Keni një shfletues shumë të vjetër interneti
Ne nuk e mbështesim këtë version të shfletuesit tuaj!
Këtë faqe po e shikoni pasi kemi pikasur një shfletues të vjetër ose të pambështetur interneti. Për të vijuar shfletimin në wizzair.com dhe për të pasur një përdorim optimal gjatë shfletimit, ju rekomandojmë të përditësoni shfletuesin e internetit.
Këto janë rekomandimet tona:
Mozilla Firefox
Shkarkim falas
Google Chrome
Shkarkim falas

Informacioni dhe shërbimet

Rimbursimet dhe kompensimet

Up to 2 weeks

Deri në 2 javë

TARIFA [cancellation location=wizzairComCallCentre]
Anuloni rezervimin tuaj më herët se 14 ditë përpara nisjes dhe do t’ju duhet të paguani vetëm tarifën e anulimit për të marrë rimbursim.

within 2 weeks

Brenda 2 javëve

TARIFA+SHËRBIMET [seat-protection location=wizzairComCallCentre]
Nëse anuloni brenda 14 ditëve nga nisja e fluturimit, do t’ju duhet të paguani një tarifë më të lartë dhe nuk do të jeni në gjendje të rimbursoni koston e shërbimeve të blera.

wizz-flex-icon

Prisni ndryshime? Merrni WIZZ Flex

Duke blerë WIZZ Flex që të mund të ndryshoni datën, orën dhe itinerarin e fluturimit tuaj në internet, sa herë të jetë e nevojshme.

Mësoni më shumë rreth WIZZ Flex

Accordions

Anulimi i rezervimit duhet kryer deri në 3 orë përpara kohës së planifikuar të nisjes së fluturimit. Vini re se anulimi do të konsiderohet i kryer pasi të jetë marrë pagesë (nëse vlen për rastin). Vini re se mund të kryhen vetëm pagesa me kartë krediti.

a. Në rast rezervimesh fluturimi vetëm vajtje: Anulimi i rezervimit duhet kryer deri në 3 orë përpara kohës së planifikuar të nisjes së fluturimit.

b. Në rast rezervimesh vajtje-ardhje:

i. Nëse rezervimi përfshin fluturim kthimi, anulimi duhet kryer përpara orës së planifikuar të nisjes së fluturimit të parë. Në këtë rast, do të anulohen të dyja fluturimet. Për shembull, në rastin e një fluturimi Budapest–"Luton" i Londrës–Budapest anulimi mund të kryhet vetëm përpara nisjes së fluturimit Budapest–"Luton" i Londrës. Në këtë rast do të anulohen të dyja fluturimet Budapest–"Luton" i Londrës dhe "Luton" i Londrës–Budapest.

ii. Anulimi nuk mund të kryhet nëse fluturimi i parë është nisur.

Për të anuluar rezervimin, identifikohuni dhe bëni një zgjedhje brenda profilit tuaj të WIZZ (numri i rezervimit). Nëse hasni ndonjë vështirësi, kontaktoni me qendrën telefonike të Wizz Air.

c. Procesi i anulimit të rezervimeve që përfshijnë më shumë se një pasagjer (jo rezervime në grup, 2-10 persona)

  1. Për të anuluar rezervimin, identifikohuni në profilin e WIZZ
  2. Zgjidhni rezervimin që dëshironi të anuloni
  3. Zgjidhni pasagjerët për të cilët do të vlejë anulimi (nëse dëshironi ta anuloni rezervimin për të gjithë pasagjerët duhet t'i zgjidhni të gjithë bashkë në të njëjtin proces)
  4. Konfirmoni anulimin dhe shlyeni pagesën në lidhje me anulimin, nëse vlen për rastin
  5. Vini re se në rast se rezervimi fillestar ishte paguar tërësisht apo pjesërisht me kupon të WIZZ, anulimi i rezervimit mund të kryhet vetëm për të gjithë pasagjerët dhe për të gjitha fluturimet njëherësh.

