Udhëzuesi i faturimit
Zgjidhni skedën Individ ose Kompani
në faqen e Informacionit të faturimit
gjatë procesit të rezervimit.
SI INDIVID
Ju udhëtoni vetëm ose me familjen, dhe faturën do ta paguani ju.
SI KOMPANI
Ju udhëtoni për biznes dhe fluturimi juaj do të paguhet nga punëdhënësi, shkolla etj.
Accordions
Kopje elektronike
Ne lëshojmë kopje elektronike të faturave në format pdf, e cila dërgohet në adresën e emailit të dhënë gjatë rezervimit.
- përmban nënshkrimin elektronik dhe vulën kohore të krijuar me teknologjinë PKI (Public Key Infrastructure)
- nënshkrimi bëhet në emër të Wizz Air Hungary dhe është i pajisur me një “certifikatë të kualifikuar biznesi”
- fatura elektronike është në përputhje me rregulloret hungareze
- ne do të lëshojmë një faturë për ju si parazgjedhje, me të dhënat tuaja të plotësuara
Kopje në letër
Nëse ju nevojitet kopje në letër e faturës suaj, ju lutemi kërkojeni atë nga Call Center-i i Wizz Air. Tarifa për krijimin dhe dërgimin e faturës në letër është [paper-invoice].
Ne mund të lëshojmë faturë vetëm për fluturimin. Nëse kërkoni faturë për shërbime të tjera që janë paguar prej jush bashkë me biletën e fluturimit, por nuk janë kryer nga Wizz Air (p.sh. sigurim në udhëtim, transfertë me autobus ose taksi, përpunim në aeroport) atëherë ju lutemi kontaktoni direkt me ofruesit e shërbimit.
Ne mund t’ju lëshojmë faturë vetëm për fluturimet që keni blerë direkt prej nesh. Nëse e keni kryer rezervimin në agjenci udhëtimi apo përmes një faqeje interneti pale të tretë, fatura duhet t'ju lëshohet nga shitësi i biletës.
Ndonëse keni mundësinë të zgjidhni monedhë pagese të ndryshme nga monedha e qytetit të nisjes, fatura do të lëshohet në monedhën fillestare të rezervimit (pra, jo në monedhën e pagesës).
Na kontaktoni nëse keni probleme me faturën:
- dorëzoni një pretendim përmes faqes sonë
- telefonojini qendrës telefonike të Wizz Air
Ne do të bëjmë maksimumin për t'jua procesuar kërkesën brenda 30 ditëve nga marrja e pretendimit.
Wizz Air Hungary lëshon fatura elektronike dhe ua dërgon klientëve të vet me email. Skedari PDF i bashkëngjitur me emailin është fatura elektronike origjinale e lëshuar nga Wizz Air Hungary.
Bazuar në rregullore ligjore përkatëse hungareze (“Ligji XXXV i vitit 2001 mbi nënshkrimet elektronike”; “Ligji C i vitit 2000 mbi kontabilitetin”, “Dekreti i Ministrisë së Financave 23/2014”) kompanitë kanë të drejtën të lëshojnë fatura elektronike. Fatura elektronike është një skedar me format të veçantë që përmban imazhin e faturave tradicionale të lëshuara nga Wizz Air Hungary si dokument PDF (në përputhje me kërkesat hungareze të formatit të faturave të përcaktuar në “Ligjin CXXVII të vitit 2007 mbi Tatimin mbi vlerën e shtuar”) dhe (brenda skedarit PDF) nënshkrimi i avancuar elektronik dhe vula kohore e faturës e krijuar me teknologjinë PKI (Public Key Infrastructure) në përputhje me rregulloret hungareze të përmendura më lart. Nënshkrimi bëhet në emër të Wizz Air Hungary dhe është i pajisur me “certifikatën e kualifikuar të biznesit” të një certifikuesi të kualifikuar të përfshirë nga Wizz Air Hungary. Skedari i faturës elektronike përfshin të gjithë informacionin e nevojshëm për të verifikuar certifikatën që i bashkëngjitet nënshkrimit dhe vulën kohore të faturës.
Marrësi ka për detyrë ta ruajë faturën elektronike në format elektronik, ashtu si faturat e printuara, nëse kjo do të përdoret për nevoja kontabiliteti.
Për të hapur, verifikuar origjinën dhe vërtetësinë e faturës, duhet të instaloni Adobe Reader 9 ose version më të ri. Kontaktoni me administratorin e sistemit tuaj nëse lindin probleme me këtë instalim.