Keni një shfletues shumë të vjetër interneti
Ne nuk e mbështesim këtë version të shfletuesit tuaj!
Këtë faqe po e shikoni pasi kemi pikasur një shfletues të vjetër ose të pambështetur interneti. Për të vijuar shfletimin në wizzair.com dhe për të pasur një përdorim optimal gjatë shfletimit, ju rekomandojmë të përditësoni shfletuesin e internetit.
Këto janë rekomandimet tona:
Mozilla Firefox
Shkarkim falas
Google Chrome
Shkarkim falas

Informacioni dhe shërbimet

Ndryshimi i prenotimit tuaj

Flight change

NDRYSHIM FLUTURIMI

Ndryshoni datën, orën ose itinerarin

billing_as_company

NDRYSHIMI I PASAGJERIT

Modifikoni pasagjerët në rezervim
 

seat_allocation_assigned

NDRYSHIMI I SHËRBIMIT

Ndryshoni ose blini shërbime shtesë edhe pasi keni kryer checkin-in në internet!

Accordions

Ndryshimet në prenotim duhet të përfundojnë deri në 3 orë para orës së planifikuar të nisjes së fluturimit. Vini re se ndryshimi do të konsiderohet i kryer pasi të jetë marrë pagesa (nëse vlen për rastin). Vini re se mund të kryhen vetëm pagesa me kartë krediti.

Mund të kryhen modifikimet e mëposhtme:

a. Në rast rezervimesh vetëm vajtje:

i. Data, ora dhe destinacioni i fluturimit të prenotuar mund të ndryshohet maksimumi 3 orë përpara orës së planifikuar të nisjes së fluturimit. (Ndryshimi duhet kryer jo më shumë se 3 orë përpara orës së planifikuar të nisjes së fluturimit.)

b. Në rast rezervimesh fluturimi vajtje-ardhje:

i. Nëse rezervimi përfshin një fluturim kthimi, destinacionet duhen ndryshuar në të dyja rastet, edhe për fluturimin fillestar, edhe për të kthimit. Aeroporti fillestar i fluturimit të parë nuk mund të jetë i ndryshëm nga aeroporti destinacion i fluturimit të kthimit, gjithashtu destinacioni i fluturimit të parë nuk mund të jetë i ndryshëm nga aeroporti fillestar i fluturimit të kthimit. (P.sh. Një prenotim për fluturimet Budapest – "Luton" i Londrës – Budapest mund të ndryshohet për fluturimet Varshavë – Barcelonë – Varshavë, por jo për fluturimet Budapest – "Luton" i Londrës – Varshavë.)

ii. Nëse fluturimi i parë është nisur tashmë, mund të ndryshohet vetëm data dhe ora e fluturimit të kthimit.

c. Procesi i modifikimit të rezervimeve me më shumë se një pasagjer (jo rezervime në grup, 2-10 persona)

  1. Për të ndryshuar fluturimin, identifikohuni në llogarinë e Wizz
  2. Zgjidhni rezervimin që dëshironi të modifikoni
  3. Zgjidhni pasagjerët për të cilët do të zbatohen ndryshimet (në rast se dëshironi të kryeni të njëjtin modifikim për të gjithë pasagjerët, mund të zgjidhni të gjithë pasagjerët në të njëjtin proces)
  4. Jepni detajet (datën, orën dhe itinerarin) e fluturimeve të reja për të cilat dëshironi të ndryshoni fluturimet fillestare.
  5. Konfirmoni ndryshimin dhe shlyeni pagesën për diferencën e biletës dhe tarifave të ndryshimit të fluturimit nëse ka
  6. Vini re se në rast se rezervimi fillestar ishte paguar tërësisht apo pjesërisht me kupon të WIZZ, modifikimet mund të kryhen vetëm për të gjithë pasagjerët dhe për të gjitha fluturimet njëherësh.