Pagesat përkatëse në rast anulimi të rezervimit

1. Tarifa e anulimit varet nga ditët e mbetura deri në nisje dhe tarifohet për pasagjer për fluturim si më poshtë.

  • Më shumë se 14 ditë nga nisja, tarifa e anulimit: 60 euro për pasagjer për fluturim
  • Brenda 14 ditësh nga nisja, tarifa për mbrojtjen e ndenjëses: 80 euro për pasagjer për fluturim
  • Nëse anulimi kryhet më shumë se 14 ditë përpara nisjes, pasagjeri gëzon të drejtën e rimbursimit për biletën e plotë pas zbritjes së tarifës së anulimit dhe rikuperimit të përfitimeve të WIZZ Discount Club.
  • Nëse anulimi kryhet brenda 14 ditëve përpara nisjes, pasagjeri gëzon të drejtën e rimbursimit për biletën e plotë pas zbritjes së tarifës së mbrojtjes së ndenjëses, rikuperimit të përfitimeve të WIZZ Discount Club dhe shërbimeve të tjera

2. Rikuperimi i përfitimeve të WIZZ Discount Club

Shuma për t'u paguar përbëhet nga diferencat mes çmimit normal të biletës së WIZZ Discount Club dhe tarifës normale te bagazheve të WIZZ Discount Club. Në rast se rezervimin e anulon një anëtar i WIZZ Discount Club, këto tarifa vlejnë për pasagjerët e mbetur në rezervim, pasi këta i humbasin përfitimet e WIZZ Discount Club.

Tarifa e anulimit dhe rikuperimi i përfitimeve të WIZZ Discount Club do të zbritet nga shuma e paguar për pasagjerin të cilit i anulohet rezervimi, si më poshtë:

  • Nëse shuma e paguar për pasagjerin të cilit i anulohet rezervimi është më e lartë se tarifat në lidhje me anulimin (tarifa e anulimit/tarifa e mbrojtjes së ndenjëses, rikuperimi i përfitimeve të WIZZ Discount Club), diferenca rimbursohet në llogarinë e WIZZ të titullarit të prenotimit (personi që e ka krijuar fillimisht prenotimin) në kredite WIZZ
  • Nëse shuma e paguar për pasagjerin të cilit i anulohet rezervimi është më e ulët se tarifat në lidhje me anulimin (tarifa e anulimit/tarifa e mbrojtjes së ndenjëses, rikuperimi i përfitimeve të WIZZ Discount Club), paguhet vetëm rikuperimi i përfitimeve të WIZZ Discount Club.
  • Nëse shuma e paguar për pasagjerin të cilit i anulohet rezervimi është e barabartë me tarifën në lidhje me anulimin (tarifa e anulimit/tarifa e mbrojtjes së ndenjëses, rikuperimi i përfitimeve të WIZZ Discount Club), nuk kryhet asnjë pagesë dhe nuk jepet asnjë rimbursim

Vini re se nëse anulimi i rezervimit kryhet me Wizz Flex, rregullat e skadimit të krediteve ndryshojnë, ndaj kontrolloni kushtet e përgjithshme të WIZZ Flex.

Nëse keni blerë një biletë Plus Fare apo keni rezervim me WIZZ Flex, mund të kërkoni një rimbursim të çmimit të blerjes. Çmimi i blerjes së rezervimit tuaj do të rimbursohet në llogarinë tuaj WIZZ si kredit. Vini re se çmimi i blerjes së shërbimit WIZZ Flex nuk do të rimbursohet në llogarinë tuaj WIZZ dhe vlera e tij do të zbritet nga çmimi i plotë i blerjes.

Pas zbatimit të tarifave përkatëse, shuma e rimbursueshme (nëse ka) do t'i kreditohet llogarisë WIZZ të titullarit të prenotimit në kredite WIZZ, brenda 72 orëve nga kërkesa. Shuma e kredituar do të jetë e disponueshme në llogarinë WIZZ për 90 ditë dhe mund të përdoret për të blerë fluturime dhe shërbime të reja nga Wizz Air.

