  • Korfuz
  • Palma de Majorka
  • Tiranë (vetëm për në Budapest)
  • Zaragoza
  • Moskë
  • Marrakesh Menara Airport

Dorëzimi i bagazheve zakonisht mbyllet 40 minuta para orarit të caktuar për nisjen. Në disa raste, zyrat e checkin në aeroport mbyllen më herët. Ju lutem të shikoni më poshtë listën e aeroporteve që mbyllen më herët:

  • Bucharest Henri Coandă International Airport – 50 minuta para orës së caktuar për nisjen
  • Eindhoven Airport – 50 minuta para orës së caktuar për nisjen
  • Budapest Airport (vetëm për linjat TLV dhe PRN) – 60 minuta para orës së caktuar për nisjen
  • Málaga Airport – 50 minuta para orës së caktuar për nisjen
  • Dubai International Airport – 60 minuta para orës së caktuar për nisjen
  • Milan–Malpensa Airport (vetëm për linjat jashtë zonës Schengen: KUT, SKP, TGD) – 50 minuta para orës së caktuar për nisjen
  • London Luton (vetëm për linjën Tel Aviv) – 60 minuta para orës së caktuar për nisjen
  • London Luton (për të gjitha fluturimet, përveçse nga Tel Aviv) – 45 minuta para orës së caktuar për nisjen
  • Tel-Aviv Ben Gurion Airport - 60 minuta para orës së caktuar për nisjen
  • Marrakesh Menara Airport – 60 minuta para orës së caktuar për nisjen
  • Ovda Airport – 60 minuta para orës së caktuar për nisjen
  • Agadir Al Massira Airport - 60 minuta para orës së caktuar për nisjen

Shkarkoni aplikacionin tonë celular për Android,iPhone!

Nëse bëni checkin me aplikacionin, keni opsionet e mëposhtme:

  • merrni boarding pass nëpërmjet aplikacionit kur telefoni juaj është i lidhur me internetin
  • vizitoni wizzair.com nga shfletuesi i celularit tuaj, vendosni kodin e konfirmimit të fluturimit dhe printoni boarding pass
  • Nëse përdorni sistemin operativ iOS, mund ta ruani kartën e imbarkimit në Portofol*

Zgjidhni aeroportin për të parë disponueshmërisë e kartës së imbarkimit

Disa aeroporte nuk i pranojnë ende boarding passes me celular. Në raste të tilla, nuk do të gjenerohet boarding pass dhe do t'ju duhet që të vizitoni wizzair.com, të gjeni rezervimin dhe të printoni kartën tuaj të imbarkimit.

*Wallet është një aplikacion i Apple iPhone dhe iPod touch i cili është prezantuar si pjesë e iOS 9. Ky aplikacion u jep mundësi përdoruesve të ruajnë dhe të përdorin kuponët elektronikë, boarding passes të linjave të fluturimit, biletat e trenave, biletat e kinemave dhe të eventeve të tjera, kartat e klubeve të shpërblimeve dhe kartat e dhuratave .

Checkin online

Disponueshmëria e checkin-it online bazohet te zgjedhja e vendit:

  • Nëse e keni blerë një vned gjatë ose pas rezervimit tuaj: 30 ditë para fluturimit tuaj
  • Nëse nuk keni blerë asnjë vend: 48 orëpara fluturimit të vajtjes

Checkin-i në aeroport

Checkin-i fillon 2 orë dhe mbaron 40 minuta para nisjes. Në disa raste, zyrat e checkin-it në aeroport mbyllen më herët. Ju lutem të shikoni më poshtë listën e aeroporteve që mbyllen më herët:

  • Bucharest Henri Coandă International Airport – 50 minuta para orarit të caktuar për nisjen
  • Eindhoven Airport – 50 minuta para orarit të caktuar për nisjen
  • Budapest Airport (vetëm për në TLV dhe PRN) – 60 minuta para orarit të caktuar për nisjen
  • Málaga Airport – 50 minuta para orarit të caktuar për nisjen
  • Al Maktoum International Airport – 50 minuta para orarit të caktuar për nisjen
  • Milan–Malpensa Airport (vetëm për fluturimet jashtë Schengen: KUT, SKP, TGD) – 50 minuta para orarit të caktuar për nisjen
  • London Luton (vetëm për fluturimet në Tel Aviv) – 60 minuta para orarit të caktuar për nisjen
  • London Luton (për të gjitha fluturimet përveçse nga Tel Aviv) – 45 minuta para orarit të caktuar për nisjen
  • Tel-Aviv Ben Gurion Airport - 60 minuta para orarit të caktuar për nisjen