Pagesat e aplikueshme në rast ndryshimi të fluturimit

1. Diferenca e tarifës:është diferenca midis çmimit të biletës fillestare dhe të fluturimit të ri të zgjedhur (duke përfshirë të gjitha llojet e biletave, si p.sh. Basic, WIZZ GO dhe WIZZ Plus)

  • Nëse çmimi i biletës së fluturimit të ri është më i lartë se i fillestarit, duhet paguar diferenca në çmim;
  • Nëse çmimet e reja të biletave janë më të ulëta se fillestaret, pasagjerët nuk paguajnë tarifa shtesë, por diferenca në çmimin e biletave nuk rimbursohet;
  • Nëse çmimet e fluturimit të ri dhe të fillestarit janë njësoj, pasagjeri nuk paguan diferencë bilete;

2. Tarifa për ndryshimin e fluturimit

Tarifa për ndryshimin e fluturimit është në varësi të ditëve të mbetura deri në nisje dhe tarifohet për pasagjer për fluturim së bashku me diferencën mes tarifave si më poshtë.

  • Më shumë se 30 ditë të ngelura: 31 € për pasagjer për fluturim
  • Nga 7 - 30 ditë të ngelura: 36 € për pasagjer për fluturim
  • Brenda 7 ditëve të ngelura: 41 € për pasagjer për fluturim

Ata pasagjerë që kanë blerë WIZZ Flexgjatë rezervimit të fluturimit të tyre të parë, nuk do të kenë nevojë të paguajnë tarifën e ndryshimit të fluturimit.

3.Rikuperimi i përfitimeve të WIZZ Discount Club

Shuma për t'u paguar përbëhet nga diferencat mes çmimit normal të biletës së WIZZ Discount Club dhe tarifës normale te bagazheve të WIZZ Discount Club. Kjo tarifë vlen për pasagjerët që nuk udhëtojnë me një anëtar të WIZZ Discount Club pas ndryshimit të fluturimit, ndaj ata do të humbasin përfitimet e WIZZ Discount Club.

  • Pas ndryshimit të fluturimit, pasagjerët duhet të sigurohen që të kryejnë checkin-in për fluturimin e ri dhe të kenë kartën e re të imbarkimit.
  • Shërbimet e blera nga palë të treta gjatë rezervimit të fluturimit fillestar (p.sh. sigurime, transport në aeroport) nuk ndryshohen automatikisht gjatë procesit të ndryshimit të fluturimit. Për t'i ndryshuar këto shërbime, kontaktoni drejtpërdrejt me operatorin që ofron shërbimet në fjalë.

Vini re se nëse kërkohet ndryshim fluturimi përmes Qendrës Telefonike të Wizz Air,, një Tarifë e Transaksionit të Qendrës së Thirrjevedo të paguhet.

Një prenotimi ekzistues nuk mund t'i shtohen pasagjerë të tjerë të rritur. Në raste të tilla duhet krijuar një prenotim i ri.

Është e mundur të shtohet një foshnjë ose një fëmijë në një rezervim tashmë ekzistues vetëm përmes Qendrës Telefonike të Wizz Air . Në këtë rast, Transaksioni në Qendrën Telefonikenuk do të tarifohet.

Ndryshoni emrin e pasagjerëve në internet deri në 3 orë përpara orarit të programuar të nisjes!

Do të kërkohet të paguani një tarifë për ndryshimin e emrit prej [name-change location=WizzairCom] për fluturim:

Ju lutemi vini re se nëse ndryshimi i emrit kërkohet përmes Qendrës Telefonike të Wizz Air, do të aplikohet Tarifa e Transaksionit të Qendrës Telefonike.

Ndryshimi i emrit është pa pagesë në internet nëse një emër i shkruar gabimose një gabim shtypika nevojë të rregullohet, siç për shembull:

  • nëse ka maksimumi 3 karaktere për t'u ndryshuar në emrin e shtuar në prenotim
  • nëse një emër i shkurtuar duhet të zgjerohet (p.sh. John T. Smith) në një emër të plotë (p.sh. John Thomas Smith) në mënyrë që të përputhet me dokumentin e udhëtimit
  • nëse gjinia (titulli) i emrit të shtuar në prenotim duhet të ndryshohet. Në prenotim mund të bëhet vetëm njëkorrigjim falas në ndryshimin e emrit.

Në rast se janë ngatërruar emri me mbiemrin, kontaktoni me qendrën telefonike të Wizz Air për të kërkuar korrigjimin. Ky korrigjim është falas dhe nuk do të aplikohet tarifa e transaksionit e qendrës telefonike.


Është e mundur të blini shërbime shtesë edhe pasi keni kryer checkin-in në internet!