Nëse kërkohet rimbursim në një llogari të WIZZ, të gjitha fluturimet për të gjithë pasagjerët e përfshirë në rezervim do të anulohen dhe do të bëhen të pavlefshme. Pas kryerjes së anulimit në internet me vullnet të lirë dhe kërkesës për kredite në llogarinë e WIZZ, ky proces është i pakthyeshëm dhe nuk mund të kryhet më modifikim tjetër. Kreditet e WIZZ nuk mund të konvertohen në mënyrën fillestare të pagesës. Në rast se dëshironi të merrni shumën e rimbursueshme në kartën tuaj të debitit/kreditit, përmes transfertës bankare apo çfarëdo mënyre tjetër pagese me të cilën është paguar prenotimi fillestar, duhet të kontaktoni me qendrën telefonik të Wizz Air. Në këtë rast nuk do t'ju tarifohet tarifa e transaksionit e qendrës telefonike.

Anëtarësitë në WIZZ Discount Club dhe lejekalimet Privilege të blera gjatë rezervimit të fluturimit fillestar nuk do të anulohen automatikisht me anulimin e rezervimit. Kontrolloni detaje të mëtejshme te WIZZ Discount Club dhe Privilege Pass.

Shërbimet e blera nga palë të treta gjatë rezervimit të fluturimit fillestar (p.sh. sigurime, transport në aeroport) nuk anulohen automatikisht gjatë anulimit të rezervimit. Për t'i anuluar këto shërbime, kontaktoni drejtpërdrejt me operatorin që ofron shërbimet në fjalë.

Në rast vonese në fluturim ju do të keni opsionet e mëposhtme sipas Kushteve tona të përgjithshme të transportit, përveçse siç jepet ndryshe nga Rregullorja (EC) Nr. 261/2004 (“Rregullorja”) që përcakton rregullat e përgjithshme mbi kompensimin dhe ndihmën për pasagjerët në rastin e refuzimit të imbarkimit apo vonesave të gjata të fluturimeve.

  1. Ju mund të riprenotoni një fluturim tjetër të operuar prej nesh në të njëjtin itinerar apo nëse është nevoja në itinerar të ngjashëm, brenda 14 ditëve përpara ose 60 ditëve pas datës së planifikuar të nisjes së fluturimit fillestar, nëse ka vende të lira
  2. Mund të kërkoni rimbursim në kredite WIZZ në llogarinë tuaj të WIZZ për çmimin e blerjes në lidhje me prenotimin e anuluar, me një +20% bonus. Këto kredite WIZZ mund t'i përdorni për të blerë çfarëdo fluturimesh/shërbimesh të Wizz Air në të ardhmen. Më vonë do të keni mundësi të kërkoni rimbursim 100% në mënyrën tuaj fillestare të pagesës, në vend të krediteve të WIZZ nëse dëshironi (sipas kufizimeve të mënyrës së pagesës), në rast të këtillë vini re se nuk përfitoni 20% e lartpërmendur shtesë.

Për hapjen e këtyre mundësive, identifikohuni dhe bëni një zgjedhje brenda profilit tuaj të WIZZ (numri i rezervimit). Nëse hasni ndonjë vështirësi, kontaktoni me qendrën telefonike të Wizz Air.

Përveç opsioneve të lartpërmendura, ne ofrojmë dy telefonata (si alternativë mund të zgjidhni komunikim me teleks, faks ose email) falas, ose aty ku nuk është praktike për Wizz Air që të ofrojë këto mundësi, ne do të rimbursojmë kostot e këtyre komunikimeve.

Nëse vlen për rastin, në rastin e ndryshimit të itinerarit, kur orari i nisjes së fluturimit të ri është ditën pas ditës së nisjes fillestare të planifikuar për fluturimin e anuluar, ne do të organizojmë pa pagesë akomodimin në hotel dhe transportin mes aeroportit dhe vendit të akomodimit. Aty ku nuk është praktike që Wizz Air ta ofrojë këtë shërbim, ne do t’ju rimbursojmë kostot e akomodimit në hotel dhe transportit mes aeroportit dhe vendit të akomodimit.

Vini re se rimbursimi i kostos për asistencën e specifikuar më lart është deri në një shumë të arsyeshme, dhe duhet të mbështetet me faturat përkatëse.

