Informacioni dhe shërbimet

Rimbursimet dhe Kompensimet

Deri në dy javë

TARIFË prej [cancellation location=wizzairComCallCentre]
Anuloni rezervimin tuaj përpara ditës së 14-të para nisjes, dhe ju vetëm duhet të paguani tarifën e anulimit për të marrë një rimbursim.

Brenda 2 javësh

TARIFË+SHËRBIMET [seat-protection location=wizzairComCallCentre]
Nëse anuloni brenda 14 ditëve nga nisja e fluturimit, do të duhet të paguani një tarifë më të lartë dhe ne nuk do të jemi në gjendje të rimbursojmë koston e shërbimeve të blera.

Prisni ndryshime? Merrni WIZZ Flex

Blerja e WIZZ Flex do t'ju lejojë të ndryshoni datën, kohën dhe kursin e fluturimit tuaj online çdo herë.

Mësoni më shumë rreth WIZZ Flex

Accordions

Anulimi i rezervimit duhet kryer deri në 3 orë përpara kohës së planifikuar të nisjes së fluturimit. Vini re se anulimi do të konsiderohet i kryer pasi të jetë marrë pagesa (nëse vlen për rastin). Vini re se mund të kryhen vetëm pagesa me kartë krediti.

a. Në rast të rezervimeve vetëm vajtje: Anulimi i rezervimit duhet të plotësohet deri në 3 orë para orarit të planifikuar të nisjes së fluturimit.

b. Në rast të rezervimeve vajtje-ardhje:

i. Nëse rezervimi përfshin fluturim vajtje-ardhje, anulimi mund të kryhet përpara nisjes së fluturimit të parë. Në këtë rast, do të anulohen të dyja fluturimet. Për shembull, në rastin e një fluturimi Budapest–"Luton" i Londrës–Budapest, anulimi mund të kryhet vetëm përpara nisjes së fluturimit Budapest–"Luton" i Londrës. Në këtë rast do të anulohen të dyja fluturimet Budapest–"Luton" i Londrës dhe "Luton" i Londrës–Budapest.

ii. Anulimi nuk mund të kryhet nëse fluturimi i parë është nisur tashmë.

Për të anuluar rezervimin, identifikohuni dhe bëni një zgjedhje brenda profilit tuaj të WIZZ (zotëruesi i rezervimit). Nëse hasni ndonjë vështirësi, kontaktoni me Qendrën Telefonike të Wizz Air.

c. Procesi i anulimit të rezervimeve që përfshijnë më shumë se një pasagjer (jo rezervime në grup, 2-10 persona)

  1. Për të anuluar rezervimin, identifikohuni në profilin e WIZZ
  2. Zgjidhni rezervimin që dëshironi të anuloni
  3. Zgjidhni pasagjerët për të cilët do të vlejë anulimi (nëse dëshironi ta anuloni rezervimin për të gjithë pasagjerët duhet t'i zgjidhni të gjithë bashkë në të njëjtin proces)
  4. Konfirmoni anulimin dhe shlyeni pagesën në lidhje me anulimin, nëse vlen për rastin
  5. Vini re se në rast se rezervimi fillestar ishte paguar tërësisht apo pjesërisht me kupon të WIZZ, anulimi i rezervimit mund të kryhet vetëm për të gjithë pasagjerët dhe për të gjitha fluturimet njëherësh.

Pagesat përkatëse në rast anulimi të rezervimit

1. Tarifa e anulimit varet nga ditët e mbetura deri në nisje dhe tarifohet për pasagjer për fluturim si më poshtë.

  • Më shumë se 14 ditë nga nisja, tarifa e anulimit: [cancellation location=WizzairComCallCentre] për pasagjer për fluturim
  • Brenda 14 ditëve nga nisja, tarifa për ruajtjen e ndenjëses: [seat-protection location=WizzairComCallCentre] për pasagjer për fluturim
  • Nëse anulimi bëhet më shumë se 14 ditë para nisjes, pasagjeri ka të drejtë për rimbursimin e tarifës totale pas zbritjes së tarifës së anulimit dhe Rikuperimin e përfitimeve të WIZZ Discount Club.
  • Nëse anulimi bëhet brenda 14 ditëve para nisjes, pasagjeri ka të drejtë për rimbursimin e tarifës totale pas zbritjes së tarifës për ruajtjen e ndenjëses, Rikuperimin e përfitimeve të WIZZ Discount Club dhe Shërbime të Tjera

2. Rikuperimi i përfitimeve të WIZZ Discount Club

Shuma për t'u paguar përbëhet nga diferencat ndërmjet çmimit normal dhe të WIZZ Discount Club për biletën dhe tarifës normale dhe të WIZZ Discount Club për bagazhet. Në rast se rezervimin e anulon një anëtar i WIZZ Discount Club, këto tarifa vlejnë për pasagjerët e mbetur në rezervim, pasi këta i humbasin përfitimet e WIZZ Discount Club.