Nëse keni kërkesa të veçanta, nevoja të veçanta ose udhëtoni me asistencë të rezervuar paraprakisht, ju lutem të bëni checkin 2 orë para kohës së programuar të nisjes për t'u siguruar që ta bëjmë në kohë procedurën e checkin-it.

Nuk lejohet të merrni me vete artikujt e mëposhtëm në avion ose në zonat e sigurisë së aeroportit brenda aeroportit.

Nëse nuk i bëni:

  • procedurat e checkin brenda afatit
  • paraqituni në kohë te zyra e checkin-it ose te porta e imbarkimit

rezervimi juaj do të anulohet dhe nuk do të jeni në gjendje të hipni në avion. Ne do të rimbursojmë shumën e tarifës totale pasi të kemi zbritur shumat e tarifës për shërbimet e tjera dhe një tarifë për mbrojtjen e vendit prej [seat-protection location=WizzairComCallCentre].

Sugjerojmë që të blini siguracion për të mbuluar humbjet tuaja në raste të tilla.

Duhet të jeni të pranishëm në portën e imbarkimit jo më vonë se 30 minuta para orarit të caktuar për nisjen.

Dokumentet

Duhet të tregoni të njëjtat dokumente udhëtimi që keni përdorur për të bërë checkin online te siguria e aeroportit dhe te porta e imbarkimit.

Ju lutem sigurohuni që të keni të gjitha dokumentet e nevojshme të udhëtimit, si për shembull pasaportën dhe vizën. Nëse nuk jeni të sigurt se cilat janë kërkesat e sakta për destinacionin tuaj, ju lutem kontrolloni te ministria e jashtme e vendit tuaj para se të udhëtoni. Ne nuk mbajmë përgjegjësi nëse juve nuk ju lejohet të udhëtoni për shkak se ju mungojnë dokumentet e nevojshme të udhëtimit.

Nëse po udhëtoni me një foshnjë, duhet të printoni dhe të tregoni kartën e imbarkimit të foshnjës te porta.

Porta

Në ekranet e informacionit të aeroportit do të tregohet se në cilën portë duhet të shkoni pas checkin dhe kontrollit të sigurisë. Nëse bëni checkin në aeroport, stafi i aeroportit mund të jetë në gjendje t'ju japë informacion se në cilën portë duhet të shkoni.

Artikujt pa detyrime doganore

Artikujt që blini pas checkin dhe pas kontrolleve të sigurisë, mund të merren me vete në avion. 

Pyetjet më të shpeshta

Pyetjet më të shpeshta

Jo. Duhet vetëm ta printoni dhe të tregoni kartën e imbarkimit nëse e keni bërë checkin-in online. Nëse checkin online nuk është i disponueshëm nga aeroporti i nisjes, duhet të shkoni te zyra e checkin-it të aeroportit dhe të tregoni vetëm dokumentin e udhëtimit (pasaportë ose kartë identiteti).

Duhet të tregoni të njëjtin dokument udhëtimi me të cilin keni bërë checkin online me aeroportin. Nëse keni dhënë numrin tuaj ID të shtetit tuaj gjatë checkin, nuk mund të udhëtoni me pasaportë, dhe anasjelltas. 

Nëse po udhëtoni brenda zonës Schengen, nuk ka nevojë të plotësoni detajet e dokumentit të udhëtimit. Thjesht bëni procedurën e checkin-it online. Ju duhet të udhëtoni me kartën e identitetit ose me pasaportën, por nuk kërkohet që të jepni të dhënat e dokumentit të udhëtimit. 