Gjithashtu, Wizz Air do të paguajë kompensimin sipas Nenit 7 të Rregullores:

SHUMA

DISTANCA

SHËNIM

250 EUR

1500 km ose më pakNëse ju ofrohet një fluturim i ri dhe orari i mbërritjes nuk tejkalon orarin e programuar të mbërritjes së fluturimit të rezervuar me 2 orë, kjo shumë do të reduktohet me 50%

400 EUR

mes 1501 dhe 3500 km në rast fluturimesh të gjitha brenda komunitetit (BE-ZEE)Nëse ju ofrohet një fluturim i ri dhe orari i mbërritjes nuk tejkalon orarin e programuar të mbërritjes së fluturimit të rezervuar me 3 orë, kjo shumë do të reduktohet me 50%

600 EUR

mbi 3500 km (vlen vetëm për fluturimet jo brenda komunitetit (BE-ZEE))Nëse ju ofrohet një fluturim i ri dhe orari i mbërritjes nuk tejkalon orarin e programuar të mbërritjes së fluturimit të rezervuar me 4 orë, kjo shumë do të reduktohet me 50%

Kompensimi i mësipërm nuk do të paguhet nëse jeni informuar rreth anulimit:

  • 2 javë përpara orarit të programuar të nisjes (STD);
  • mes 2 javësh dhe 7 ditësh përpara STD dhe një fluturim alternativë i Wizz Air ju është ofruar, orari i nisjes nuk është më shumë se dy orë përpara STD dhe orari i mbërritjes është më pak se katër orë pas orarit të programuar të mbërritjes (STA);
  • më pak se 7 ditë përpara STD dhe ju është ofruar një fluturim alternativ Wizz Air, orari i nisjes i të cilit është jo më pak se një orë përpara STD dhe orari i mbërritjes është më pak se 2 orë pas STA.

Ju lutemi vini re se nuk do të kemi detyrimin të paguajmë kompensimin nëse anulimi është shkaktuar nga rrethana të jashtëzakonshme që nuk mund të ishin shmangur edhe nëse do të ishin marrë të gjitha masat e arsyeshme.

Rrethana të jashtëzakonshme u referohen, por pa u kufizuar me, arsyeve të mëposhtme: kontrolli i trafikut ajror, moti, grevat industriale (përveç grevave industriale nga punonjësit e Wizz Air), alarmet terroriste ose arsyet e sigurisë, mbyllja e aeroportit ose e pistës, trazirat civile, forcat madhore, arsyet e sigurisë në fluturim.

Secili rast do të vlerësohet individualisht për të përcaktuar nëse ekziston rrethana e pashmangshme e jashtëzakonshme.

Nëse keni ankesa në lidhje me implementimin e të drejtave tuaja sipas Rregullores, mund të kontaktoni me organin shtetëror zbatues për vendin tuaj të nisjes (http://apr.europa.eu).

Në rast vonese në fluturim ju do të keni opsionet e mëposhtme sipas Rregullores (EC) Nr. 261/2004 (“Rregullorja”) që përcakton rregullat e përgjithshme mbi kompensimin dhe ndihmën për pasagjerët në rastin e refuzimit të imbarkimit apo vonesave të gjata të fluturimeve.

DISTANCA

KOHËZGJATJA E VONESËS

ASISTENCA E OFRUAR PËR ÇDO PASAGJER QË KA PAGUAR TARIFËN E FLUTURIMIT

1500 km ose më pak

2 orë ose më shumë

  • pije freskuese dhe ushqim me vlerë proporcionale me vonesën tuaj
  • dy telefonata ose mesazhe me teleks, fakse ose emaile (aty ku nuk është e mundur që Wizz Air t’jua ofrojë këto mundësi, do t’ju rimbursojmë kostot deri në një shumë të arsyeshme, të mbështetur me faturat përkatëse)

1501-3500 km

3 orë ose më shumë

3501 km ose më shumë

4 orë ose më shumë

Nëse fluturimi juaj vonohet të paktën 5 orë ju mund të zgjidhni nga opsionet e mëposhtme (përveç asistencës së lartpërmendur):