  • Pas blerjes së shërbimeve shtesë, pasagjerët duhet të sigurohen që të kryejnë checkin-in për fluturimin e ri dhe të kenë kartën e re të imbarkimit.

Anulimi i rezervimit duhet kryer deri në 3 orë përpara kohës së planifikuar të nisjes së fluturimit. Vini re se anulimi do të konsiderohet i kryer pasi të jetë marrë pagesa (nëse vlen për rastin). Vini re se mund të kryhen vetëm pagesa me kartë krediti.

a. Në rast të rezervimeve vetëm vajtje: Anulimi i rezervimit duhet të plotësohet deri në 3 orë para orarit të planifikuar të nisjes së fluturimit.

b. Në rast të rezervimeve vajtje-ardhje:

i. Nëse rezervimi përfshin fluturim vajtje-ardhje, anulimi mund të kryhet përpara nisjes së fluturimit të parë. Në këtë rast, do të anulohen të dyja fluturimet. Për shembull, në rastin e një fluturimi Budapest–"Luton" i Londrës–Budapest, anulimi mund të kryhet vetëm përpara nisjes së fluturimit Budapest–"Luton" i Londrës. Në këtë rast do të anulohen të dyja fluturimet Budapest–"Luton" i Londrës dhe "Luton" i Londrës–Budapest.

ii. Anulimi nuk mund të kryhet nëse fluturimi i parë është nisur tashmë.

Për të anuluar rezervimin, identifikohuni dhe bëni një zgjedhje brenda profilit tuaj të WIZZ (zotëruesi i rezervimit). Nëse hasni ndonjë vështirësi, kontaktoni me Qendrën Telefonike të Wizz Air.

c. Procesi i anulimit të rezervimeve që përfshijnë më shumë se një pasagjer (jo rezervime në grup, 2-10 persona)

  1. Për të anuluar rezervimin, identifikohuni në profilin e WIZZ
  2. Zgjidhni rezervimin që dëshironi të anuloni
  3. Zgjidhni pasagjerët për të cilët do të vlejë anulimi (nëse dëshironi ta anuloni rezervimin për të gjithë pasagjerët duhet t'i zgjidhni të gjithë bashkë në të njëjtin proces)
  4. Konfirmoni anulimin dhe shlyeni pagesën në lidhje me anulimin, nëse vlen për rastin
  5. Vini re se në rast se rezervimi fillestar ishte paguar tërësisht apo pjesërisht me kupon të WIZZ, anulimi i rezervimit mund të kryhet vetëm për të gjithë pasagjerët dhe për të gjitha fluturimet njëherësh.

Pagesat përkatëse në rast anulimi të rezervimit

1. Tarifa e anulimit varet nga ditët e mbetura deri në nisje dhe tarifohet për pasagjer për fluturim si më poshtë.

  • Më shumë se 14 ditë nga nisja, tarifa e anulimit: [cancellation location=WizzairComCallCentre] për pasagjer për fluturim
  • Brenda 14 ditëve nga nisja, tarifa për ruajtjen e ndenjëses: [seat-protection location=WizzairComCallCentre] për pasagjer për fluturim
  • Nëse anulimi bëhet më shumë se 14 ditë para nisjes, pasagjeri ka të drejtë për rimbursimin e tarifës totale pas zbritjes së tarifës së anulimit dhe Rikuperimin e përfitimeve të WIZZ Discount Club.
  • Nëse anulimi bëhet brenda 14 ditëve para nisjes, pasagjeri ka të drejtë për rimbursimin e tarifës totale pas zbritjes së tarifës për ruajtjen e ndenjëses, Rikuperimin e përfitimeve të WIZZ Discount Club dhe Shërbime të Tjera

2. Rikuperimi i përfitimeve të WIZZ Discount Club

Shuma për t'u paguar përbëhet nga diferencat ndërmjet çmimit normal dhe të WIZZ Discount Club për biletën dhe tarifës normale dhe të WIZZ Discount Club për bagazhet. Në rast se rezervimin e anulon një anëtar i WIZZ Discount Club, këto tarifa vlejnë për pasagjerët e mbetur në rezervim, pasi këta i humbasin përfitimet e WIZZ Discount Club.