Checkin-i online është në dispozicion nga 30 ditë deri në 3 orë para kohës së caktuar për nisjen nëse keni blerë një vend gjatë rezervimit. Në rast se nuk keni blerë vend bashkë me rezervimin, checkin-i do të jetë në dispozicion 48 orë para nisjes për çdo fluturim.

Gjithashtu mund ta shkarkoni aplikacionin celular Wizz Air dhe të bëni checkin nëpërmjet aplikacionit. Për disa vende, checkin-i online nuk është i disponueshëm. Në këto raste të veçanta, mund të bëni checkin në aeroport falas. Nëse ende keni probleme me checkin, ju lutem kontaktoni Call Center të Wizz Air!

Ju lutem përdorni wizzair.com për të printuar kartën tuaj të imbarkimit dhe merreni me vete në aeroport!

Nëse nuk keni caktuar vendet në fluturimin e kthimit, checkin-i do të jetë i hapur deri në 48 orë para nisjes.

Kur bëni checkin online, sigurohuni që të vendosni saktë të dhënat e dokumenteve tuaja të udhëtimit. Nëse keni bërë ndonjë gabim, për të bërë korrigjime, ju lutem kontaktoni  Call Centre të Wizz Air.

 

Checkin-et në aeroport mund të blihen gjatë ose pas rezervimit duke shtuar një checkin-in e aeroportit në rezervimin tuaj në faqen e planifikimit të udhëtimit ose nëpërmjet Call Center të Wizz Air. Checkin-i në aeroport i nënshtrohet një tarife të pagueshme për çdo pasagjer dhe për çdo udhëtim. Checkin-et në aeroport që janë blerë në aeroport mund të kenë tarifë më të lartë.

Nëse checkin-i në internet nuk është i disponueshëm nga aeroporti juaj i nisjes, checkin-i në aeroport do të jetë falas derisa shërbimi të bëhet i disponueshëm.

Po. Duhet të bëni checkin të instrumentit tuaj muzikor me të njëjtat detaje të dokumenteve të udhëtimit që keni përdorur për checkin-in tuaj.

Nëse po udhëtoni me një foshnjë, edhe ai ose ajo duhet të bëjë check in me një kartë imbarkimi të printuar. Nëse karta e imbarkimit të foshnjës mungon, ju lutem kontaktoni Call Centre të Wizz Air.

Mund të bëni checkin online si zakonisht. Nëse po udhëtoni me bagazhe që duhet t'u bëni checkin, shkoni te zyra e bagazheve jo më vonë se 40 minuta para nisjes së fluturimit tuaj.

Sigurohuni që të keni një kartë imbarkimi të printuar, përndryshe do t'ju kërkohet të paguani tarifën e checkin-it të aeroportit. Disa zyra të checkin-it në aeroport funksionojnë edhe si zyra për lënien e bagazheve.

 

Mund t'i shtoni shërbime shtesë rezervimit tuaj edhe pasi keni bërë checkin. Nëse keni shtuar  imbarkim me prioritetose zgjedhje të venditte rezervimi, duhet

- ta printoni përsëri kartën e imbarkimit

- të shkoni te zyra e checkin-it e aeroportit prë të marrë një ngjitëse ku tregohen ndryshimet në kartën ekzistuese të imbarkimit.

Ju mund gjithashtu të ndryshoni online fluturimin dhe emrin e pasagjerit deri në 4 orë përpara nisjes së fluturimit ose përmes Call Center-it Wizz Air. Do t’ju kërkohet të paguani një tarifë për ndryshimin. Nëse e kërkoni ndryshimin nëpërmjet Call Centre të Wizz Air, do të vendoset edhe një tarifë transaksioni. Kjo tarifë e transaksionit të Call Centre nuk është e rimbursueshme.

Nëse doni ta ndryshoni datën, orën ose itinerarin e fluturimit vetëm për disa prej pasagjerëve në rezervim, duhet të kontaktoni Call Center për ndihmë. Në këtë rast, nuk zbatohet tarifa e transaksionit të Call Center.

Vini re se nëse keni ndryshuar fluturimin ose emrin e pasagjerit, duhet të kryeni sërish checkin-in dhe të riprintoni kartën e imbarkimit.