  • Mund të rirezervoni në një fluturim kthimi të operuar nga Wizz Air ose një linjë tjetër ajrore sipas kushteve të krahasueshme të transportit drejt pikës suaj të parë të nisjes, në momentin e parë të mundshëm, sipas vendeve të lira në avion. Për detaje rreth fluturimeve alternative dhe/ose transportit tokësor, ju lutemi kontaktoni me Sportelin e Informacionit në Aeroport.
  • Mund ta anuloni rezervimin tuaj dhe do t’ju rimbursojmë tarifën totale të fluturimit të anuluar me çmimin me të cilin është blerë, për pjesët e udhëtimit që nuk janë përshkuar, si dhe për pjesët e udhëtimit që janë përshkuar nëse fluturimi nuk i shërben më qëllimit në lidhje me planin tuaj fillestar të udhëtimit, së bashku me, aty ku vlen (p.sh. në rastin e fluturimeve të transfertës)
  • Mund ta anuloni rezervimin dhe të merrni kreditet në vlerën e plotë të pagesës për fluturimin përkatës, plus 20% të biletës së paguar, në llogarinë tuaj të WIZZ. Këtë kredit mund ta përdorni për çfarëdo fluturimi/shërbimesh të Wizz Air në të ardhmen.

Nëse, si rezultat i vonesës së gjatë, koha e nisjes së fluturimit të vonuar është ditën pas ditës së nisjes së planifikuar fillestare, nëse vlen për rastin, ne do të organizojmë pa pagesë akomodimin në hotel dhe transportin mes aeroportit dhe vendit të akomodimit. Aty ku nuk është praktike që Wizz Air ta ofrojë këtë shërbim, ne do t’ju rimbursojmë kostot e akomodimit në hotel dhe transportit mes aeroportit dhe vendit të akomodimit deri në një shumë të arsyeshme, të mbështetur nga faturat përkatëse.

Pasagjerët, fluturimi i të cilëve është vonuar me më shumë se tri orë pas mbërritjes, kanë të drejtën e kompensimit siç specifikohet në Nenin 7 të Rregullores, përveçse kur vonesa është shkaktuar nga rrethana të jashtëzakonshme që nuk mund të ishin shmangur edhe nëse do të ishin marrë të gjitha masat e arsyeshme.

Nëse keni ankesa në lidhje me implementimin e të drejtave tuaja sipas Rregullores, mund të kontaktoni me organin shtetëror zbatues në përputhje me vendin tuaj të nisjes (http://apr.europa.eu).

Në rast refuzimi të imbarkimit ju do të keni opsionet e mëposhtme sipas Rregullores (EC) Nr. 261/2004 (“Rregullorja”) të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 11 shkurt 2004 që përcakton rregullat e përgjithshme mbi kompensimin dhe ndihmën për pasagjerët në rastin e refuzimit të imbarkimit apo vonesave të gjata të fluturimeve.

Nëse e dorëzoni rezervimin tuaj në këmbim të përfitimeve si vullnetar, ju mund të zgjidhni nga opsionet e mëposhtme (përveç përfitimeve të rëna dakord nga Wizz Air):

  1. a) Ri-rezervimin në një fluturim të operuar nga Wizz Air ose një linjë tjetër ajrore sipas kushteve të krahasueshme të transportit drejt pikës së destinacionit tuaj përfundimtar, sipas disponueshmërisë së vendeve në avion.
  2. b) Rimbursimin e tarifës totale të fluturimit të anuluar me çmimin me të cilin është blerë, për pjesën(t) e udhëtimit që nuk janë përshkuar, si dhe për pjesën(t) e udhëtimit që janë përshkuar nëse fluturimi nuk i shërben më qëllimit në lidhje me planin tuaj fillestar të udhëtimit, së bashku me, aty ku vlen (p.sh. në rastin e fluturimeve të tranzitit) ri-rezervimin në një fluturim kthimi të operuar nga Wizz Air ose një linjë tjetër ajrore sipas kushteve të krahasueshme të transportit drejt pikës suaj të parë të nisjes, në momentin e parë të mundshëm, sipas disponueshmërisë së vendeve në avion.
  3. c) Marrjen e një krediti për vlerën e plotë të pagesës për sektorët përkatës plus 20% të tarifës së paguar të fluturimit. Këtë kredit ju mund ta përdorni për çdo fluturim me Wizz Air.