Tarifa e anulimit dhe Rikuperimi i përfitimeve të WIZZ Discount Club do të zbriten nga shuma e paguar për pasagjerin, rezervimi i të cilit është anuluar, si më poshtë:

  • Nëse shuma e paguar për pasagjerin të cilit i anulohet rezervimi është më e lartë se tarifat në lidhje me anulimin (tarifa e anulimit/tarifa e ruajtjes së ndenjëses, Rikuperimi i përfitimeve të WIZZ Discount Club), diferenca rimbursohet në llogarinë e WIZZ të titullarit të prenotimit (personi që e ka krijuar fillimisht prenotimin) me kreditet e WIZZ;
  • Nëse shuma e paguar për pasagjerin të cilit i anulohet rezervimi është më e ulët se tarifat në lidhje me anulimin (tarifa e anulimit/tarifa e ruajtjes së ndenjëses, Rikuperimi i përfitimeve të WIZZ Discount Club), paguhet vetëm Rikuperimi i përfitimeve të WIZZ Discount Club.
  • Nëse shuma e paguar për pasagjerin rezervimi i të cilit është anuluar është e barabartë me tarifën që lidhet me anulimin (tarifë anulimi / tarifë për ruajtjen e sediljes, Rikuperimi i përfitimeve të WIZZ Discount Club), asnjë pagesë nuk do të bëhet dhe nuk jepet rimbursim

Informacione të mëtejshme të rëndësishme:

Nëse kërkohet një rimbursim për një llogari të WIZZ, të gjitha fluturimet për të gjithë pasagjerët e përfshirë në rezervim do të anulohen dhe do të bëhen të pavlefshme. Pas kryerjes së anulimit online me vullnet të lirë dhe kërkesës për kredite në llogarinë e WIZZ, ky proces është i pakthyeshëm dhe nuk mund të kryhet më modifikim tjetër. Kreditet e WIZZ nuk mund të konvertohen më vonë në mënyrën fillestare të pagesës.

Në rast se dëshironi të merrni shumën e rimbursueshme në kartën tuaj të debitit/kreditit, përmes transfertës bankare apo çfarëdo mënyre tjetër pagese me të cilën është paguar prenotimi fillestar, ju duhet të kontaktoni me Qendrën Telefonike të Wizz Air (ende nuk ka alternativë online). Në këtë rast, Transaksioni në Qendrën Telefonikenuk do të tarifohet.

Ju këshillojmë se nëse keni paguar fillimisht për prenotimin tuaj me kreditet e Llogarisë së WIZZ, ju mund të kërkoni rimbursim vetëm në formën e Kredive të WIZZ - nuk është e mundur të konvertoni rimbursimin në një lloj pagese tjetër.

Nëse keni blerë një biletë Plus Fare apo keni rezervim me WIZZ Flex, mund të kërkoni një rimbursim të çmimit të blerjes. Çmimi i blerjes së rezervimit tuaj do të rimbursohet në llogarinë tuaj të WIZZ me kredite. Vini re se çmimi i blerjes së shërbimit WIZZ Flex nuk do të rimbursohet në llogarinë tuaj të WIZZ dhe vlera e tij do të zbritet nga çmimi i plotë i blerjes. Vini re se nëse anulimi i rezervimit kryhet me WIZZ Flex, rregullat e skadimit të krediteve ndryshojnë, ndaj kontrolloni Kushtet e Përgjithshme të WIZZ Flex.

Pas zbatimit të tarifave përkatëse, shuma e rimbursueshme (nëse ka) do t'i kreditohet llogarisë WIZZ të titullarit të prenotimit në kredite WIZZ, brenda 72 orëve nga kërkesa. Shuma e kredituar do të jetë e disponueshme në llogarinë e WIZZ për 90 ditë dhe mund të përdoret për të blerë fluturime dhe shërbime të reja nga Wizz Air.

Anëtarësimet në WIZZ Discount Club dhe lejekalimet Privilege të blera gjatë rezervimit të fluturimit fillestar nuk do të anulohen automatikisht me anulimin e rezervimit. Kontrolloni detaje të mëtejshme te WIZZ Discount Club dhe Privilege Pass.

Shërbimet e blera nga palë të treta gjatë rezervimit të fluturimit fillestar (p.sh. sigurime, transport në aeroport) nuk anulohen automatikisht gjatë anulimit të rezervimit. Për t'i anuluar këto shërbime, kontaktoni drejtpërdrejt me operatorin palë të tretë që ofron shërbimet në fjalë.