Tarifa e anulimit dhe Rikuperimi i përfitimeve të WIZZ Discount Club do të zbriten nga shuma e paguar për pasagjerin, rezervimi i të cilit është anuluar, si më poshtë:

  • Nëse shuma e paguar për pasagjerin të cilit i anulohet rezervimi është më e lartë se tarifat në lidhje me anulimin (tarifa e anulimit/tarifa e ruajtjes së ndenjëses, Rikuperimi i përfitimeve të WIZZ Discount Club), diferenca rimbursohet në llogarinë e WIZZ të titullarit të prenotimit (personi që e ka krijuar fillimisht prenotimin) me kreditet e WIZZ;
  • Nëse shuma e paguar për pasagjerin të cilit i anulohet rezervimi është më e ulët se tarifat në lidhje me anulimin (tarifa e anulimit/tarifa e ruajtjes së ndenjëses, Rikuperimi i përfitimeve të WIZZ Discount Club), paguhet vetëm Rikuperimi i përfitimeve të WIZZ Discount Club.
  • Nëse shuma e paguar për pasagjerin rezervimi i të cilit është anuluar është e barabartë me tarifën që lidhet me anulimin (tarifë anulimi / tarifë për ruajtjen e sediljes, Rikuperimi i përfitimeve të WIZZ Discount Club), asnjë pagesë nuk do të bëhet dhe nuk jepet rimbursim

Informacione të mëtejshme të rëndësishme:

Nëse kërkohet një rimbursim për një llogari të WIZZ, të gjitha fluturimet për të gjithë pasagjerët e përfshirë në rezervim do të anulohen dhe do të bëhen të pavlefshme. Pas kryerjes së anulimit online me vullnet të lirë dhe kërkesës për kredite në llogarinë e WIZZ, ky proces është i pakthyeshëm dhe nuk mund të kryhet më modifikim tjetër. Kreditet e WIZZ nuk mund të konvertohen më vonë në mënyrën fillestare të pagesës.

Në rast se dëshironi të merrni shumën e rimbursueshme në kartën tuaj të debitit/kreditit, përmes transfertës bankare apo çfarëdo mënyre tjetër pagese me të cilën është paguar prenotimi fillestar, ju duhet të kontaktoni me Qendrën Telefonike të Wizz Air (ende nuk ka alternativë online). Në këtë rast, Transaksioni në Qendrën Telefonikenuk do të tarifohet.

Ju këshillojmë se nëse keni paguar fillimisht për prenotimin tuaj me kreditet e Llogarisë së WIZZ, ju mund të kërkoni rimbursim vetëm në formën e Kredive të WIZZ - nuk është e mundur të konvertoni rimbursimin në një lloj pagese tjetër.

Nëse keni blerë një biletë Plus Fare apo keni rezervim me WIZZ Flex, mund të kërkoni një rimbursim të çmimit të blerjes. Çmimi i blerjes së rezervimit tuaj do të rimbursohet në llogarinë tuaj të WIZZ me kredite. Vini re se çmimi i blerjes së shërbimit WIZZ Flex nuk do të rimbursohet në llogarinë tuaj të WIZZ dhe vlera e tij do të zbritet nga çmimi i plotë i blerjes. Vini re se nëse anulimi i rezervimit kryhet me WIZZ Flex, rregullat e skadimit të krediteve ndryshojnë, ndaj kontrolloni Kushtet e Përgjithshme të WIZZ Flex.

Pas zbatimit të tarifave përkatëse, shuma e rimbursueshme (nëse ka) do t'i kreditohet llogarisë WIZZ të titullarit të prenotimit në kredite WIZZ, brenda 72 orëve nga kërkesa. Shuma e kredituar do të jetë e disponueshme në llogarinë e WIZZ për 1 VIT (përveç për WIZZ Flex, ku skadenca është 90 ditë) dhe mund të përdoret për të blerë fluturime dhe shërbime të reja nga Wizz Air.

Anëtarësimet në WIZZ Discount Club dhe lejekalimet Privilege të blera gjatë rezervimit të fluturimit fillestar nuk do të anulohen automatikisht me anulimin e rezervimit. Kontrolloni detaje të mëtejshme te WIZZ Discount Club dhe Privilege Pass.

Shërbimet e blera nga palë të treta gjatë rezervimit të fluturimit fillestar (p.sh. sigurime, transport në aeroport) nuk anulohen automatikisht gjatë anulimit të rezervimit. Për t'i anuluar këto shërbime, kontaktoni drejtpërdrejt me operatorin palë të tretë që ofron shërbimet në fjalë.

Në rastin e vdekjes së një anëtari të afërm të familjes (nëna, babai, gjyshi ose gjyshja, fëmija, nipi ose mbesa, vëllai, motra, bashkëshortja, bashkëshorti, bashkëjetuesi ose bashkëjetuesja) deri në 30 ditë përpara datës së nisjes, ju mund të kërkoni rimbursim duke paraqitur një kërkesë. Ju duhet të paraqisni një certifikatë vdekjeje brenda 7 ditëve nga paraqitja e formularit të kërkesës.

Pyetjet më të shpeshta

Pyetjet më të shpeshta

Lutemi të plotësoni formularin e kërkesësdhe t'i kushtoni vëmendje të veçantë zgjedhjes së kategorisë së duhur.

Ju do të merrni një numër unik identifikimi, ju lutemi referojuni atij. Ne do të bëjmë maksimumin të përpunojmë kërkesën tuaj sa më shpejt të jetë e mundur. Ju me siguri do të merrni një përgjigje nga ne brenda 30 ditëve.