Nëse numri i vullnetarëve ishte i pamjaftueshëm dhe Wizz Air ju refuzoi imbarkimin kundër vullnetit tuaj dhe pa ndonjë arsye tjetër, ju do të asistoheni përveçse sa më lart përkatësisht me sa më poshtë:

  1. a) Ne ofrojmë kuponë për pije freskuese/ushqim me vlerë proporcionale me vonesën tuaj.
  2. b) Ne ofrojmë dy telefonata, mesazhe me teleks, faks ose email, falas, ose aty ku nuk është praktike për Wizz Air që të ofrojë këto mundësi, ne do të rimbursojmë kostot e këtyre komunikimeve.
  3. c) Në rastin e ndryshimit të itinerarit, kur orari i nisjes së fluturimit të ri është ditën pas ditës së nisjes së planifikuar për fluturimin e anuluar, ne do të organizojmë pa pagesë akomodimin në hotel dhe transportin mes aeroportit dhe vendit të akomodimit. Aty ku nuk është praktike që Wizz Air ta ofrojë këtë shërbim, ne do t’ju rimbursojmë kostot e akomodimit në hotel dhe transportit mes aeroportit dhe vendit të akomodimit.

Rimbursimi i kostove për asistencën të specifikuar në pikat b) dhe c) më lart për një shumë të arsyeshme, të mbështetur me faturë (fatura).

Gjithashtu, Wizz Air do të paguajë kompensimin sipas Nenit 7 të Rregullores:

Shuma

Distanca

Shënim

250 EUR

1500 km ose më pak

Nëse ju ofrohet një fluturim i ri dhe orari i mbërritjes nuk tejkalon orarin e programuar të mbërritjes së fluturimit të rezervuar me 2 orë, kjo shumë do të reduktohet me 50%

400 EUR

mes 1500 dhe 3500 km

Nëse ju ofrohet një fluturim i ri dhe orari i mbërritjes nuk tejkalon orarin e programuar të mbërritjes së fluturimit të rezervuar me 3 orë, kjo shumë do të reduktohet me 50%

600 EUR

mbi 3500 km

Nëse ju ofrohet një fluturim i ri dhe orari i mbërritjes nuk tejkalon orarin e programuar të mbërritjes së fluturimit të rezervuar me 4 orë, kjo shumë do të reduktohet me 50%

Nëse keni ankesa në lidhje me implementimin e të drejtave tuaja sipas Rregullores, mund të kontaktoni me organin kombëtar zbatues në përputhje me vendin tuaj të nisjes (http://apr.europa.eu).

Në rast se keni të drejtë të merrni kompensim sipas Rregullores (KE) nr. 261/2004, mund ta dorëzoni pretendimin përmes formularit të ankesave në internet.

Pasagjerët e tjerë mund të dorëzojnë një pretendim kompensimi në emrin tuaj vetëm nëse ju vetë dhe pasagjeri tjetër keni qenë në të njëjtin rezervim për fluturimin në fjalë. Në atë rast ju vetë apo pasagjerët e tjerë që ngrenë pretendimin duhet të paraqisni prova për autorizimin që keni dhënë.

Ne do t'i përgjigjemi pretendimit tuaj brenda 30 ditëve.

Pretendimi nga një palë e tretë

Ne nuk përpunojmë pretendime të dorëzuara nga palë të tjera të treta, përveç nëse ju vetë apo pasagjerët në rezervimin tuaj kanë dorëzuar më parë një pretendim drejtpërdrejt pranë nesh.

Për të shmangur dyshimet, kushtet në paragrafin e mëparshëm nuk synojnë të kufizojnë të drejtën tuaj apo t’ju ndalojë të këshilloheni me konsulentë ligjorë përpara se të dorëzoni ndonjë pretendim drejtpërdrejt pranë nesh.

Nëse pretendimi na dorëzohet nga një palë e tretë në emrin tuaj (gjithnjë nëse na keni dorëzuar më herët drejtpërdrejt një pretendim), palës së tretë i kërkohet të paraqesë dokumentacionin e duhur dhe të përshtatshëm, që provon se ka autorizimin ligjor për t'ju përfaqësuar.

Çfarëdo kompensimi që i paguhet një pale të tretë që vepron në emrin tuaj, do të konsiderohet pagesë e mirëfilltë kompensimi dhe nuk do të paguhet ndonjë kompensim i mëtejshëm për të njëjtin fluturim, pasi ne nuk mbajmë përgjegjësi për pagesë të dytë apo debate midis jush dhe palës së tretë.

Ricaktimi

Ju gëzoni të drejtën t'ia ricaktoni pretendimin tuaj një pale të tretë. Kur të ricaktoni të drejtën tuaj për pretendim, jeni në fakt duke ia "shitur" palës së tretë të drejtën për të përfituar kompensim prej nesh, dhe pas kryerjes së ricaktimit, pala e tretë do të gëzojë të drejtën të marrë kompensimin në vendin tuaj. Ju këshillojmë t'i lexoni me kujdes kushtet e kontratës suaj me palën e tretë në lidhje me pretendimin tuaj.

Ne kemi të drejtën t'i administrojmë pretendimet e ricaktuara vetëm nëse përmbushen kushtet e mëposhtme:

  • Marrim njoftim me shkrim për ricaktimin të nënshkruar nga ju vetë, duke përfshirë sa më poshtë:

oNumrin tuaj të rezervimit

oBazat për pretendimin

oDatën dhe numrin e fluturimit

ose

  • Pretendimit i bashkëlidhet origjinali apo një kopje e certifikuar e kontratës së ekzekutuar siç duhet.

Tarifa e administrimit të ricaktimit

Tarifa e administrimit të ricaktimit Administrimi i pretendimeve të ricaktuara krijon kosto shtesë për ne. Në përputhje me 6:200 të Kodit Civil të Hungarisë. §*kosto të tilla do të mbulohen prej jush dhe palës së tretë të cilës i keni ricaktuar pretendimin.

Nëse kompensimit të ricaktuar i ka ardhur afati, për mbulimin e kostove të lartpërmendura ne do të zbresim tarifën e administrimit të ricaktimit nga pagesa e kompensimit.

Shuma e tarifës së administrimit të ricaktimit është 50 EUR. Ajo listohet dhe tek Të gjitha shërbimet dhe tarifat.

Dokumentacioni i duhur dhe i përshtatshëm për përfaqësim apo ricaktim

Në rast se përfaqësoheni nga një palë e tretë apo e ricaktoni pretendimin tuaj, në përputhje me 325 §* të Kodit të Procedurës Civile të Hungarisë, të gjitha dokumentet që na dorëzoni do të jenë në formën e dokumenteve private me fuqi të plotë prove, të cilat duhet të përmbushin sa më poshtë:

a)të jetë shkruar dhe nënshkruar nga lëshuesi me shkrim dore; ose -

Vetëm për qëllime sqarimi: E shkruani dokumentin me dorë dhe përmban nënshkrimin tuaj.

b)të jetë nënshkruar nga dy dëshmitarë që vërtetojnë se personi i përmendur në të e ka nënshkruar dokumentin, nëse nuk është shkruar prej tij në formë të pjesshme apo të plotë, në prani të tyre, ose e ka deklaruar nënshkrimin si të tijin, për më tej, emri dhe adresa e banimit - apo banesa e zakonshme, nëse nuk kanë të tillë - i të dy dëshmitarëve duhet përcaktuar në formë të lexueshme në dokument; - ose

Vetëm për qëllime sqarimi: Nëse dokumenti nuk është shkruar prej vetë jush, duhet ta nënshkruajnë dy persona të tjerë si dëshmitarë dhe të japin adresat e tyre.

c)nënshkrimi apo inicialet e nënshkruesit të dokumentit duhet të certifikohen në dokument nga një gjykatës apo noter publik; ose

Vetëm për qëllime sqarimi: Dokumenti është i noterizuar. Do të thotë që noteri vërteton se nënshkrimi në dokument ju përket juve.

d)*një avokat apo konsulent ligjor i regjistruar në Dhomën e Avokatisë paraqet një dokument - me nënshkrimin e duhur - për të vërtetuar se dokumenti është transkriptuar nga të tjerë dhe është nënshkruar nga vetë nënshkruesi në praninë e tij, apo se e ka deklaruar nënshkrimin si të vetin në prani të tij; - ose

Vetëm për qëllime sqarimi: Dokumenti duhet të nënshkruhet dhe nga avokati dhe ju vetë [nëse dokumenti është përpiluar nga avokati]

e) dokumenti elektroni ekzekutohet nga nënshkrimi i certifikuar elektronik i nënshkruesit apo nga nënshkrimi i avancuar elektronik në bazë të një certifikate apo vule të kualifikuar, duke përfshirë - aty ku parashikohet nga ligji - gjurmën kohore;

Vetëm për qëllime sqarimi:: Dokumenti elektronik është krijuar me anë të një pajisjeje të certifikuar, që ju identifikon dhe paraqet një certifikatë apo vulë të kualifikuar mbi dokument

*Kushti i përgjithshëm i transportit që keni pranuar gjatë rezervimit, i cili përbën kontratën midis jush dhe nesh, zbatohet sipas legjislacionit të Hungarisë, dhe si i tillë, legjislacioni i Hungarisë rregullon dhe marrëdhënien tonë kontraktuale.

Në rastin e vdekjes së një anëtari të afërm të familjes (nëna, babai, gjyshi ose gjyshja, fëmija, nipi ose mbesa, vëllai, motra, bashkëshortja, bashkëshorti, bashkëjetuesi ose bashkëjetuesja) që ndodh brenda një muaji përpara kohës së programuar të nisjes së fluturimit në rezervimin tuaj) deri në 30 ditë përpara datës së nisjes, ju mund të kërkoni rimbursim duke paraqitur një kërkesë. Ju duhet të paraqisni një certifikatë vdekjeje brenda 7 ditëve nga paraqitja e formularit të kërkesës.

Pyetjet më të shpeshta

Pyetjet më të shpeshta

Plotësoni formularin e kërkesës dhe kushtojini vëmendje zgjidhjes së kategorisë së duhur.

Ju do të merrni një numër unik identifikimi, ju lutemi referojuni atij. Ne do të bëjmë maksimumin të përpunojmë kërkesën tuaj sa më shpejt të jetë e mundur. Ju do të merrni një përgjigje prej nesh brenda 30 ditëve.

Në rast ndryshimi të orarit të fluturimit ose anulimi të fluturimit nga Wizz Air përpara orarit të programuar të nisjes së fluturimit tuaj, ne do t’ju njoftojmë për këto ndryshime dhe opsionet tuaja në lidhje me ato përmes emailit në adresën që keni dhënë kur keni bërë rezervimin. Njoftime i shkojnë drejtpërdrejt detajeve të kontaktit të titullarit të prenotimit dhe vlejnë për të gjithë pasagjerët në prenotim. Është përgjegjësia e titullarit të prenotimit/agjencisë t'i informojë të gjithë pasagjerët e tjerët brenda rezervimit për ndryshime të mundshme të fluturimit.

Në raste të tilla mund të zgjidhni nga sa më poshtë (kjo mund të ndryshojë sipas rastit):

  • Identifikohuni në profilin tuaj të WIZZ (titullari i rezervimit) dhe riprenotojeni udhëtimin falas në një linjë tjetër nën operimin e Wizz Air në të njëjtin itinerar apo nëse është nevoja në një itinerar të ngjashëm, gjithnjë në varësi të vendeve të lira. Nëse nuk jeni të kënaqur me linjat e mundshme, ne do t'ju ofrojmë mundësi rimbursimi në procesin e rimbursimit nga interneti.
  • Identifikohuni në profilin tuaj të WIZZ (titullari i rezervimit) dhe kërkoni kredite WIZZ për vlerën e plotë të pagesës suaj për fluturimin e anuluar ose të ndryshuar, plus 20% të biletës së paguar për fluturimin e anuluar ose të ndryshuar në llogarinë tuaj të WIZZ. Kredite të tilla udhëtimi mund të përdoren për blerjen e cilitdo fluturimi apo shërbimi të WIZZ në të ardhmen. Më vonë do të keni mundësi të kërkoni rimbursim 100% sipas mënyrës suaj fillestare të pagesës, në vend të krediteve të WIZZ nëse dëshironi (sipas kufizimeve të mënyrës së pagesës), në rast të këtillë vini re se nuk përfitoni 20% e lartpërmendur shtesë.

Nëse hasni ndonjë vështirësi me sa më lart, kontaktoni qendrën telefonik të Wizz Air.